35 vjetori i PS-së/ Berisha: Mitingu i djeshëm shënoi fundin e partisë së krimit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Përpara se t?u dhuroni një libër bashkëshorteve apo të fejuarave, bëni kujdes: historia e letërsisë është e mbushur me gra që tradhëtojnë. Më poshtë një renditje e disa prej personazheve më të famshme që kanë tradhëtuar në libra. Por lista mund të jetë edhe më e gjatë. Kush dëshiron, mund të shtojë vetë të tjera.
?Ana Karenina?, Leon Tolstoi
I gjithë faji është i takimit në stacionin e trenit, mes Ana Kareninës, grua e martuar dhe bukuroshit Vronskij, i cili i rezervon një vëmendje këmbëngulëse. Me kalimin e kohës, Ana do të jepet para joshjes së tunduesit, në dëm të një bashkëshorti gjithnjë e më të fokusuar tek puna si funksionar qeveritar. Por as tradhëtia dhe as hekurudhat nuk do i sjellin fat protagonistes së këtij superklasiku që nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë.
?Madamë Bovari?, Gustav Flobert
Një tjetër grua e famshme jobesnike është protagonistja e një tjetër romani shumë të bukur të letërsisë europiane të tetëqindës. Ema martohet me Carls Bovarinë naiv. I cili, në këmbim të përkushtimit, merr nga e shoqja gënjeshtra dhe një seri tradhëtish me burra të tjerë. Ai, burri me brirë, do ta kuptojë kur të jetë bërë me të vërtetë shumë vonë.
Kiti, ?Velloja e pikturuar?
Histori ciftesh britanike të sërës së lartë, të transferuara për punë në Orientin e kolonive. Ajo, me pamje magjepsëse, e tradhëton me një bukurosh, edhe ai i martuar. Kiti i rrëfen gjithcka të shoqit, e bindur se i dashuri do të divorcohet ashtu si ajo dhe do ta ndjekë pas. Por gabohet. Dhe ky është vetëm fillimi i një prej romaneve më të mirë të letërsisë angleze të nëntëqindës.
Gjinevra (nga Romancat e Tryezës së Rrumbullaktë)
Tradhëtia mitike, e rrëfyer në shumë libra, që nga ata mesjetarë të ciklit breton dhe përsëritur më pas në shumë vepra nga shekulli XII e deri tek romanet e sotëm. Gjinevra është bashkëshortja e kolme e Mbretit Artur, të cilin megjithatë e tradhëton me Lancelotin, më shkathëti i Kalorësve të Tryezës së Rrumbullaktë.
Franceska da Rimini (Dante, ?Ferri?, Kënga V?)
Tradhëtia më e njohur në letërsinë italiane është ajo e Francesca da Rimini, e përshkruar nga Dante Aligieri në këngën e pestë të Ferrit, ajo që të gjithë, për fat e mbajmë mend që kur na kanë detyruar ta mësojmë në shkollë. Franceska dhe i dashuri Paolo kapen në flagrancë nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij, dhe vriten: do të përfundojnë në rrethin e epshit, përgjithmonë të bashkuar.
Margarita (?Mësuesi dhe Margarita?, Mikhail Bulgakov)
Margarita, bashkëshorte e palumtur, tradhëton një bashkëshort të parëndësishëm me Mësuesin. Dhe për më tepër del nga shtëpia krejt lakuriq, fluturon në catitë e qytetit, lëshohet në marrëzinë e një feste satanike ku është mbretëreshë. Bashkë me mace që flasin dhe djaj.
Helena (Homeri, ?Iliada?)
Tradhëtia tipike. Por në Iliadën e Homerit, Helena është një grua e trishtë, viktimë e bukurisë së saj të tepruar dhe magjisë me të cilën perëndesha e dashurisë, Afërdita, e ka nënshtruar. Nuk ishte Helena që donte të tradhëtonte të shoqin, Menelaun me Paridin, që ajo e përcmon. Në këngën VI, Helena e trajton Paridin si burracak, dhe duket sikur preferon më shumë kunatin e tij, Hektorin.
Hester, (?Damka e turpit?, Nathanil Hothërn)
Edhe në këtë rast, gruaja jobesnike përfundon keq: këtu e gjejmë, në trekëmbësh madje, e dënuar me vdekje në Amerikën puritane të një herë e një kohe. Damka e titullit është gërma A, që Hesteri duhet ta mbajë në veshje, me qëllim që të turpërohet për fajin e saj para komunitetit, sa herë që del nga shtëpia. Por libri i Hothorn është në të vërtetë një denoncim ndaj bashkëkohësve të tij. Roman i suksesshëm që nga botimi i parë, sot në krye të letërsisë amerikane, bashkë me Mobi Dikun.
Dona Florípides Guimarães (?Dona Flor dhe dy bashkëshortët e saj?, Jorge Amado)
Letërsia e tradhëtisë di të jetë edhe e gëzueshme, pa e prishur cilësinë e shkrimit: Dona Flor e Amados i vë brirët bashkëshortit me burrin e mëparshëm. Dhe ky i fundit, Vadinho, nuk është vetëm një dashnor i zjarrtë: rezulton madje edhe i vdekur. Marrëdhëniet jashtëmartesore, në rrëfimin e Amados, janë gjithësesi të shpeshta: nga Teresa Batista e lodhur nga lufta, një mulate e bukur e martuar me një latifondist të pasur por që e tradhëton, e deri tek Gabriela Garofano dhe Kanela, e kapur në shtrat me shokun më të mirë të bashkëshortit.
Koni Shatërlei (?I dashuri i zonjës Shatërlej?, D. H. Lorens)
Gruaja më jobesnike e Nëntëqindës letrare mund të jetë Zonja Shatërlej: pas një rinie libertine martohet me aristokratin Kliford Shatërlej, i cili është i pasur dhe fisnik, por shumë shpejt tregon se është pak i prirur të përmbushë detyrimet martesore. Prandaj Zonja e konsideron një budalla, dhe e tradhëton vazhdimisht me një burrë të pashëm, me të cilin lidhja është vetëm fizike.
Lista e grave jobesnike në letërsi është edhe më e gjatë. Nëse doni mund të shkruani më poshtë në rubrikën komente.
Bota.al
Kate, e cila luan rolin e Rose, ka thyer heshtjen pas 20 vit...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar n...
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Is...
Nobelisti Gabriel García Márquez u bë i njohur botërisht në ...
80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ka tërhequ...
Nga Robert ZaretskyGjashtëdhjetë vjet më parë, Albert Kamy m...
Lily-Rose Depp dhe Harley Quinn Smith kanë pozuar me grupin ...
Në prag të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare...
Nga Jennifer Keishin ArmstrongNë vitin 1893, autori Sër Artu...
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të shpallur H...
Shtëpia e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka përfunduar ...
Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të ...
Amerikanët nderojnë sot festën kombëtare që shënon lindjen e...
17 janari 2016 shënon 75-vjetorin e lindjes së aktorit korça...
Kam parë njerëz të pësojnë trauma të pabesueshme dhe të dali...
Një ekspozitë e veçantë është çelur në Korçë në prag te Kris...
6 janari është festa e ujit të bekuar, ose sic njihet ndrysh...
Ndoshta një nga veprat më të novatore të shekullit XX-të, “...
Kryetarët e bashkive në të cilat kalon rruga Egnatia u takua...
“Kalaja e Rozafës, si objekt me përmasa të mëdha dhe mure të...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...