web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirimi i Shuaip Zukajt/ Ministri Manjani paralajmëron shkarkime

23 Maj 2016, 09:53, Aktualitet CNA

Në një deklaratë për mediat, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur në lidhje me lirimin e Shuaip Zukajt.

Manjani paralajmëroi shkarkime nga detyra në burgun e  Shën Kollit Lezhë nëse konstatohen shkelje pas lirimit nga qelia të Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës.

Sipas denoncimit në media Zukaj, i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë është liruar nga qelia pa vendim gjykate.

Për këtë Manjani thotë se do të presë rezultatet e hetimit.

Ylli Manjani:?Kam marrë dijeni që ditën premte, por nuk jam këtu që të shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Dua të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur nga prokuroria e Lezhës. Kjo është një çështje që meriton hetim të plotë. Sa i takon pjesës së shkarkimeve as më dridhet dora farë, është minimumi që unë mund të bëj, ti shkarkojë nga puna”./ Citynews





Lajmet e fundit nga