web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Veliaj detyroi punonjësit e Ujësjellësit për të protestuar kundër Drejtësisë”

11 Maj 2016, 16:23, Aktualitet CNA

Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka deklaruar se punonjësit e Ujësjellsit janë detyruar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj për të protestuar kundër Gjykatës Administrative. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olli shkruan se punonjësit janë kërcënuar për humbje të vendit të punës nëse nuk do të merrnin në protestë. Në reagimin e tij, Olli shton se Veliaj është krejtësisht i dëshpëruar nga mungesa e vizonit, totalisht i kapur nga mafia e betonit dhe jashtëzakonisht i trembur nga pakënaqësia e qytetarëve dhe bizneseve për barrën e rëndë fiskale që u ka vendosur.

Postimi i plotë i Kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e kryeqytetit, Leonard Olli

Jakobini Veliaj guxoi dhe i shkoi deri ne fund marrëzisë së vijës së masave dhe kontrollit puntoro-fshatar. Por, meqenëse askush nuk mund te jete aktor i teatrove absurde që vë në skenë kryeabshkiaku i emëruar, urdhëroi punonjësit e ujësjellësit, nën kërcënimin e humbjes së vendit të punës, ta ndiqnin nga pas në marrëzinë e radhës, në protestë para institucioneve të drejtësisë. Vërtet është marrëzi, por ai nuk është i marrë, po thjesht i dëshpëruar. Në pamundësi të fshehë krimin urban që e ka filluar me ndërhyrjen e paligjshme e vandale të betonizimit të Liqenit Artificial, skandalin me tentativën për betonizimin e Sheshit Skënderbej dhe kullave rreth tij, skandalin e shefit të tij politik dhe kryetarit ?de facto? të Bashkisë, Rama për ndërtimin e kullës me një stadium si aksesor, kullat te parku i fëmijëve ?7 xhuxhët?, sot u shfaq si jakobin e Lej Fen i shekullit të XXI. Është i dëshpëruar pasi askush nuk mund të besojë përçartjet antisistem të dishepullit të kryebetonizuesit Rama, dje si kryebashkiak ?de jure? e sot ?de facto? i Bashkisë. I zhytur në paligjshmëri absolute, që kur ka marrë detyrën e deri më sot, përçartjet e tij, te kujtojnë thënien e vjetër popullore: Hajduti thërret i pari, kapni hajdutin.
Është krejtësisht i dëshpëruar nga mungesa e vizonit, totalisht i kapur nga mafia e betonit dhe jashtëzakonisht i trembur nga pakënaqësia e qytetarëve dhe bizneseve për barrën e rëndë fiskale që u ka vendosur si haraç. Talenti në mashtrim dhe demagogji iu zvordh shumë shpejt dhe nuk po mundet më të mbulojë bëmat në vetëm 8 muaj qeverisje.
Me ëndrrën në sirtar, që të marrë drejtimin e rilindistëve, pas humbjes së rëndë që pritet në 2017, po provon të ngrejë stekën e të akuzojë këdo e gjithçka, që të shfaqet si lider. Ekzakt një personazh tragjikomik, i denjë për qenë prototipi karakterial i absurdit që përfaqëson. Dielli nuk mbulohet me shoshë dhe kryeqytetasit nuk i besojnë më.





Lajmet e fundit nga