web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, 75-vjetori i lindjes së aktorit korçar Jani Riza

17 Janar 2016, 14:44, Kulturë CNA

17 janari 2016 shënon 75-vjetorin e lindjes së aktorit korçar Jani Riza. Ai ka qenë një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sërë rolesh dramatike në teatrin “Anton Zako Cajupi”, në Korçe. Jani Riza është i njohur për pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptare “Vitet e para”. Veç këtyre, një mbrese të pashlyeshme tek spektatoret ka lënë roli i Bunac Salit tek filmi televiziv “Agimet e stinës se madhe”.

Për meritat e tij artistike Jani Riza është nderuar me titullin ?Artist i Merituar?. Ndërsa edhe Lidhje e Shkrimtareve dhe Artisteve te Korcës ka akorduar një çmim me emrin Jani Riza. Aktori korçar u nda nga jeta në vitin 1988, ndërsa punoi si aktor në teatrin e Korçës deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Filmi “Vitet e para” – (1965)…Dalip Kamberi

Filmi  “I teti ne brox” – (1970)….Guri Cobani

Filmi “Montatorja” – (1970)…Saldator


Filmi “Mengjese lufte ” – (1971)…Gjermani

Filmi “Yjet e neteve te gjata” – (1973)…Antonio

Filmi “Perballimi” – (1976)…Xhezua

Filmi  “Gunat permbi tela” – (1977)…Xha Selua
Filmi “Ata ishin kater” – (1977)…Mete Jazo

 

Filmi “I treti” – (1978)…Dalip mullexhiu

Filmi “Thesari” – (1981)…Kicua

Filmi “Agimet e stines se madhe” – (1981)…Bunac Saliu

Filmi “Asgje nuk haroet” – (1985)…Lame Kurizi

Filmi “Rrethimi i vogel” – (1986)…Besua

Filmi “Tri dite nga nje jete” – (1986)…Isak Shpuza

 





Lajmet e fundit nga