Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vojisllav Shesheli është njeri i lirë. Procesi i tij në 13 vitet e kaluara paraqet një dështim total për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare, mendon Dragoslav Dedoviç.
Në prag të shpalljes së vendimit për Sheshelin, spekulohej vetëm për masën e denimit. Një prej spekulimeve ishte: nëse Shesheli dënohet me më pak se 19 vjet burg, ai do të ishte njeri i lirë, sepse të dënuarit janë liruar pas vuajtjes së 2/3 së dënimit, e Shesheli ka qenë në burgun e Hagës 11 vjet. Por gjykatësi në Hagë konstatoi se Shesheli është njeri i lirë, që “nuk ka bërë krime”
Nxitësi i dhunës
Shesheli ka qenë dhe mbetet njeri i urrejtjes. Veprimi i tij publik ka qenë gjithmonë i bazuar tek fyerjet ndaj grupeve të tjera etnike dhe i mbushur me urrejtje të artikuluar ndaj të gjithë të tjerëve e atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka aspak dilemë që ai në kuptimin moral, por edhe politik, i ka përgatitur “spastrimet enike” dhe që ende është një prej më aktivëve në kërkesat për krijimin e një “Serbie të Madhe”. Përkundër të gjithave, ai u lirua nga Tribunali i Hagës nga të gjitha akuzat. Po pse?
Ai thjesht nuk ka qenë i akuzuar për përhapjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë nivel. Në vend të këtyre akuzave, prokuroria e papërgatitur dhe jo profesionale sa duhet, e ka akuzuar Sheshelin për përgjegësi direkte për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë. Tani po shihet që në 13 vitet e fundit, që prej paraqitjes së tij vullnetarisht në Hagë në vitin 2003, e drejta ndërkombëtare ka përjetuar një dështim total.
Të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin kanë mundur të supozojnë se Sheshelin thjesht e kanë larguar nga Haga në vitin 2014, duke shpresuar mbase se kurrë nuk do ta shohin më, për shkak të sëmundjes së tij nga kanceri. Lirimi është bërë pa asnjë lloj detyrimi ndaj Beogradit për ta rikthyer Sheshelin në Hagë, nëse kërkohet. Dhe kjo dëshmon për një lloj kënaqësie të Tribunalit për largimin e Sheshelit nga Haga.
Shesheli ndërkohë është shëndosh e mirë e ndodhet në kulmin e fushatës elektorale. Haga është një prej temave qendrore në strategjinë e tij parazgjedhore. Në pankartat e tij nëpër Serbi ai shkruan vetëm një fjalë: “Fituesi!”. Gjykatësi në Hagë e ka shpallur tani si të tillë edhe zyrtarisht. Shesheli ende flet me fjalë fyese dhe ironizuese për vendin, ku ka kaluar 11 vjet, gjë që ndikon në rritjen e popullaritetit të tij në Serbi.
Fituesit?
Përveç Partisë Radikale Serbe dhe Sheshelit, lirimit të tij do t’i gëzohen edhe miqtë e tij nga bota, siç janë Jean-Marie le Pen dhe Vlladimir Zhirinovski. Retorikë pakënaqësie publike, por njëkohësisht edhe kënaqësi të fshehtë personale, do të ketë edhe tek qarqet nacionaliste në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vendim është për ta edhe një dëshmi tjetër se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vetëm po i fsheh këmbët si gjarpëri edhe kaq shumë vite pas lutës. Nga ky vendim nacionalistët do të përpiqen të përfitojnë politikisht.
Fshehurazi do të gëzohen edhe Aleksandar Vuçiqi dhe Tomisllav Nikoliqi në Serbi, ndonëse në reagimet e tyre do të mbahet distanca e duhur shtetërore. Kjo sepse prej konvertimit të tyre në “evropianë”, Sheshelin e kanë pasur si dëshmi se në krahun e djathtë nuk ekziston ndonjë alternativë e civilizuar politike.
?dhe humbësit
Ata të cilët e kanë përjetuar vet politikën e spastrimeve etnike të Sheshelit dhe urrejtjen e tij, natyrisht që nuk do t’i gëzohen fare këtij vendimi të Hagës. Ata nuk do të kenë aspak mirëkuptim për këtë vendim të Gjykatës së Hagës. Si mund t’ua shpjegosh familjarëve të viktimave të njësisë vullnetare ?Beli orlov? (Shqiponjat e Bardha) mangësitë dhe boshllëqet e së drejtës ndërkombëtare?
Ndërkohë bota ka brenga shumë më të mëdha se Sheshelin. Agresiviteti i Vojisllav Sheshelit, i cili manifestohet mes aftësisë për argëtimin e masave dhe brutalitetit të pafund, nuk do të shihet më në skenën e Tribunalit të Hagës. Serbia duhet ta mbajë tani këtë njeri të rrezikshëm. Ndërsa vendimi për lirimin e Sheshelit, ndonëse mund të ndryshohet në shkallën e dytë, radhitet në listën e falimentimeve të një gjykate të mbingarkuar. Ky ka një simbolikë të thellë, kur kemi parasysh që qyhs nga Mesjeta: Perëndia e Drejtësisë, Justicia, paraqitet me sytë e mbyllur./DW
Drejtësia belge miratoi sot ekstradimin për në Francë të Sal...
Ka nisur gara për zgjedhjet e drejtuesve të rinj të universi...
11 vjet përplasje dyerve të komunës, bashkisë, prefekturës ...
“Kur kam shkuar në Hagë, e kam ditur se asnjë krim nuk mund...
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në një konfe...
Vendimi i Gjykates se Hages per te liruar nga akuzat Krimine...
Këshilltari i deputetit Eduart Ndocaj i është drejtuar me nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar ftes...
Me celular jo vetëm bën muhabet, jep e merr mesazhe, shetit ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se lirimi i...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar letrën që Kry...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi...
Në parlament edhe sot pati zhurmë, shumë zhurmë, vetëm zhurm...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka iron...
Në Shqipëri është vendosur një rregull që në 1941, kur u kri...
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e ka...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e...
Autoriteti i Medias Audiovizive i ka hequr licensën 13 telev...
Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dh...
Një skafist shqiptar është arrestuar gjatë paradites së sotm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...