web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida, një Gugu për Partinë Demokratike

4 Mars 2016, 10:35, Aktualitet CNA

Shënim: Në foto, Grida Duma dhe motra e këngëtares Gugu

 

Në fakt, Gugu është një këngëtare komericale, nga këto që vitet e fundit po dalin me thasë.

Shumë prej tyre kanë hedhur video e këngë të ndryshme, por asnjë prej tyre, motra e asnjërës nuk ka pasur shansin të jetë shoqe me Gridën. Është fat i madh ndoshta për ?udhëheqësen? e re të PD-së, që në opozitë të drejtojmë me Gugutë, dhe për këtë nuk ka asgjë të keqe. Të paktën ato kanë shansin të bëjnë foto me Gridën, të jenë në aktivitet me Gridën, ta mbështesin Gridën etj etj.

Partia Demokratike është në opozitë dhe ndoshta kërkon të zgjerojë bazën e saj me mbështetës, votues. Grida dhe Guguja apo motra e saj, pse jo mund të jenë një vlerë e shtuar për PD-në. Për këtë arsye ne i kërkojmë Lulzim Bashës që në mënyrë të vecantë ta autorizojë Gridën që të zgjerojë bazën e Guguve. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë.

Duke qenë që ka një garë të fortë midis Gugusë dhe Guguve të tjera që bëjnë klipe të ndryshme, që të mos na rrjedhë asnjë votë dhe që të mos kemi përcarje, Grida të zgjerojë bazën duke thirrur të gjitha Gugutë në qarkullim me soj e sorollop.

Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për PD-në, e cila do të zgjeronte bazën e saj edhe me të tjera Gugu./citynews





Lajmet e fundit nga