web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Çifti Mark Marku dhe Dhurata Shehri në zgjedhjet universitare, shembull i rrezikut nga banditizmi në botën akademike

19 Prill 2016, 18:25, Aktualitet CNA

*Çifti Mark Marku dhe Dhurata Shehri në zgjedhjet universitare, si shembull i rrezikut që vjen nga mediokriteti i organizuar, ekuivalenti i banditizmit në botën akademike

Këto ditë, në prag të zgjedhjeve universitare, kur po flitet shumë për ndërhyrjen e krimit të organizuar në procesin e zgjedhjeve universitare, askush nuk flet për rrezikun që po shfaqet në këto zgjedhje më tepër se kurrë nga ai që mund të quhet version i krimit të organizuar në botën akademike, mediokriteti i organizuar, që është banditizëm intelektual i botës akademike.
Në këto zgjedhje universitare, prof. dr. Dhurata Shehri kandidon për dekane e Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit Publik të Tiranës, ndërsa bashkëshorti i saj prof. asoc. dr. Mark Marku mund të quhet tashmë fitues në garën për të cilën kandidon, atë për shef i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të të njëjtit universitet, pasi është kandidat i vetëm.
Mark Marku dhe Dhurata Shehri, ndonëse kanë mbiemra të ndryshëm janë bashkëshortë prej shumë vitesh. Arsyeja për të cilën bota akademike shqiptare nuk ka një person me emrin Dhurata Marku është se zonja Shehri, megjithëse shtiret si shume e oksidentalizuar, nuk ndahet dot nga rrënjët e saj kulturore osmane simbol i të cilave është mbiemri i saj ?Shehri? që do të thotë në shqip ?qytet?. Sigurisht që në kohën osmane shumë familje shqiptare morën mbiemra me prejardhje nga gjuha osmane (kështu ndodhi madje edhe me të krishterët), por vetëm me kolonët e ardhur nga Anadolli ka ndodhur që të kenë mbiemra si ?shehri? (?qyteti?), çka tregon se turqishten e kishin gjuhë amtare. Dashuria për Dhuratën e çoi katolikun Mark Marku në një shndërrim kulturor dhe ai sot është kulturalisht Mark Shehri, gjë që shprehet me faktin që ai sot jep mësim edhe në Universitetin islamik ?Bedër?.
Nëse do t? i hidhni një sy CV-ve zyrtare të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe prof. asoc. dr. Mark Markut do të kuptoni se ata nuk janë të aftë as për të qenë mësues në shkolla të mësme, dhe jo më për të mbajtur postet universitare që pretendojnë sot. Nëse shkruani në Google ?Dhurata Shehri CV?, do të gjeni CV zyrtare të saj në faqen e Fakultetit të Histori-Filologjisë. CV-në e ka shkruar vetë Dhurata, në vetën e tretë.
Në këtë CV do të shikoni se Dhurata Shehri, e cila ka lindur në vitin 1973, ka diplomuar për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në 1995, dhe ka nisur punë po atë vit si pedagoge e lëndëve stilistikë, metrikë dhe semiotikë teksti, në këtë fakultet. Në 1997 është bërë edhe pedagoge e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2000 ka kryer një master në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2004 është bërë edhe pedagoge e Sociologjisë së Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Në të njëjtin vit ka doktoruar në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2007 është bërë edhe pedagoge e Semiotikës së tekstit në Universitetin e Shkodrës. Në të njëjtin vit është bërë edhe pedagoge e Semiotikës së Mediave në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në 2008 është bërë edhe pedagoge e Semiotikës dhe Narratologjisë në studimet master të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Në 2008 është zgjedhur përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, detyrë të cilën e mban ende sot. Në ndërkohë ka vazhduar pa ndërprerje të jetë pedagoge në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2009, Dhurata Shehri është bërë Profesor i Asocuar. Në 2013 ka marrë titullin shkencor ?Profesor?.
Siç e shikoni fusha akademike ku Dhurata Shehri supozohet të jetë eksperte është shumë e gjerë: Stilistika, Metrika, Semiotika e Tekstit, Letërsia Shqipe, Sociologjia e Letërsisë, Semiotika e Mediave, Narratologjia.
Nuk mund të mos bëhet pyetja se me çfarë kredenciale studimore e mëton Dhurata Shehri të qenët ekspertë në këto fusha akademike. Ajo ka kryer një master në Universitetin e Tiranës me një temë mbi një vepër të Ernest Koliqit: ?Pasqyrat e Narcizit: cështje të strukturës tek variantet?. Gjithashtu ka doktoruar në Universitetin e Tiranës me një temë mbi veprën e Koliqit: ?Koliqi mes malit dhe detit?. Duke lexuar Koliqin njeriu nuk bëhet ekspert në fushat ku Dhurata Shehri mëton se është eksperte. Vetë Koliqi do ta mohonte këtë cilësi të veprës së tij.
