web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet e dekompozuar shqiptarja në Trikala të Greqisë

16 Maj 2016, 06:44, Aktualitet CNA

Trupi i pajete i një gruaje shqiptare eshte gjetur ne Trikla të Greqisë. Mësohet se viktima kishte ndërruar jetë prej 20 ditësh ndërsa trupi ishte i dekompozuar. Mediat greke shkruajnë se inicialet e saj janë S. M. e moshës  64 vjeçe.

Sipas të njëjtave burime ajo ishte nëna e një djali që ishte shpërngulur me studime në Itali dhe prej kohësh jetonte e vetme. Kanë qenë fqinjët e saj që janë shqetësuar nga era e rëndë që po përhapej nga banesa e gruas dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Deri tani mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe përjashtohet pista e krimit ./ Citynews





Lajmet e fundit nga