web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse hesht Genc Pollo për vjedhjen e 8.8 milionë euro ?

14 Prill 2016, 13:41, Aktualitet CNA

Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë një miku të tij një tender pa garë për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital në RTSH. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se kompania IDEA-Tel, e cila është një firmë e afërt me ministra dhe deputetë të mazhorancës përfitoi 8.8 milionë euro.

Në fakt, në lidhje me këtë skandal pritej një reagim i fortë nga Genc Pollo, duke qenë se është njeriu që ka bërë tenderin e digjitalizimit dhe është kryetari i Komisionit parlamentar të Medias.

Por, pse hesht Genc Pollo për vjedhjen e 8.8 milionë euro ?

Genc Pollo bëri tenderin e digjitalizimit, tender që u dyshua si abuziv. Në publikimet e tij, disa vite më parë Agron Arianitasi, Drejtori Teknik i RTSH-së ka renditur fakte dhe akuza të rënda për Genc Pollon në lidhje me këtë tender.

?Sot, për këdo, nuk përbën sekret se kompania Ericsson AB, është kompania e përzgjedhur prej ministrit Genc Pollo?

?Erion Berisha nuk ishte gjë tjetër veçse një nga endësit e rrjetës së korrupsionit?

?Dokumentet e tenderit u hartuan sic deshte ministri dhe stafi i bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Megjithëse kompania e tij më e preferuar nuk fitoi?

?Pasi përmbys rezultatin, ministri Pollo arrin të kërkojë, që të bëjë një kontratë me dy kompanitë e radhitura në dy vendet e para, ?për të pasur një rezultat më të mirë? siç shprehet në urdhrin e radhës?

?Kjo ishte një lojë e ministrit Pollo për të gjunjëzuar kompaninë gjermane?

?Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta kontrollojë këtë tender dhe nuk duhet të kishte asnjë vështirësi të dallonte gjithë  paudhësitë e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë dhe drejtuesve të saj?

Për tu rikthyer në rastin në fjalë, vjedhja e 8.8 milionë euro duket se nuk e ka shqetësuar aspak Pollon. Ai është kryetar i Komisionit të Mediave. Pollo ka folur gjithmonë për problemet e medias, që nga më të voglat e deri tek ato të rëndësishme. Por, sot, kur Grida Duma denoncon vjedhjen prej 8.8 milionë euro, Pollo hesht. Kryetari i komisionit të Medias është nejriu përgjegjës për monitorimin e medias i parlamentit, por ai nuk flet.

Ndoshta Pollo është i përfshirë vetë në këtë aferë. Kjo shpjegon edhe arsyen e heshtjes së tij.

Kush e ka blerë heshtjen e Genc Pollon ?

Cfarë e frenon kryetarin e Komisionit të Mediave të vazhdojë denoncimin e Grida Dumës? A është klient i Ramës ortaku i Pollos ?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të zbulojnë arsyen e vërtetë të heshtjes së Genc Pollos për vjedhjen e 8.8 milionë eurove./citynews





Lajmet e fundit nga