web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e parrëfyer e Al Kapones, Armikut Publik Nr.1

22 Shkurt 2016, 21:21, Aktualitet CNA

Pasi mbërriti në Çikago si një gangster i një organizate të vogël, Al Kapone ndihmoi në ndërtimin e një perandorie të prostitucionit, kontrabandës dhe vrasjeve, që e bëri atë një emër famëkeq të familjes

Gjilpëra rrëshqiti teksa arma shtiu dy herë në duart e vrasësit, i cili u largua me vrull nëpër korridorin e heshtur të restorantit, ndërsa pronari i saj u rrëzua në dysheme, me gjakun që lau pllakat e lëmuara. Xhakomo ?Xhimi i Madh? Kolozimo, trupi i të cilit po ftohej nga plagët e marra, kohët e fundit kishte lënë gruan, kishte paraqitur në gjykatë kërkesën për shkurorëzim, duke u larguar nga qyteti për t?u martuar me një këngëtare 19-vjeçare kabaresh.

Ish-gruaja e tij, Viktoria Moresko, ose ndonjë nga vëllezërit e saj, qenë të dyshuarit kryesorë në këtë krim pasioni, por policia dinte mjaftueshëm sa për t?i bërë një vizitë dy bashkëpunëtorëve të Kolozimos ? gjenialit Xhoni Torrio dhe ndihmësit të tij, acaruesit Alfons Kapone, të cilit tre plagët në faqe i dilnin më në pah teksa buzëqeshte. ?Xhimi i Madh dhe unë ishim si vëllezër?- pohoi Torrio. ?Zotit Kolozimo dhe mua na pëlqente opera?- shtoi Kapone. ?Ai ishte një djalë madhështor?. Vrasja e Kolozimos në 11 maj 1920, cilësohet ende e pazbardhur, por ai është mbase një krim?





Lajmet e fundit nga