web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krujë, parandalohet krimi në familje/ Burri tentoi të vrasë gruan

25 Prill 2016, 08:17, Aktualitet CNA

Policia e Krujës ka parandaluar sot një krim brenda familjes, duke mos lejuar që burri të vrasë gruan.

Ibrahim Lika, 53 vjeç, nga fshati Shkretë i Krujës, është vënë në pranga, pasi tentoi të vrasë të shoqen, A.Lika, të cilën e dhunonte vazhdimisht.

Policia shkoi në banesën e tyre dhe sekuestroi një pistoletë dhe 6 fishekë, ndërsa 53 vjeçari u shoqërua në dhomat e paraburgimit.

Gjatë një konflikti të  përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka  kanosur, në prani të fëmijëve, duke i drejtuar një armë zjarri pistoletë tipi  ?TT?,  me të cilën më pas është larguar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e kapjes, Likës,  i?u gjet dhe i?i sekuestrua në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë, tipi ?TT?, një kreher me 6 fishekë mod 54 kal 7.62 mm.

Shtetasi i mësipërm,  ka qenë i dënuar më pare (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të ?Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim? parashikuar në nenin 78, 22, 25 të Kodit Penal.





06:59 Aktualitet

Kriza e mineraleve

Një pritje e lodhshme po bëhet ajo e sipërmarrësve në minier...

06:22 Aktualitet

Horoskopi 25 prill

Horoskopi ditor për diten e hënë – 25. prill 2016 DASHI 21. ...

Lajmet e fundit nga