Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
11 vjet përplasje dyerve të komunës, bashkisë, prefekturës dhe hipotekës për të regjistruar pronën të cilin vetë shteti ia kishte dhënë me ligjin 7501. Ju deshën një dekadë që të merrte një lloj sqarimi nga zyrat e hipotekës, që deri më sot nuk e informonin siç duhet, duke shamngur në këtë mënyrë edhe zbatimin e ligjit.
Për këtë arsye zoti Feta Cane iu drejtua emisionit Fiks Fare. Banori i fshatit Leshincë të Pogradecit, pretendonte se nga komuna Cerravë i është dhënë një siperfaqe tokë me ligjin 7501, në vitin 2005. Tokë kjo e cila kishte qenë dikur në pronësi të familjes Cane. Aplikimi më i fundit, në janar të vitit 2015 për regjistrim të pronës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Pogradec kishte marrë një tjetër përgjigje negative . ZRPP Pogradec, nuk ja regjistronte pasi i kërkon të plotësojë dokumentet tekniko – ligjorë.
Sipas informacionit që Fiks Fare mori pranë këtij institucioni, nga komuna Cërrave në të njëjtin vit është kërkuar rikthimi i dokumentacionit të nisur nga komuna, me arsyetimin se e njëjta sipërfaqe toke , pretendohej të ishte ndarë edhe nga komuna Dardhas. Kështu asokohe ky akt, nuk u konfirmua nga Qarku. Konfirmimi do të bëhej kur të saktësohej nëse kjo tokë ishte nën administrimin e komunës Dardhas apo komunës Cërrave.
Këtë situatë e qartësoi gjykata e Pogradecit, dhe më pas Gjykata e Apelit Korçë, ku me një vendim të formës së prerë u faktua se kjo pronë ishte nën juridiksionin e komunës Cërrave. Pas vendimit të gjykatës, sërisht Feta Cane nuk mundi ta regjistronte pronën e tij. Kryetari i ZRPP-së Pogradec, Nexhip Shkullaku, pretendon se nuk i kishte ardhur zyrtarisht nga bashkia Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi. Sipas tij, zyrtarisht është kjo e fundit, që duhet ta pëcjell këtë Akt, pranë ZRPP-së.
Për kameran e Fiks Fare Nexhip Shkullaku, kryetar i zyrës së regjistrimit Pogradec deklaroi:
” Ne si zyrë nuk e kemi Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të zotit Feta Cane. Dhe kjo duhe të përcillet pranë zyrës nga komuna ose bashkia. Bashkia është Institucioni përgjegjës për grumbullin e të gjithë Akteve kur nuk janë të depozituara këtu. I konfirmojnë me plan vendosje dhe i dërgojnë pranë zyrës vendore. Ky dokument mua nuk më ka ardhur deri më sot.?
Për sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit Korçë, ai pretendon se është një vërtetim fakti juridik, për përcaktimin e juridiksionit se kujt i përket kjo tokë. Megjithatë Fiks Fare kërkoi sqarim edhe nga juristja e këtij institucioni, e cila pasi pa dokumentacioni deklaroi se nuk ka lidhje me vërtetimin e një fakti juridik. Por vetëm faktimin se kjo tokë e ndarë është nën juridiksionin e komunës Cërravë.
Përpara këtyre fakteve, kryetari i zyrës së regjistrimit tha se do t’i rishikonin edhe njëherë përgjigjet .
Regjistruesi këmbënguli për kameran e Fiksit, që ky Akt, duhet t’i vijë zyrtarisht nga Bashkia dhe se ai nuk i është drejtuar kësaj të fundit me një shkresë, por prefekturës Korçë. Madje thekson se pranë zyrës që ai drejton, nuk është i arshivuar ky akt edhe pse me anë të një shkrese zyrtare i kërkon Komisionit të Vlerësimit, pranë prefekturës Korçë, konfirmimin e vlefshmërisë ligjore të AMTP-së në emër të zotit Feta Cane.
Ndërkohë prefektura e Korcës e njhihte shumë mirë rastin e këtij qytetari, pasi kishin dërguar shumë shkresa ZRPP për problemin e zotit Cane.
Fiks Fare, intervistoi juristin e Prefekturës, z. Dorjan Kaçorri. “Ne njohim shumë mire rastin e zotërisë, Feta Canes, pasi kemi shkëmbyer disa herë shkresa. Në njërën nga to ZRPP-ja Pogradec na kërkon të konfirmojmë AMTP-në. Ne i kemi kthyer përgjigje që ne nuk konfirmojmë por verifikojmë ligjshëmërinë. Ndaj i kemi kërkuar në bazë të ligjit të na bëjnë edhe një relacion për arsyen e kësaj kërkese. Ka kaluar gati një vit dhe nuk kemi marrë akoma një përgjigje” deklaroi ai për Fiks Fare .
Për shkak se komunat nuk ekzistojnë më dhe tani ka vetëm njësi administrative në varësi të bashkive, Fiks Fare kontaktoi kordinatorin e njësive administrative pranë bashkisë Pogradec, z. Nexhmi Torra. Ky i fundit deklaroi se as pranë kësaj bashkie, në asnjë kohë nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga Zyra e Regjistrimit Pogradec lidhur me çështjen e zotit Feta Cane. Ashtu si nuk ka ardhur asnjë ankesë as nga z. Feta Cane. Ligjërisht, sipas tij është ZRPP-ja ajo që duhet t?i drejtohet bashkisë me një kërkesë, më pas njësitë administrative venë në lëvizje institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. “Zoti Cane është i lutur të bëj një ankesë pranë bashkisë dhe në do ta ndjekim rastin e tij” – shtoi z. Torra.





“Kur kam shkuar në Hagë, e kam ditur se asnjë krim nuk mund...
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në një konfe...
Vendimi i Gjykates se Hages per te liruar nga akuzat Krimine...
Këshilltari i deputetit Eduart Ndocaj i është drejtuar me nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar ftes...
Me celular jo vetëm bën muhabet, jep e merr mesazhe, shetit ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se lirimi i...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar letrën që Kry...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi...
Në parlament edhe sot pati zhurmë, shumë zhurmë, vetëm zhurm...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka iron...
Në Shqipëri është vendosur një rregull që në 1941, kur u kri...
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e ka...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e...
Autoriteti i Medias Audiovizive i ka hequr licensën 13 telev...
Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dh...
Një skafist shqiptar është arrestuar gjatë paradites së sotm...
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e ka...
Një pitbull ka sulmuar një grua dhe qenin e saj.Gruaja ishte...
Një shtetas 61-vjeçar ka humbur sot jetën si pasojë e flakëv...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...