PD: Protestuesit në të drejtën e tyre legjitime, të lirohen menjëherë
Një grup deputetësh të PD kërkojnë lirimin e protestuesve që...
Armando Prenga nuk ka pasur kurrë kaq shumë rëndësi, sa sot. As kur ishte në Itali si refugjat, kohë për të cilën ka shumë legjenda, as kur nisi të merret me politikë lokale, as kur e futi Edi Rama në parlament, me siguri jashtë pritshmërisë së tij, as kur qëlloi në disa raste kolegët e vet në ambjentet e Kuvendit, madje as kur plagosi në mes të Qytetit një qytetar të paarmatosur dhe për këtë u arrestua në flagrancë.
Mund të ketë plot njerëz që të pyesin se përse kthimi i tij në sallën parlamentit qenka më i rëndë se dhuna dhe skandalet, që e kanë shoqërur gjatë gjithë këtyre viteve, prej të cilave nuk e kishte pësuar kurrë. Përkundrazi, mendoj se ato e kishin ndihmuar për të qenë “skifter” i panegociueshëm i Edi Ramës në zonën e vet. Dhe i paprekshëm do të kishte qenë ende, nëse nuk do t’i kishte “plasur” një ditë pistoleta në dorë. Mund të ketë edhe plot të tjerë që të mendojnë se përderisa ne kemi për kryetar Kuvendi dikë që është parë “me zë figurë”(citim nga deklaratat e Ramës) nga miliona shqiptarë në një pazar të frikshëm korrupsioni, nuk ia vlen të ndalesh tek një deputet i thjeshtë si Prenga.
Por megjithëse ata janë në të drejtën e vet të pyesin, unë prapëseprapë mendoj se “rilindja” e papritur e deputetit Prenga është një këmbanë e frikshme alarmi, që paralajmëron ditë edhe më të këqija. Eshtë jashtë cdo dyshimi se cdo “Rilindje” që ndodh në këtë vend ngjet me urdhër, porosi ose me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se PS thotë zyrtarisht se e ka përjashtuar deputetin nga radhët e veta. E konfirmon edhe vetë i rikthyeri kur kërkon që të mos fajësohet Partia Socialiste për atë që ka bërë ai, ndonëse është zgjedhur dy herë rresht deputet me firmën e Edi Ramës. Cuditërisht ai nuk ka dhënë dorëheqjen, sic bëri një koleg i tij nga e njëjta zonë, disa muaj më parë, dhe vështirë të të besohet se ka pasur merakun që të votojë patjetër reformën për drejtësi, ndaj edhe do që të jetë me cdo kusht pjesë e parlamentit.
Cështja është se kujt po i bën karshillëk rikthimi gati triumfal i Armando Prengës në sallën e kryeinstitucionit të Republikës. Ata që mendojnë vetëm opozitën, e cila ka qenë edhe e lënduar direkt prej tij, e kanë gabim. Është më e rëndë se kaq, sepse, jo thjesht Prenga, por vetë Edi Rama, po përpiqet sot t’i imponohet gjithë shoqërisë për një standart të nëveritshëm, ku të fortët e rrugës bëjnë ligjin në politikë. Pavarësisht se ka qenë aksioni kryesor i opozitës në këto vite, dekriminalizimi mori vlerën që ka sot, sepse përfaqësonte një shqetësim të fortë të publikut shqiptar. Ndaj edhe pati sukses.
Por pas më shumë se një vit betejë të gjithanshme politike, ku u përfshinë me të gjitha batëritë dhe partnerët ndërkombëtarë, sot jemi kthyer sërish në pikën e nisjes. Ndaj edhe rasti Prenga është një sfidë edhe për të gjithë ata politikanë, diplomatë apo negociatorë të huaj, që u investuan në marrëveshjen politike, e cila solli si produkt final ligjin e dekriminalizimit. Nuk besoj se është e tepërt nëse atyre u kërkohet që të shprehen për këtë cështje, ndonëse e di mirë që nuk e kanë detyrim.
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata kolegë, që duke u ndjerë të fyer nga sapo ndodh, kanë menduar se në parlament nuk mund të qëndrohet duke pasur në krah deputetë të inkriminuar. Por problemi është se ajo sallë nuk duhet të na rrijë ngushtë neve, por Armando Prengës dhe të tjerëve si ai. Sepse ne nuk kemi zënë vendin e dikujt tjetër në parlament, por të gjithë “rekordmenët kriminalë” të Edi Ramës, jam i sigurt që po.
Ndaj edhe beteja për ta pastruar parlamentin dhe politikën në përgjithësi nga zgjatimet e krimit në Shqipëri, nuk duhet të konsiderohet, as e tejkaluar, dhe as e mbyllur. Ndërkohë mendoj se ne nuk duhet të na dekurajojnë “fitoret” e përkohshme të kryeministrit, qofshin ato dhe kaq të shëmtuara, sa c’është rikthimi i Armando Prengës.
Për fat të keq, unë nuk besoj se pas kësaj ka më vend të shpresohet tek ndonjë efekt cudibërës i reformës në drejtësi, edhe sikur kjo e fundit të miratohet një ditë. Ndonëse, edhe vetë mbërritja e Prengës në vendin e punës, si një gjest i qartë force dhe arrogance, i shton dyshimet që kjo mrekulli të ndodhë.
Por le ta marrim për një cast të mirëqenë, që do të ketë reformë në drejtësi. A ka shqiptar të besojë sot se ato ligje mund të zbatohen ndonjëherë, kur sheh sot se si deputeti cub i Edi Ramës, sapo doli nga qelia, pasi shtiu me pistoletë në mes të pazarit, erdhi në parlament dhe po na mban të gjithëve leksione për luftën kundër krimit?/citynews
Një grup deputetësh të PD kërkojnë lirimin e protestuesve që...
Vetëm pak ditë pasi erdhi në pushtet në Tetor 2013, qeveria ...
Reforma në drejtësi dhe azilkërkuesit në fokus të vizitës së...
Një vajzë e re pa e vrarë mendjen se kë kishte rrotull ka ni...
Me dhjetra makina kanë ngecur në trafik për shkak të një aks...
Tirana renditet në listën e tre qyteteve më të këqija në Eur...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosi në fshehtësi ...
Vijon të mbahet kodi i heshtjes në lidhje me ndryshimet e fu...
Policia Kufitare e Rinasit arrestoi shtetasin Kadrie Muskurt...
Rikthimi i Armando Prengës në Komisionin e Sigurisë kundërs...
Qindra përfaqësues të bizneseve kanë protestuar përpara Bash...
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira p...
Ku është problemi me parkun e Shën Prokopit? Sepse Bashkia, ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpjegoi dje në emis...
Deputeti Ben Blushi vijon të kërkojë zbatimin e statutit të ...
Shqipëria pritet te hapë dyert për rreth 20-25 mijë emigran...
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot....
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se deputetja socialist...
Pasi mbërriti në Çikago si një gangster i një organizate të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...