web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokëdhima përçan socialistët në Dropull/ Emëron kryetarin e "MEGA-s" si koordinator të PS-së

23 Janar 2016, 19:07, Politikë CNA

Prej pak muajsh Koço Kokëdhima është emëruar nga kryeministri Edi Rama si koordinator i rajonit të jugut, ku bëjne pjesë qarqet Vlorë e Gjirokastër.

Detyra e tij është edhe riorganizimi i PS-së dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por me sa duket angazhimi i tij nuk po mirëpritet nga baza socialiste.

Lapsi.al mëson se konflikti më i fundit që ka krijuar Kokëdhima është në radhët e PS-së në minoritetin grek në Bashkinë Dropull.

Ai ka zgjedhur si kryetar të shtabit të PS-së në këtë zonë Dhimitër Tolin, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i  ?MEGA-s? në Dropull, një prej dy partive të minoritetit grek në Shqipëri. Kjo zgjedhje personale e Kokëdhimës ka sjellë përçarje në radhët e socialistëve të minoritetit në Dropull. Aq më tepër që “MEGA” është një parti pa peshë elektorale në Dropull. Në zgjedhjet e fundit mori vetëm 200 vota.

Dhimitër Toli ishte sot i pranishëm edhe në takimin që Kokëdhima zhvilloi me strukturat lokale të PS-së në qarkun Gjirokastër. Ai është gjithashtu edhe djali i Pando Tolit, ish-kryetar komune në Dropull për dy mandate, por që ka flirtuar me disa parti gjatë kohës që ishte në pushtet. Madje mbajti edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën Gjirokastër, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Spiro Ksera.

 Flirtimi i Kokëdhimës me partinë ?MEGA? u vërejt edhe në zgjedhjet lokale të qershorit 2015, në garën për Bashkinë e Finiqit, e cila u fitua nga kandidati i ?MEGA-s?.

Burime të Lapsi.al tregojnë se pritet që kreun e ?MEGA-s? në Dropull, Kokëdhima ta bëjë gjithashtu kryetar të PS-së në këtë bashki, e cila në zgjedhjet e fundit u fitua nga Partia Demokratike./LAPSI.AL/





Lajmet e fundit nga