web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Volvo "zhduk" çelësat fizik të makinave

21 Shkurt 2016, 08:50, Tech CNA

Prodhuesi i makinave Volvo është duke provuar një aplikacion telefoni në Suedi, duke pretenduar se mund të zëvendësojë çelësin fizik të makinave. Aplikacioni Bluetooth mund të kontrollojë mbylljen e dyerve, dhe ndezjen ose fikjen e motorit, por firma tha për BBC se masat shtesë të sigurisë do të përdoren edhe brenda automjeteve.

Aplikacioni do të lejojë pronarët e makinave të ndajnë “çelësat dixhitale” me të tjerët dhe shkarkojë çelësat përpara se të marrin me qira automjete. Në qoftë se eksperimenti do të ketë sukses, aplikacioni mund të lançohet vitin e ardhshëm. Volvo do të vazhdojë të ofrojë çelësat fizike për klientët që duan, tha firma. Eksperimenti do të jetë në partneritet me një flotë makinash me qira në aeroportin e Goteborgut në Suedi.





08:50 Tech

Gafa e Samsung

Vetëm pak ditë pas lansimit të një klipi “mister” ku tregohe...

Lajmet e fundit nga