web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gener 2 i përgjigjet Veliajt/ Investimi në pronë private jo në park. Ja vendimet e firmosura nga Rama

11 Maj 2016, 17:07, Aktualitet CNA

Firma Gener 2 e cila po zhvillon një projekt ndërtimi pranë pishinave të Tiranës, poshtë me distancë nga diga e liqenit, ka reaguar pas akuzave të kryebashkiakut veliaj dhe protestës të organizuar sot nga ai me punonjësit e Ujësjellësit dhe pastruesit e Tiranës.

Firma ka kërkuar që Veliaj të tërheqë akuzat, pasi gjithcka është me leje të rregullt firmosur nga Kryeministri Rama në vitin 2008 kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.  Gjithashtu në deklaratën për media të Gener 2 jepen të gjitha detajet e pronës, e cila nuk ështe në park, por një pronë private.

Hipokrizia dhe turpi i Erion Veliajt duket se nuk kanë limite. Pasi rahu dhe dhunoi shoqërinë civile, pasi rahu dhe dhunoi opozitën, punoi ditë dhe natë për të betonizuar një pjesë të parkut të Liqenit Artificial dhe më pas proteston për zhvillimin e një prone private. Ndoshta veliaj është i vetmi kryebashkiak në botë që betonizon pronën publikë dhe si ?bandit i kohës së qoftë largut? del dhe proteston përpara gjykatës për ndërtimin e një prone private lejën e të cilës e ka dhënë shefi I tij Rama. Hipokrizia nuk ndalet?..citynews

 

Deklarata per mediat e shoqërisë Gener 2

Pas sulmeve të shumta të Kryetarit te Bashkise Tirane Z. Erion Veliaj, shoqëria Gener 2 kërkon të përgënjeshtrojë deklaratat e tij në lidhje me integritetin e shoqerisë dhe administratorit të saj duke pretenduar për lidhje me trupin gjykues dhe paligjshmëri për zhvillimin e projektit.
Gener 2 vlerëson maksimalisht pavarësinë e sistemit gjyqesor dhe për këtë arsye nuk është shprehur deri tani, por ka ndjekur mjetet ligjore përkatëse. Z. Veliaj me deklaratat e tij populiste dhe aspak te denja për peshën dhe seriozitetin që kerkon roli i të qënit qytetar i parë i kryeqytetit të vendit,  ndikon haptazi mbi pavarësine e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, ai dëmton seriozisht imazhin publik të kompanisë Gener 2 para partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtare duke cënuar interesat tona komerciale, në një kohë kur Gener 2, është një kompani  me një histori 20-vjecare,  që ka të punësuar 964 individë.
Fatkeqësisht, Z.Veliaj nuk e kupton se përtej interesave të tij klienteliste, mënyra joligjore që ai zgjedh të ndërhyjë dëmton imazhin e vendit tonë, duke thelluar përshtypjen të investitorët e huaj dhe vendas se të bësh biznes në Shqiperi është një llotari dhe se ndarja e pushteteve funksionon vetëm kur është në interes të qeverisë.

I kërkojme z. Veliaj si përfaqësues i Bashkisë Tiranë, institucion i cili vetë ka miratuar disa herë projektin tek Diga e Liqenit të distancohet nga interesat klienteliste dhe të lejojë organet kompente të marrin vendimet e tyre në bazë të ligjit dhe fakteve.

Gener 2 i rikujton Z. Veliaj se  ky Projekt është zhvilluar në Pronë Private, jo Park, jo Zonë e gjelbër, jo Zonë sportive, por zonë e miratuar për ndërtim nga Bashkia Tiranë,  e kryesuar nga Ish ? Kryetari i saj, Z. Edi Rama.

Historiku i këtij projekti që do të sjellë zhvillim absolut në një zonë të braktisur prej vitesh është si më poshtë:

– Me Vendimin Nr 236  date 27.11 2008  të KRRT Tiranë, (Ish-Kryetari  i Bashkisë Tiranë  Z . Edi  Rama) është vendosur:

 Të miratojë  masterplanin  lokal  (planin e veprimit)  të zonës  U12- 07 referuar Kodit të zonimit të planit të ri rregullues , sipas projekt idesë fituese të përzgjedhur në Konkursin  ndërkombëtar të  zhvilluar  për zonën prioritare  C.   

