Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Firma Gener 2 e cila po zhvillon një projekt ndërtimi pranë pishinave të Tiranës, poshtë me distancë nga diga e liqenit, ka reaguar pas akuzave të kryebashkiakut veliaj dhe protestës të organizuar sot nga ai me punonjësit e Ujësjellësit dhe pastruesit e Tiranës.
Firma ka kërkuar që Veliaj të tërheqë akuzat, pasi gjithcka është me leje të rregullt firmosur nga Kryeministri Rama në vitin 2008 kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Gjithashtu në deklaratën për media të Gener 2 jepen të gjitha detajet e pronës, e cila nuk ështe në park, por një pronë private.
Hipokrizia dhe turpi i Erion Veliajt duket se nuk kanë limite. Pasi rahu dhe dhunoi shoqërinë civile, pasi rahu dhe dhunoi opozitën, punoi ditë dhe natë për të betonizuar një pjesë të parkut të Liqenit Artificial dhe më pas proteston për zhvillimin e një prone private. Ndoshta veliaj është i vetmi kryebashkiak në botë që betonizon pronën publikë dhe si ?bandit i kohës së qoftë largut? del dhe proteston përpara gjykatës për ndërtimin e një prone private lejën e të cilës e ka dhënë shefi I tij Rama. Hipokrizia nuk ndalet?..citynews
Deklarata per mediat e shoqërisë Gener 2
Pas sulmeve të shumta të Kryetarit te Bashkise Tirane Z. Erion Veliaj, shoqëria Gener 2 kërkon të përgënjeshtrojë deklaratat e tij në lidhje me integritetin e shoqerisë dhe administratorit të saj duke pretenduar për lidhje me trupin gjykues dhe paligjshmëri për zhvillimin e projektit.
Gener 2 vlerëson maksimalisht pavarësinë e sistemit gjyqesor dhe për këtë arsye nuk është shprehur deri tani, por ka ndjekur mjetet ligjore përkatëse. Z. Veliaj me deklaratat e tij populiste dhe aspak te denja për peshën dhe seriozitetin që kerkon roli i të qënit qytetar i parë i kryeqytetit të vendit, ndikon haptazi mbi pavarësine e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, ai dëmton seriozisht imazhin publik të kompanisë Gener 2 para partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtare duke cënuar interesat tona komerciale, në një kohë kur Gener 2, është një kompani me një histori 20-vjecare, që ka të punësuar 964 individë.
Fatkeqësisht, Z.Veliaj nuk e kupton se përtej interesave të tij klienteliste, mënyra joligjore që ai zgjedh të ndërhyjë dëmton imazhin e vendit tonë, duke thelluar përshtypjen të investitorët e huaj dhe vendas se të bësh biznes në Shqiperi është një llotari dhe se ndarja e pushteteve funksionon vetëm kur është në interes të qeverisë.
I kërkojme z. Veliaj si përfaqësues i Bashkisë Tiranë, institucion i cili vetë ka miratuar disa herë projektin tek Diga e Liqenit të distancohet nga interesat klienteliste dhe të lejojë organet kompente të marrin vendimet e tyre në bazë të ligjit dhe fakteve.
Gener 2 i rikujton Z. Veliaj se ky Projekt është zhvilluar në Pronë Private, jo Park, jo Zonë e gjelbër, jo Zonë sportive, por zonë e miratuar për ndërtim nga Bashkia Tiranë, e kryesuar nga Ish ? Kryetari i saj, Z. Edi Rama.
Historiku i këtij projekti që do të sjellë zhvillim absolut në një zonë të braktisur prej vitesh është si më poshtë:
– Me Vendimin Nr 236 date 27.11 2008 të KRRT Tiranë, (Ish-Kryetari i Bashkisë Tiranë Z . Edi Rama) është vendosur:
Të miratojë masterplanin lokal (planin e veprimit) të zonës U12- 07 referuar Kodit të zonimit të planit të ri rregullues , sipas projekt idesë fituese të përzgjedhur në Konkursin ndërkombëtar të zhvilluar për zonën prioritare C.
– Me Vendimin Nr 241 date 27.12. 2008 të KKRT Tiranë (Ish-Kryetar i Bashkisë Tiranë Z. Edi Rama) Për Dokumentin e zhvillimit lokal për nënzonën U12-07 a, është vendosur:
Të miratojë dokumentin e zhvillimit lokal për nënzonën U12-07a sipas nëndarjeve të masterplanit lokal (planit të veprimit të miratuar me vendimin Nr 236 datë 27.11 2008 të KRRT Tiranë.
