web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plumbat e kallashit ndaj pitbullit/ Policia: U plagos edhe një fëmijë 8 vjecc

25 Prill 2016, 07:19, Aktualitet CNA

Dje në Tiranë u plagosën rastësisht dy persona, kur babai vrau qenin pitbull që i kishte kafshuar të birin.

Nga policia dje u lajmërua se i plagosur rastësisht te ?Brryli? mbeti vetëm 19-vjeçari me inicialet V.R, banues në Shkodër, i cili ka një plagë në këmbë, por sot në një njoftim zyrtar blutë kryeqytetas thonë se i plagosuri tjetër është një fëmijë 8 vjeçar, me inicialet F.K, i cili ka plagë në bark.

Ndërkaq, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Dje, rreth orës 13:30, ai ka qëlluar me armë automatike, model 56, në drejtim të qenit të rracës “Pit-Bill”, në pronësi të shtetasit R. Ç. Ai qëlloi qenin, pasi i kishte sulmuar të birin dhe si pasojë është plagosur në këmbën e djathtë shtetasi V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe shtetasi F. K., 8 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





06:59 Aktualitet

Kriza e mineraleve

Një pritje e lodhshme po bëhet ajo e sipërmarrësve në minier...

06:22 Aktualitet

Horoskopi 25 prill

Horoskopi ditor për diten e hënë – 25. prill 2016 DASHI 21. ...

Lajmet e fundit nga