web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Balla gënjen/ Rama nuk do të pritet nga Obama

14 Prill 2016, 16:26, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama nuk do të pritet nga Presidenti amerikan Barack Obama. Sipas axhendës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, të zbardhur nga citynews, rezulton se Rama do të ketë një takim me zv.Presidentin Joe Biden në orën 11:50 (ora amerikane).

Ndërkohë moderatori i emisionit ?Top Story?, Sokol Balla ka njoftuar se do të ketë një intervistë live nga Uashtingtoni me shefin e qeverisë, direkt pas takimit me Obamën dhe Biden. Mesa duket, kjo është thjesht një gënjeshtër e Ballës për të ngritur në piedestal Ramën dhe vizitën e tij në SHBA.

Pas publikimit të djeshëm të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, pas kritikave të vazhdueshme dhe raporteve për performance negative të reformave të qeverisë, Presidenti Obama ka refuzuar të ketë një takim kokë për kokë me Ramën.

Siç duket më poshtë, në asnjë rresht të axhendës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë nuk përmendet takim me Obamën. Nuk dihet nëse Rama do tentojë të shkrepë ndonjë foto të ?rastësishme? në korridoret e Shtëpisë së Bardhë me Obamën, por ajo çfarë dihet është se shefi i qeverisë nuk duhet t?i hedhë më hi syve të shqiptarëve, duke u reklamuar se ai mirëpritet nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë. Kjo gjë faktohet edhe më shumë pas fshehjes së axhendës zyrtare nga zyra e shtypit të Kryeministrisë.  Përpjekjet e ulëta të Endri Fugës nuk munden të hedhin poshtë refuzimin e Presidentit  Obama. Rama dhe Obama mund të bëjnë një foto, por takim dhe pritje zyrtare me protokoll nuk ka, do apo nuk do deputeti Taulant Balla, i cili ishte i pari që njoftoi se Obama kishte ftuar Kryeministrin shqiptar./citynews

AXHENDA ZYRTARE

VIDEO e promos së Top Story

 





Lajmet e fundit nga