Ky Projekt i miratuar nga Bashkia Tiranë (me Ish Kryetar Bashkie Z. Edi Rama) parashikonte ndërtimin e Objekteve me lartësi prej 35 deri 40 kate.
Kryetari Bashkisë Edi Rama ka hedhur firmën e tij mbi këtë projekt, në vitin 2008, duke mbrojtur atë si një kryevepër të arkitekturës moderne, të projektuar nga studioja me famë botërore Winy Maas.
Në zbatim të Ligjit Nr. 10 119, datë 23.4.2009 ?Për planifikimin e territorit si dhe akteve nënligjore dalë në zbatim te tij, Organet e pushtetit qendror dhe organet e pushtetit vendor filluan vendimmarrjen për planifikimin e territorit dhe me konkretisht, me Vendimin Nr.57 date 24.12. 2012 të Këshillit Bashkiak tëTiranës është miratuar plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë Tirane per të gjithë territorin e saj, dhe me Vendimin Nr 1, datë 15.02.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, është miratuar Rregullorja e Planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Tiranë, akte të cilat kanë parashikuar dhe miratuar struktura me ndërtime të larta në truallin e Projektit.
Dhe në vijim:
– me Vendimin Nr 7651/29 , date 12.08.2013 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, është vendosur ?Miratimi i fazës së I të planit të detajuar vendore të nën njësisë 5/33.?
– Janë organizuar prezantime dhe këshillimeve publike të projekteve sipas pikës 6 neni 21/4 të Vendimit Nr 481 , datë 22.06. 2011 të K. M ? Për miratimin e Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit?, për vetë rëndësinë e veçante të këtij projekti.
– Me Vendimin Nr 7946 datë 28.05.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë është vendosur:
– Me Vendimin Nr 9967/7 datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë është vendosur Të miratojë Leje zhvillimore ndërtimi për ?Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbime (struktura A, B ,C , D dhe E) nga 1 deri 17 kate , me 3 kate parkim e shërbime nëntoke? në rrugën ?Kristo Luarasi? (Diga e Liqenit), në pronë të familjeve Brari , Sheqeri etj , me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë ?Gener 2? sh.p.k sipas draftit të planit të vëndosjës së zonës së zhvillimit bashkëlidhur vendimit.
– Në zbatim të Ligji Nr 10119 datë 23.04. 2009 ?Për planifikimin e territorit? i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 107/2014 ?Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit?. Bashkia Tiranë nxori Leje zhvillimore me Nr. prot. 9967/13, Datë 14.10. 2014, miratuar Vendimin Nr 9967/7 datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Leje Zhvillimore Ndërtimi për ?Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë.
Në përfundim;
Ne nuk kemi pse të merremi me akuza që shumëkujt i duken sa absurde, edhe jologjike, për të ngritur një furtunë në gotë.
Ne na mjaftojnë dokumentat zyrtare dhe ligjore të Shtetit shqiptar, Qendror dhe Vendor, te cilët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen në kundërshtim me Ligjin.
Ka ardhur koha të respektojmë Institucionet shtetërore, dhe Gener 2 e ka bërë dhe do ta bëjë këtë pa asnjë kompromis.
Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë, që jo vetëm nuk k...
*Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e mbledhur në Asamblenë...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së policisë së ...
Faqja zyrtare e Kryeministrisë ka dalë jashtë funksionit. Si...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Dhuna ndaj gazetarit Eduart Ilnica dy ditë më parë nga presi...
Drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Munguara (A...
Komisioni i Mediave do të zgjedhë këto ditë anëtarët për Aut...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar sot raportin e...
Policia e Shtetit ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokra...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për “P...
Policia ka filluar proçedimin penal për veprën penale “Vjedh...
Në plotësim të detyrave institucionale dhe në zbatim të ligj...
Arben Tafaj është bashkuar sot me Partinë Agrare Ambientalis...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Komisioni i Shëndetësisë është mbledhur sot për të dëgjuar m...
Policia e Tiranëska zbardhur vrasjen e shtetasit 36-vjeçar V...
Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar në n...
Një grup aktivistesh te “Qytetareve për Parkun” kanë qenë so...
Disa persona janë përfshirë në një sherr me grushta në auto...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...