web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet polici/ Dhunë dhe konflikte pas një aksidenti

16 Maj 2016, 07:09, Aktualitet CNA

Forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e një 61-vjeçari me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë. Mësohet se i ndaluari është Xhevdet Aga, ndërsa ndalimi i tij është bërë pas konflikteve për shkak të një aksidenti. Të ndaluar janë edhe dy shtetasit  Shkelqim Aga, 37 vjeç, dhe V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkelqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në SQUT, për mjekim.

Shkelqim Aga, i biri i Xhevdet Agës, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit (vëllai i Xhevdetit).

Pas konfliktit verbal me A. Aga dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të baneses së A. Aga dhe është larguar.

Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e jëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehëra dhe 21 copë fishekë

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 274, 278/3 dhe 301./

Forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e një 61-vjeçari me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë. Mësohet se i ndaluari është Xhevdet Aga, ndërsa ndalimi i tij është bërë pas konflikteve për shkak të një aksidenti. Të ndaluar janë edhe dy shtetasit  Shkelqim Aga, 37 vjeç, dhe V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkelqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në SQUT, për mjekim.

Shkelqim Aga, i biri i Xhevdet Agës, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit (vëllai i Xhevdetit).

Pas konfliktit verbal me A. Aga dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të baneses së A. Aga dhe është larguar.

Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e jëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehëra dhe 21 copë fishekë

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 274, 278/3 dhe 301./ Citynews





Lajmet e fundit nga