Duket se Dhurata Shehri mëton se është eksperte në fushat e sipërpërmendura për arsye të disa kurseve që ka kryer në Itali. Sipas CV të saj, ajo në 1998 ka kryer një kurs specializimi në metodologjitë e mësimdhënies pranë Universitetit të Romës ?La Sapienza?. Por këto janë kurse verore, më tepër seminare, gjë që kuptohet edhe nga fakti se në ndërkohë Dhurata Shehri ka qenë pedagoge në dy fakultete. Në 2001 Dhurata Shehri ka kryer një kurs specializimi në Teorinë e Letërsisë pranë Universitetit të Barit, Itali. Dhurata Shehri mëton se në 2003 ka diplomuar për teori letërsie në Universitetin ?La Sapienza? të Romës. Por nuk thotë se për sa vite ka studiuar dhe si e ka bërë këtë gjë, duke ndjekur studimet si studente e rregullt a si ndryshe? Në ndërkohë paralelisht ajo ka kryer studimet për doktoraturë në Universitetin e Tiranës, të cilën e ka marrë në 2004. Dhe ka punuar si pedagoge në disa fakultete. Pa përmendur këtu detyrat e paguara mirë që ka mbajtur në shoqërinë civile (OJF-të fitimprurëse).
Merret vesh, Dhurata Shehri ka kryer tre kurse verore në Itali dhe mbi bazën e tyre e quan veten eksperte në disa fusha akademike. Në këto kurse ajo nuk ka mësuar as si shkruhet një CV akademike. Kjo gjë kuptohet kur lexon CV të saj zyrtare ku në ndarjen ?përvojë në punë? ka bërë një përzierje, duke shënuar në një kronologji të përbashkët, si punësimin e saj akademik, si pedagoge, ashtu dhe detyrat që ka mbajtur në shoqërinë civile, si dhe ato që ka mbajtur në shtyp, si redaktore në gazeta dhe revista. Të njëjtën përzierje bën edhe në ndarjen ?botime? me artikujt në shtyp dhe dy librat e saj.
Libri i vetëm që ka botuar Prof. dr. Dhurata Shehri është ?Koliqi mes malit dhe detit? (2006). Libri i saj ?Statusi i kritikës? (2013), është në fakt një përmbledhje e artikujve të botuar prej saj në shtyp. Libri ?Koliqi mes malit dhe detit? ka 176 faqe me format të vogël dhe është tema e saj e doktoraturës. Libri është provë se Dhurata Shehri nuk di të bëjë një punim shkencor. Librit i mungon një abstract, siç quhet në anglisht, pra një përmbledhje e argumentit të tij. Në bibliografinë e gjatë ka vetëm dy tituj librash në anglisht. I pari është një botim divulgativ i ?Penguin? për teorinë letrare dhe termat letrare, i vitit 1998. Tjetri është një përkthim në anglisht i strukturalistit marksist sovjetik Juri Lotman.
Dhurata Shehri ka pasur edhe një përvojë politike të hershme, kur ishte student ajo ka qenë zëdhënëse e Partisë Liberale, të krijuar në Shqipëri në 1991.
Sipas CV zyrtare të Prof. Asoc. Dr. Mark Markut, të publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ai ka diplomuar për Gjuhë-Letërsi Shqipe në këtë fakultet, në vitin 1994, në moshën 28 vjeç. Pikërisht atë vit, Mark Marku u emërua kryeredaktor i Gazetës ?Zëri i Rinisë?. Gazeta atëherë varej nga Drejtoria e Rinisë, në Ministrinë e Kulturës. Mark Marku e arriti këtë me mbështetjen e kryetarit të SHIK, Bashkim Gazidede. Mbështetjen e Gazidedes e siguroi me anë të kushëririt të vet nga Mirdita Gjin Marku, i cili ishte Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe burimeve të hapura në SHIK. Në sajë të tij, Mark Marku atëhere shkruante analiza për llogari të SHIK dhe hynte në zyrat e SHIK më shumë se në ato të redaksisë.
