web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë Federik Mirdita, regjisori i famshëm austriak me origjinë shqiptare

19 Shkurt 2016, 19:51, Kulturë CNA

Ai u lind më 26 janar 1931 në Tiranë, u rrit në Graz dhe studioi në Vjenë për teatër, psikologji dhe histori arti. Përvojat e para teatrale i mori në vitet 50-të në skenat e teatrit të bodrumeve në Vjenë, më 1955 Mirdita u bë drejtues i shfaqjeve të mbrëmjes dhe asistent i Herbert von Karajanit në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vijim Mirdita, siç njofton portali nachrichten.de, punoi si regjisor i pavarur në opera dhe teatro në tërë hapësirën gjermanofono. Mes viteve 1964-67 ishte regjisor në Braunschweig të Gjermanisë dhe pastaj drejtor opere në Linz të Austrisë.

Karrierën e tij Federik Mirdita e vazhdoi e vazhdoi edhe në skenën ndërkombëtare me shfaqje, mes tjerash, në Amsterdam, Buenos Aires, New York dhe San Francisco. Në vitin 1981 u bë intendant (drejtor) i teatrit të Salzburgut. Në këtë post qëndroi deri në vitin 1986. Sipas portalit nachrichten.at projektet novatore të Mirditës sollën një atmosferë të freskët në teatrin e Salzburgut, qytetit të Mozartit. Por, kuptohet, kishte edhe rezistencë nga ana e publikut. «Për mua ishte një eksperiment», kishte thënë Mirdita duke përshkruar punën e tij në Salzburg, ku me projektet e tij ishte përpjekur të kalojë kufijtë e teatrit provincial. Federik Mirdita ishte i pari regjisor austriak që më 1996 inskenoi në teatrin e famshëm të Moskës Bolshoj. Mirdita ishte regjisor i mbi 180 shfaqjeve. Revista gjermane «Der Spiegel» e kishte përshkruaj Mirditën si «kokëforti jashtëzakonisht i aftë». Ai më së shpeshti e kishte vënë në skenë operën «La Clemenza di Tito» të Mozartit. /Dialogplus.ch/





Lajmet e fundit nga