Kush është kryetari i lëvizjes “Çohu Socialist”, Shkëlqim Meta
Anëtarë të Partisë Socialiste janë mbledhur sot pranë selisë...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, nëpërmjet një letre ku kërkohet fillimi i punës për Reformën Zgjedhore. Demokratët kanë kërkuar që në senacën e radhës të parlamentit, të nisë puna për të përcaktuar anëtarët e Komisionit të posaçëm për këtë reformë.
Letra e grupit të PD drejtuar Ilir Metës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI
Tiranë, më 25.01.2016
Drejtuar: ZOTIT ILIR META
KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Në vijim të propozimit tonë zyrtar për caktimin e anëtarëve të Partisë Demorkatike në Komisionin e Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kërkojmë miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28.01.2016, të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që do t?i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar. E rëndësishme në këtë rast është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që u reziston sfidave dhe shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Dëshirojmë të kujtojmë këtu se rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në Raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale, nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjell në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015.
Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit, apo keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit.
Përsa më lart, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar fillimin e punës së Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bazuar në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
KRYETARI
EDI PALOKA
Anëtarë të Partisë Socialiste janë mbledhur sot pranë selisë...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për protestën e so...
Disa anëtarë të Partisë Socialiste kanë protestuar sot pranë...
Tomor Alizoti është emëruar në krye të Departamentit të të P...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social...
Ministria e Arsimit është përfshirë në një skandal për tende...
Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot një protestë pranë ministris...
Të mërkurën pritet që të zhvillohet një konferencë për “Korr...
Prej pak muajsh Koço Kokëdhima është emëruar nga kryeministr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar p...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot për dh...
Partia Lëvizja e Legalitetit ka kryer sot zgjedhjet për kreu...
Pas njoftimit të kryeministrisë për fillimin e padisë ndaj d...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka denoncuar terror...
Zyra e kryeministrit Edi Rama, ka bërë me dije se do të kall...
Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka akuzuar...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se testimi i sot...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në d...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...