Por SHIK dështoi me Mark Markun, i cili e mbylli gazetën ?Zëri i Rinisë?, një gazetë kjo e suksesshme deri në atë kohë, kur ende kishte shumë pak gazeta qendrore në vend. Në vend që gazeta të privatizohej, ajo u mbyll fare. Mark Marku është mësuar që për dështimet e tij të shpërblehet nga shteti shqiptar. Si shpërblim për shkatërrimin e gazetës ?Zëri i Rinisë?, Mark Marku, në vitin 1994, u bë me ndërhyrjen e Bashkim Gazidedes, pedagog në katedrën e porsahapur të gazetarisë, në Universitetin e Tiranës. Në biografinë e shkruar për vetveten në vetën e tretë, Mark Marku thotë: ?Në periudhën 1995-1996 kreu studimet në nivelin Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë. Gjatë kësaj kohe ai kreu edhe një specializim të ngushtë në gazetarinë e shkruar dhe gazetarinë televizive në Institutin Robert Schuman në Francë?.
Pra, Mark Marku, në harkun e një viti paska kryer dy specializime në Francë, njërin prej të cilëve ka paturpësinë që ta quajë master. Të gjithë ata që e njohin sadopak sistemin francez të kualifikimeve shkencore, i cili në atë kohë dhe deri tash së fundmi ka qenë shumë i ndërlikuar, e kanë të qartë se Mark Marku nuk ka bërë asnjë lloj masteri në Francë por thjesht ka marrë një dëshmi si asistent kërkimesh, në ato kurse që në botën universitare franceze quhen studime të thelluara.
Kur Mark Marku u kthye nga Franca, ai nuk paraqiti dot në Universitetin e Tiranës, ku kishte filluar punë si pedagog, asnjë dokument se kishte marrë një master. Kështu që e pushuan nga puna, por u rikthye përsëri me ndërhyrjen e Bashkim Gazidedes. Edhe sikur të merret i vërtetë pretendimi i Mark Markut se ai ka kryer këto specializime në Francë, të bën përshtypje fakti se këto i ka bërë jo në fushën ku u diplomua, në gjuhë letërsi, por në komunikim dhe në gazetari. Këtu nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe sipas standardeve të tranzicionit shqiptar, por ja që Mark Marku e mban veten dhe për specialist letërsie, për kritik letrar i nivelit të lartë, dhe si i tillë ka shkruar parathënien e korpusit të plotë të veprave të Ismail Kadaresë, dhe ka qenë kryetar i jurisë për ndarjen e çmimeve të konkursit kombëtar të letërsisë. E pra, Mark Marku nuk ka asnjë kualifikim pasdiplomik në letërsi, nuk ka botuar asnjë libër të llojit të kritikës letrare.
Por Mark Marku aq i bën për kriteret shkencore. Ai e mban veten për specialist në nivel akademik të shkencave te komunikimit, për historian në nivel akademik të shtypit shqiptar, për kritik letrar në nivel akademik, për specialist të letërsisë në nivel akademik. Ai i atribuon vetes aftësitë dhe kapacitetet intelektuale për të qenë pedagog në universitet, në departamentin e gazetarisë, në disa lëndë, në Akademinë e Arteve. Ai gjithashtu e mban veten të aftë për të qenë analist politik. Në të gjitha këto fusha Mark Marku nuk ka shkruar asnjë libër studimor.
Mark Marku e mban veten për një intelektual të madh, ekspert në disa fusha akademike, por nëse shikon skedën e tij në Bibliotekën Kombëtare, konstaton se ai ka shkruar vetëm artikuj në shtyp, nga të cilët pjesa më e madhe janë artikuj politikë. Mark Marku nuk ka shkruar asnjë libër të mirëfilltë si studiues. Se nuk mund të quhen libra të mirëfilltë studimorë tekstet mësimore që ka shkruar ai me bashkëautorë, ku punën e kanë bërë të tjerët dhe ai ka vënë emrin, duke siguruar dhe financimet për librin dhe përdorimin e tij si tekst mësimor. Kështu, në vitin 2007, ai ka botuar në bashkëautorësi me Hamit Boriçin librin-tekst mësimor me titull ?Histori e shtypit shqiptar: 1845-1912?. Gjithashtu, Mark Marku ka botuar në vitin 2001, në bashkëautorësi me gruan e vet Dhurata Shehri dhe me Oriana Osmanin librin shkollor ?Njohuri për letërsinë për shkollat e Mesme?. Si është e mundur që ky njeri, i cili nuk ka dhënë asnjë ditë mësim për letërsi, nuk ka asnjë kualifikim shkencor në letërsi dhe pedagogji, të bëhet bashkëautor i një teksti të tillë! Por Marku këto i bën për të fituar lekë nga Ministria e Arsimit, ku siguronte dhe siguron financime për këto lloj librash.