– Me  Vendimin Nr  241 date 27.12. 2008   të  KKRT  Tiranë  (Ish-Kryetar i  Bashkisë  Tiranë  Z. Edi  Rama)   Për  Dokumentin e zhvillimit  lokal për  nënzonën U12-07 a,  është  vendosur:

Të miratojë dokumentin e zhvillimit lokal për nënzonën U12-07a sipas nëndarjeve të masterplanit  lokal  (planit  të veprimit  të miratuar me  vendimin Nr   236  datë  27.11 2008  të KRRT Tiranë.

 

Ky Projekt i miratuar nga Bashkia Tiranë  (me  Ish Kryetar   Bashkie  Z. Edi  Rama)  parashikonte ndërtimin e Objekteve me lartësi   prej 35  deri 40  kate.

Kryetari  Bashkisë Edi Rama ka hedhur firmën e tij mbi këtë projekt, në vitin 2008,  duke mbrojtur atë si një kryevepër të arkitekturës moderne, të projektuar nga studioja me famë botërore Winy Maas.

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 10 119, datë 23.4.2009 ?Për planifikimin e territorit   si dhe  akteve nënligjore  dalë në zbatim te tij,   Organet  e pushtetit qendror  dhe organet  e pushtetit vendor filluan vendimmarrjen   për planifikimin e  territorit  dhe me konkretisht,   me Vendimin Nr.57 date 24.12. 2012  të Këshillit  Bashkiak  tëTiranës  është  miratuar plani  i përgjithshëm  vendor i Bashkisë   Tirane  per të gjithë  territorin e saj,  dhe  me Vendimin  Nr 1, datë 15.02.2013  të Këshillit  Kombëtar të Territorit, është miratuar  Rregullorja e  Planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Tiranë,  akte të cilat kanë parashikuar dhe  miratuar   struktura me  ndërtime të larta në truallin e Projektit.

 Dhe në vijim:

–  me Vendimin  Nr 7651/29 , date 12.08.2013 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë,  është vendosur ?Miratimi i fazës së I të planit  të detajuar  vendore  të nën njësisë 5/33.?

Janë organizuar prezantime dhe këshillimeve publike të projekteve  sipas  pikës 6 neni 21/4 të Vendimit  Nr 481 , datë  22.06. 2011 të K. M ? Për miratimin  e Rregullores  Uniforme të Kontrollit  të Zhvillimit të Territorit?, për vetë rëndësinë e veçante të këtij projekti.

Me Vendimin  Nr 7946 datë 28.05.2014 të Kryetarit të Bashkisë  Tiranë  është vendosur:

– Me Vendimin Nr 9967/7  datë 01.08.2014  të  Kryetarit të Bashkisë  Tiranë  është vendosur Të miratojë Leje zhvillimore ndërtimi  për ?Kompleks me 5 struktura banimi  dhe  shërbime (struktura A, B ,C , D  dhe E) nga 1 deri 17 kate , me 3 kate parkim e shërbime nëntoke? në rrugën ?Kristo Luarasi? (Diga e Liqenit), në pronë të familjeve Brari , Sheqeri  etj , me zhvillues  dhe subjekt ndërtues  shoqërinë ?Gener 2? sh.p.k sipas  draftit të planit të vëndosjës  së zonës së zhvillimit  bashkëlidhur  vendimit.

– Në zbatim të Ligji Nr 10119  datë 23.04. 2009 ?Për planifikimin e territorit? i ndryshuar  dhe Ligjit Nr. 107/2014 ?Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit?. Bashkia Tiranë nxori Leje  zhvillimore  me Nr. prot. 9967/13, Datë 14.10. 2014,  miratuar Vendimin  Nr 9967/7  datë 01.08.2014  të  Kryetarit të Bashkisë Tiranë Leje Zhvillimore Ndërtimi për ?Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë.

Në përfundim;

 Ne nuk kemi pse të merremi me akuza që shumëkujt i duken sa absurde, edhe jologjike,  për të ngritur një furtunë në gotë.

Ne na mjaftojnë dokumentat zyrtare dhe ligjore të Shtetit shqiptar, Qendror dhe Vendor, te cilët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen në kundërshtim me Ligjin.

 Ka ardhur koha të respektojmë Institucionet shtetërore, dhe Gener 2 e ka bërë dhe do ta bëjë këtë pa asnjë kompromis.

 

 

 





Lajmet e fundit nga