web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akreditimi i Universiteteve/ Hije skandali mbi kontrollin e UET

4 Mars 2016, 09:36, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare ka nënshkruar para disa ditësh një marrëveshje 14-mujore me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë së Arsimimit me qendër në Britani. Kjo agjenci do të kontrollojë universitetet publike dhe private në vend lidhur me cilësitë dhe standartet. Në fund, kjo agjenci do të bëjë një renditje të këtyre universiteteve.

Kontrolli ka nisur disa ditë më parë me 4 universitete publike në Tiranë, Kamëz, Elbasan dhe Vlorë si dhe dy universitete private, Marin Barleti dhe UET. Sipas gazetës ?Sot?, kjo përparësi për t?i kontrolluar të parët është e lidhur me faktin që vitin e ardhshëm akademik studentët do të jenë të mirëorientuar për të zgjedhur vetëm këto dy institucione jo publike të arsimit të lartë sepse do mbisundojë slogani i reklamës “e ka kontrolluar anglezi”. Jo pa qëllim, të dy këto universitete kanë lidhje të forta interesi me Ministrinë e Arsimit, ku siç dihet UET u favorizua për doktoraturat, duke bllokuar kuotat shtetërore, si dhe pritet që ligji i ri t?i japë thela të majme financimit publik. Por, edhe Marin Barleti është po ashtu një institucion ku punësimi dhe drejtimi i tij i mëparshëm nga funksionarë të lartë aktualë të Ministrisë së Arsimit e bën këtë shkollë të vendoset në dy institucione private më të privilegjuara që nesër do reklamohen si avangardë në sistemin arsimor. Ky truk reklamimi çon në pyetjen logjike nëse anglezët kanë ardhur për punë apo janë në vazhdën e strategjisë së re Nikolla-Çili për të fituar sa më shumë miliona euro nga xhepat e studentëve.

Gjithashtu, gazeta ?Sot? thekson se për Universitetin Evropian të Tiranës ka një raport sekret të Ministrisë së Arsimit. Sipas këtij raporti, UET duhet të shkrihej. Por, UET jo vetëm nuk u mbyll, por ju dha monopoli i doktoraturave në Shqipëri. Tani pse po bëhet kontrolli i UET? Për ta shkrirë? Jo, shkruan ?Sot?. Kontrolli po bëhet për ta nxjerrë në krye. Dhe sipas ligjit të ri për arsimin e lartë, kush renditet në krye merr para nga buxheti i shtetit dhe më pas edhe godinat e universiteteve publike





Lajmet e fundit nga