web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Klodeta Dibra do tërhiqet nesër nga gara

19 Prill 2016, 18:01, Aktualitet CNA

Klodeta Dibra mund të tërhiqet ditën e nesërme nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës. Burimet të mirëinformuara thanë për citynews, se kandidatja do të paraqesë tërheqjen e saj gjatë orëve të para të votimit.

Të njëjtat burime thanë se Klodeta Dibra do justifikojë largimin e saj nga gara me tre arsye. Politizimi i garës, kërcënimi i rivalit të saj Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi dhe kthimi i kauzës në çështje politike mendohet të jenë motivet që Dibra do paraqesë me tërheqjen e saj. Gjithashtu Klodeta Dibra pritet që nesër të kontestojë procesin zgjedhor.

Por në fakt e vërteta qëndron krejt tjetër. Klodeta Dibra do të tërhiqet nga gara për të mos përjetuar humbjen në zgjedhje. Duke parë që ajo nuk fiton dot para kandidatit Mynyr Koni, solidariteti i shprehur ndaj këtij të fundit nga studentë dhe pedagogë dhe çdo faktor tjetër në dëm të saj, kanë ndikuar në vendimin e Dibrës.

Edhe pse ajo është shprehur se nuk ka qenë një kandidate politike, në fakt ajo vjen nga rradhët e politikës. Klodeta Dibra gjatë këtyre ditëve ka bërë fushatë, ndërsa figuron Këshilltare bashkiake e socialistëve në bashkinë e kryeqytetit. Do të kishte qenë më e moralshme dhe më e vërtetë tek studentët dhe pedagogët nëse ajo do të kishte pranuar këtë fakt, pasi në fund të fundit ajo nuk po shkel asnjë ligj./citynews





Lajmet e fundit nga