web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë” / Drithërima dhe emocione të forta në përballjen me qelqin

21 Nëntor 2015, 07:20, Kulturë CNA

Onufri XXI?, nën titullin ?SiO2 ? Arsyeja e Brishtësisë?, hapi dyert  mbrëmjen e të premtes në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, me çeljen e një ekspozite dhe perfomance të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme nga publiku, të cilët të shokuar, tronditur dhe emcionuar si asnjë herë tjetër duartrokitën përballjen artistike dhe mjaft të dhimbshme të artistëve pjesmarrës me qelqin.

Midis mjaft miqsh të GKA-së, studentësh të Akademisë së Arteve  e personaliteteve të pranishëm në çeljen e ?Onufrit XXI?,në këtë event mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u emocionua që në çeljen e ?SiO2 ? Arsyeja e Brishtësisë?, nga artisti Boris Nielson i cili si pjesë e njërës prej performancave më të veçanta të mbrëmjes drithëroi të gjithë të pranishmit me performancën e tij dedikuar njerëze të vrarë nga genocidi, pastrimi etnik, lufta botërore, masakrat, për të cilët Boris Nieslony theu në kokën e tij rreth 40 xhama qelqi në emrin e 40 shteteve më të prekura nga krimet.

?Një homazh për qytetin e Tiranës dhe Shqipërinë? u cilësua kjo shfaqie e rrallë performancash , e pa pritur dhe e pa imagjinueshme për të pranishmit në sallë nga artisti Andrea Moruchio, i cili pasi falenderoi drejtorin e GKA-së, Artan Shabani për mikpritjen dhe mundësinë, theksoi se ?Thyrja e xhamit, qelqit, është dhe simbolizon në fakt thyrjen e shpirtit, pasi qelqi është një material  i gjallë ashtu sikurse edhe shpirti i njeriut, dhe që duhet dëgjuar e jo shijuar sepse i dedikohet të gjithë njerëzve që vuajnë sot?./ATA

 





Lajmet e fundit nga