web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen 26 milionë pilula droge në Greqi/ Kishin destinacion xhihadistët

3 Qershor 2016, 07:55, Aktualitet CNA

Një ngarkesë me pilula të drogës, me vlerë 13 milion euro është zbuluar është zbuluar në një konteiner të dyshimtë në një anije që vinte nga India për në Libi me stacion të ndërmjetëm portin e Pireut. Mësohet se zbulimi është bërë nga Departamenti grek i Antidrogës dhe Policia e Krimit Financiar, në bashkëpunim me DEA-n  dhe se droga kishte destinacion xhihadistët.

Pas hapjes së konteinerit janë gjetur 26 milionë pilula Tramol dhe ?ramadol. Sipas burimeve, pranë organeve greke pilulat ishin të destinuara për xhihadistët e Shtetit Islamik në Tobruk të Libisë.

Ekspertët, pasi kanë analizuar përbërjen e tyre, ku kanë gjetur substancën captagon, një derivat i amfetaminës, kanë shpjeguar se ato shndërrojnë përdoruesit, në këtë rast militantët xhihadistë, në makineri vrasëse të paskrupullta. Menjëherë pas përdorimit të tyre, përdoruesi ndjen rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim.

Në thelb, i bën ata të ndjehen të paprekshëm, thonë ekspertët. Hetimet vazhdojnë për të gjetur deri ku shtrihet rrjeti i trafikantëve, pasi për herë të parë zbulohet një sasi kaq e madhe pilulash droge pas së cilës fshihen bashkëpunëtorë të ISIS-it./ Citynews





Lajmet e fundit nga