web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Nishani dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Japoni dhe Britani

6 Maj 2016, 13:56, Aktualitet CNA

Presidenti i republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin Gjergj Tenexhiut si ambasador i Shqipërisë në Japoni dhe Qirjako Qirko si ambasador në Britaninë e Madhe, rezident dhe në Republikën e Irlandës, jo rezident.

Nishani ka dekretuar emërimin e zonjës Venera Domi,si  ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.

Gjithashtu, presidenti dekretoi edhe emërimin e zonjës Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.





Lajmet e fundit nga