web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja deputetët e PS-së të pranishëm në Kuvend që nuk votuan ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi

25 Shkurt 2016, 18:49, Aktualitet CNA

Dekreti për emërimin e ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomit nuk është votuar nga të gjithë deputetët e mazhorancës. Mësohet se kanë qenë katër deputetë të cilët edhe pse ishin të pranishëm gjatë momentit të votimit, ata nuk kanë votuar. Deputetët Vasilika Hysi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Cani dhe Parid Cara, rezultojnë se e kanë pasur të aplikuar kartën e prezencës së deputetit, por edhe ato sipas listëprezencës mësohet se nuk kanë votuar që kolegët e tyre Ahmetaj e Ekonomi të emëroheshin ministra.  Gjithashtu votimin e ka braktisur edhe aleati i socialistëve Nard Ndoka.





Lajmet e fundit nga