web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Probleme me dokumentacionin/ AKU bllokon 3 ton produkte mishi 

23 Maj 2016, 14:08, Aktualitet CNA

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (DRAKU) Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bllokuar një sasi sallami të llojit ?Wudy?për mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie.

?Inspektorët e DRAKU Tiranë kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kg sallam ?Wudy?për mungesë gjurmueshmërie dhe dokumentacioni në subjektin e magazinës frigoriferike ?Ismet Darsi? në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës?, tha për ATSH-në, zëdhënësi i AKU-së, Granit Sokoli.

Sipas tij, nga inspektimi rezultoi se, në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam ?Wudy? dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3044 kg sallam të llojit ?Wudy? dhe gjobë administrative me vlerën 100.000 lekëve.





Lajmet e fundit nga