web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja për vrasjen e ish-Policit/ Autori e dinte që e kishte zemrën në anën e djathtë

14 Prill 2016, 14:20, Aktualitet CNA

Hetimet për vrasjen e Ajet Zeqajt kanë marrë një rrjedhë tjetër. Rrethi i të dyshuarve është ngushtuar tek persona të njohur.

“Klan” shkruan se viktima ka lindur me zemër në krahun e djathtë dhe për këtë fakt, autori ka qenë i mirëinformuar.

Provat dhe pamjet filmike tregojne se, në momentin që është qëlluar herën e parë, Zeqaj është kthyer dhe vrasësi e ka qëlluar dhe dy herë të tjera në krahun e djathtë, në kraharor dhe sërish kur ka rënë në tokë dhe më pas është larguar.

Ekspertiza ka treguar se ai është qëlluar me 7 plumba në total, dy në qafë, dy në zemër dhe tre në kokë.

Sipas të njëjtave burime, nisur nga këto detaje, lind dyshimi i arsyeshëm se Zeqaj është vrarë nga persona që kanë patur njohje të afërt me të.

Zeqaj mësohet se ka patur konflikte pas divorcit me bashkëshorten Leonora Hyseni.

Që prej periudhës së largimit të tij në Francë, Zeqaj mësohet se kishte patur një marrëdhënie të acaruar me familjarët e bashkëshortes.





Lajmet e fundit nga