Gjithashtu, Mark Marku ka botuar së bashku me deputeten e sotme të PS, Eglantina Gjermeni dhe me Elda Berisha, një tekst që ata vetë e quajnë udhëzues për gratë, me titull ?Dhuna në familje në fokusin e mediave?. Marku është njeriu që ka nevojë për këtë udhëzues po të kemi parasysh atë që i ka thënë Mero Baze në një polemikë, se Marku është në shtëpi me statusin e të burgosurit.
Mark Marku ka ligjëruar dhe ligjëron në disa lëndë si ?Bazat e semiotikës?, ?Shtypi dhe shoqëria?, ?Kritikë arti?, ?Historia e shtypit shqiptar?. Talenti i Mark Markut është zgjeruar në fusha nga më të çuditshmet, që nga semiotika, për të cilën nuk ka asnjë lloj kualifikimi shkencor dhe deri tek estetika muzikore. Mark Marku është edhe pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep lëndën e estetikës muzikore në nivelin master. Mark Marku nuk ka mëtuar ndonjëherë që të ketë ndonjë kualifikim në estetikën muzikore, përveç ndoshta nëse e gjente estetikisht muzikore hungërimën e derrave në tharkun e vet në katund.
Përvoja e Mark Markut në gazetari, është ajo e një gazetari të dështuar. Kjo përvojë nis në 1991 kur Mark Marku u bë i pari kryeredaktor i gazetës ?Kombi? të partisë së Idajet Beqirit, një gazetë e ekstremit të majtë në atë kohë. Pas përvojës së përmendur në gazetën ?Zëri i Rinisë?, Mark Marku në 1997 kaloi në ekstremin e djathtë duke u bërë kryeredaktori i gazetës ?Monarkia?, të krijuar nga Leka Zogu, në kohën e referendumit për formën e regjimit. Në kohën e shpalljes së rezultateve për referendumin për formën e regjimit, gazeta ?Monarkia? bëri thirrje të hapura për marrjen e pushtetit me dhunë nga monarkistët, gjë që pati ndikim të drejtpërdrejt në atë që Prokuroria e quajti grusht shteti i 3 korrikut 1997. Artikujt e gazetës ?Monarkia? u përdorën për ngritjen e akuzës ndaj Leka Zogut. Por çuditërisht Mark Marku nuk u thirr në Prokurori dhe as u penalizua. Mark Marku u thirr vetëm nga drejtuesi i ri i SHIK, i emëruar nga qeveria socialiste, Fatos Klosi, i cili ia vuri mbi tryezë artikujt dhe i kërkoi të vazhdonte të bashkëpunonte me Shërbimin.
Aq e vërtetë është kjo, saqë në vitin 2002, në kohën kur komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Fatos Klosit kërkoi në një moment edhe hetimin e veprimtarisë së gazetarëve që kishin punuar për llogari të SHIK (SHISH), në kohën e Klosit, Mark Marku ishte ndër gazetarët që firmuan një letër publike proteste, ku kërkonin që të mos bëhej kjo gjë. Me këtë, këta trima u dekonspiruan si bashkëpunëtorë të Fatos Klosit në media.
Por për shkak se Mark Marku ishte shumë i kompromentuar si bashkëpunëtor i Gazidedes, atë nuk e afronte asnjë gazetë. Kështu që ai iu qep Koço Kokëdhimës, me të cilin kishte njohje që në kohën e ?Zërit të Rinisë?, kur Koçoja ishte leitnant i Hajdin Sejdisë në Shqipëri, në 1991-1992 dhe Mark Marku shkonte t? i merrte intervista Hajdin Sejdisë. Koçoja e bëri Markun redaktor të kulturës në revistën ?Spektër?. Më pas, kur bashkëpunimi i Markut me Klosin filloi t? ia rrisë kreditin, Koçoja e bëri Markun kryetar të bordit të etikës në gazetën ?Shekulli?. Në këtë post Mark Marku do të mbahet mend për një shkelje të rëndë etike, kur në një polemikë në shtyp i tha profesor Edmond Tupjes se në vend që të merrej me polemika në shtyp duhet të merrej me djalin që e kishte handikapat. Kjo ishte njëlloj sikur Markut t? i thuhej se në vend që të merrej me polemika duhet të shikonte hallin se kishte dhjetë vite i martuar dhe nuk lindte fëmijë.
