Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre me cilësi brenda standardeve nga inspektorati Shtetëror Teknik industrial (ISHTI) është e mangët, vlerësoi Kontrolli i lartë i Shtetit në një audit të posaçëm për përformacën e institucionit vitin e kaluar.
KLSH pohoi se shkaqet kryesore lidhen me kuadrin rregullator të pa bashkërenduar dhe harmonizuar mirë për funksionimin e këtij institucioni, të burimeve njerëzore të pa trajnuara, të pa testuara, të pakualifikuara dhe të keqmenaxhuara, zbatimit me mangësi të procedurave të inspektimit, mungesës së materialeve e modernizimit të pajisjeve laboratorike dhe kryerjes së një numri të kufizuar të treguesve të analizave, problemeve në investime dhe menaxhimin financiar, si dhe për shkak të reduktimit të subjekteve të ndëshkuara dhe mos vjeljes së gjobave.
KLSH vëren se nafta e hedhur në treg në vitet 2011-2014 ka qenë mesatarisht 859,765 ton në vit, si dhe në vitin 2014 janë përpunuar brenda vendit nga dy rafineritë 300,000 ton naftë. Duke shmangur analizën e koniukturave të tregut ndërkombëtar të naftës në vite, lidhur me sasinë e importuar, shifrat e mësipërme tregojnë se konsumi i karburanteve në Shqipëri është në rritje, së bashku me rritjen e sasisë së karburanteve të prodhuara dhe të përpunuara brenda vendit.
KLSH vëren se, trendi i rritjes së konsumit të karburanteve në vite është i lidhur kryesisht me numrin e mjeteve rrugore, inventari të cilave në vitin 2013 ka arritur në 445,956 copë. Gjithashtu, rritja e përdorimit në shkallë gjithnjë e më të gjerë të naftës së prodhuar në vend vitet e fundit, i kërcënon akoma më shumë treguesit.
Në rekomandimet për përformacën KLSH i kërkon iSHTI të hartojë një strategji afat shkurtër për të përputhur plotësisht profilin e shkollimit dhe eksperiencës së personelit me atë të fushës inxhinierike të kërkuar, për të rritur performancën e veprimtarisë së inspektorëve dhe për pasojë atë të inspektoratit në tërësi, brenda tremujorit të parë 2016.
ISHTI duhet të zbatojë plotësisht procedurën e inspektimit sipas kërkesave ligjore përkatëse, duke u bazuar në metodologjinë e vlerësimit të rriskut, hartimin e dokumenteve standarde, dhënien e kompetencave të plota inspektorëve për vendosjen e gjobave sipas përcaktimeve të ligjit të posaçëm, si dhe të shmangë aktivizimin në terren të inspektorëve të pakualifikuar dhe të pa testuar, rekomandon KLSH.
Gjithashtu KLSH kërkon që iSHTI të miratojë metodikën mbi të cilat duhet të mbështetet inspektori për përcaktimin e vlerës së gjobës.
ISHTI duhet të përgatisë dhe të paraqesë në Ministrinë e Energjitikës një strategji afat mesme për uljen e numrit të stacioneve të furnizimit me karburante dhe shpërndarjen e tyre në varësi të infrastrukturës rrugore, me qëllim që rrisë aftësinë mbuluese me inspektim si dhe shpeshtësinë e kontrolleve për garantimin e cilësisë së karburanteve, por gjithmonë pa cënuar furnizimin normal të konsumatorëve dhe pjesëmarrjen konkurruese të operatorëve aktual të këtij tregu brenda tremujorit të parë 2016, rekomandon KLSH.
Gjithashtu KLSH kërkon që iSHTI të intensifikojë veprimtarinë inspektuese dhe kontrolluese në rafinerinë dhe në të gjitha impiantet e përpunimit të naftës që e hedhin në treg për konsum me automjete, duke marrë masa ekstreme ligjore deri në propozim për heqjen e licencës subjekteve përsëritjeve në vite apo dhe rasteve të stacioneve në pronësi brenda së njëjtës shoqëri aksionare./Monitor
Partia Demokratike i ka bërë thirrje partisë së drejtuar nga...
Qëkur e kemi parë për herë të parë filmin “Titanic” jemi tri...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot gjatë analizës së...
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe S...
Në një prononcim ekskluziv për citynews në lidhje me debatin...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë është mbledhur ditën e djeshme d...
Avokati i njohur Genc Gjokutaj është gjobitur nga Policia Rr...
Një qytetar është arrestuar nga policia sepse ka tentuar të ...
Kostandini 8-muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë. Ilaçet e ...
Sot, komisioni i shëndetësisë është mbledhur për diskutime m...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar me kryeminis...
Shumë biznese po e paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë, pasi...
Pas arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera dhe pas paralajm...
Autoritetet greke kanë goditur një rrjet të trafikut të ciga...
Ishte viti 1949 kur autoritetet komuniste shqiptare i kërkua...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 3. shkurt 2016Dite mja...
*Reforma në drejtësi ti lihet ekspertëve, politika vetëm ta ...
Bijë e Papës Aleksandri i VI-të, emri i saj qe më i përfolur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...