web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujdes nga ky mesazh që po qarkullon në WhatsApp

6 Shkurt 2016, 09:25, Tech CNA

Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik.

Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat.

Përdoruesve pastaj u kërkohet që të dërgojnë të njëjtin mesazh tek 10 miq, kështu do të përfitojnë ulje nga kompani si Zara apo Starbucks.

Një mesazh i tillë jo vetëm që vjedh të dhënat e përdoruesve, por infekton edhe telefonin me virus, duke e bërë më të lehtë vjedhjen e identitetit të përdoruesit ose marrjen e detajeve të llogarisë bankare.





08:50 Tech

Gafa e Samsung

Vetëm pak ditë pas lansimit të një klipi “mister” ku tregohe...

Lajmet e fundit nga