web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantohet projekti për promovimin dhe rivitalizimin e rrugës Egnatia

28 Nëntor 2015, 16:24, Kulturë CNA

Kryetarët e bashkive në të cilat kalon rruga Egnatia u takuan në Mirakë të Librazhdit. Ky takim i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Bashkinë e Librazhdit kërkonte të sillte sëbashku të gjithë aktorët lokalë mundësinë për të krijuar një grup pune për promovimin dhe rivitalizimin e kësaj rruge të njohur antike. Agjencia e Bregdetit, e cila ka kompozuar edhe idenë e shndërrimit të Via Egnatia në një produkt të mirëfilltë turistik prezantoi përpara kryetarëve të Bashkive idenë e bashkëpunimit dhe disa nga mënyrat e promovimit të kësaj rruge.

 

Po kështu u prezantua edhe plani i veprimit, i cili kërkon që të bëjë të vizitueshme një pjesë të mirë të kësaj rruge gjatë sezonit të ardhshëm turistik. Impakti i madh ekonomik në zona rurale të pa prekura nga turizmi ishte fokusi i këtij prezantimi duke sjellë si modele që mund të ndiqen intenerarin kulturor të Santiago de Kompostela të Spanjës apo Rrugën e Mëndafshit një ndërmarje e madhe multi dimensionale të lançuar nga qeveria kineze për promovimin e këtij intenerari kulturor. Via Egnatia është konsideruar si një prej 10 rrugëve më të rëndësishme të botës dhe si e tille mund të tërheqë vëmendjen e turizmit kulturor, i cili kërkon mënyra të reja për të zbuluar.

 

Ndërkohë kryetarët e bashkive të Elbasanit dhe Librazhdit paraqitën disa nga idetë e tyre për të kontribuar në këtë projekt.  Po kështu përfaqësuesit e Klubit të Alpinistëve të Elbasanit bënë një prezantim mbi potencialin e kësaj rruge. Një prezantim mbi rëndësinë e rrugës Egnatia në hartat e vjetra dhe ato mesjetare solli Artan Shkreli këshilltar i kryeministrit.





Lajmet e fundit nga