Në vitin 2005 Marku iu afrua PD-së dhe donte me çdo kusht që të bëhej komisioner i PD në komisionet zgjedhore. Më në fund përfundoi si anëtar komisioni i kandidatit për deputet të PD, Sokol Olldashi, në një katund të Shijakut. Pas ardhjes së PD në pushtet, Marku donte të bëhej ambasador në SHBA. Kështu që ai vuri mikun e vet, Henri Çili që ishte drejtor në gazetën ?Standard? që të botonte një ?lajm? se Mark Marku ishte kandidatura më serioze për ambasador në Amerikë. Por Marku nuk u bë dot më tepër se këshilltar i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në atë kohë, këshilltari tjetër i ministrit, poeti B.L., e bëri zakon që t? i thoshte ministrit në mëngjes: ?Ika unë shef se ti nuk ke nevojë për mua tani që ke Mark Markun që i di të gjitha?.
Berisha në pushtet, kishte në trurin e vet një manjetizëm misterioz që tërhiqte njerëzit e llojit të Mark Markut. Kështu, Berisha e tërhoqi Mark Markun me anë të Jozefina Topallit, e cila e bëri këshilltarin e saj për marrëdhëniet me publikun. Tash Mark Marku filloi të bëhet avokat i PD në media dhe në zgjedhjet e vitit 2009 u bë deputet i PD në Qarkun e Lezhës. Marku ua kishte vënë syrin dy portofoleve qeveritare, atij të Arsimit dhe atij të Kulturës. Por nuk mori dot as njërin as tjetrin. Kjo e bëri të pakënaqur ndaj Berishës.
Do të mjaftonte vetëm një deklaratë e Mark Markut në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në janar 2014 që ai të shkarkohej nga detyra e pedagogut në Universitetin e Tiranës për shkelje flagrante të ligjeve në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e Universitetit.
Në janar 2014, Mark Marku, i cili në ayë kohë ishte ende anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha në emisionin e Fevziut se ishte ndjerë shumë i fyer kur e kishin njoftuar me telefon nga selia e PD-se se kryetari i PD-së, se për të kishte një kartolinë urimi për Vitin e Ri nga kryetari i partisë, Lulzim Basha , të cilën ai Mark Marku mund të shkonte ta merrte te portieri i partisë.(Në fakt duket më e besueshme që t? i kenë thënë thënë në sekretari, por nuk ka rëndësi). Mark Marku tha se ai ishte përgjigjur që edhe ai kishte një kartolinë urimi për Lulzim Bashën dhe se ky mund të shkonte ta merrte në sekretarinë e Fakultetit të Filologjisë. Me këtë mënyrë të foluri dhe të vepruari Mark Marku na e bëri të qartë se ai, në ndërkohë që kërkon të respektohen rregulloret e brendshme të PD-së, nuk dëshiron të respektojë ligjet shtetërore mbi bazën e të cilave duhet të funksionojë institucioni ku ai punon, Universiteti Publik i Tiranës, pjesë e të cilit është Fakulteti i Filologjisë. Që prej vitit 1991, përvec ligjit të depolitizimit, që përfshin gjykatat, policinë, Ushtrinë, Prokurorinë, ekziston edhe një ligj i departizimit të institucioneve publike, që përfshin universitetet dhe gjithë sistemin shkollor, spitalet, administratën. Sipas ligjit të departizimit, punonjësit e këtyre institucioneve mund të merren me politikë, por nuk mund të kryejnë veprimtari partiake brenda këtyre institucioneve. Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin Publik të Tiranës, Mark Marku, e ka të lejuar me ligj që të merret me politikë, por ai e ka të ndaluar me ligj që të kryejë veprimtari partiake brenda Fakultetit të Filologjisë. Dhe Mark Marku e ka shkelur publikishte Ligjin e Departizimit kur ka deklaruar në televizion se ai ka dërguar në sekretarinë e Fakultetit ku punon një dokument për kryetarin e një partie politike, i cili nuk ka asnjë lidhje me Fakultetin e Filologjisë. Mark Marku është i vetëdijshëm se ka shkelur ligjin. Ai e di se dekani i Fakultetit të Filologjisë, pas kësaj deklarate të Mark Markut ka detyrimin që të nisë procedurën për largimin e tij nga puna, për shkak të shkeljes së ligjit të departizimit.
Fjalori i Gjuhës Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë (2006):
?Sharlatan: që hiqet i zoti e i ditur, që shfrytëzon mirëbesimin ose padijen e të tjerëve; batakçi.?(f. 1002)
Fakti që Mark Marku kandidon për postin e shefit të Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, si kandidat i vetëm pra është fitues forfeit, është tregues i triumfit të mediokritetit të organizuar në këtë department. Dhe mediokriteti i organizuar është version akademik i krimit të organizuar. Është banditizëm intelektual. Fitorja e ciftit Shehri-Marku në këto zgjedhje universitare do të ishte fitorja e mediokritetit të organizuar.

*Titulli origjinal





Lajmet e fundit nga