web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi/ Arrestohet 27-vjeçari

3 Qershor 2016, 07:31, Aktualitet CNA

Specialistët  e  Sektorit  të  Qarkullimit  Rrugor,  në  Komisariatin  e  Policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin  në  flagrancë  të  shtetasit Artur   Haskja,   27   vjeç,  banues  në  fshatin  Rrasë  Belësh.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e   policisë gjatë  ditës së  djeshme,   pasi   në  rrugën  rurale  Rrasë-Belësh,  duke  drejtuar  mjetin  e  tij  motorçikletë  tip  ?DAJANG?,  pa  targa,  i  pa  pajisur  me  leje  drejtimi  dhe  nën  efektin  e  alkoolit,  ka  dalë  nga  rruga.

Si  pasojë,  është  dëmtuar  vetë  drejtuesi  i   motorrit,  i  cili  u  dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik  Elbasan  dhe  ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale ?Shkelja  e  Rregullave  të  Qarkullimit  Rrugor?  dhe   ?Drejtimi  i  automjetit  në  gjëndje  të  dehur  dhe  pa  dëshmi? parashikuar  nga   nenet   290  dhe  291   të  Kodit  Penal./ Citynews





Lajmet e fundit nga