Mbledhje surprizë me deputetët?/ Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik
E enjtja e 23 korrikut është parashikuar si dita kur do të...
E enjtja e 23 korrikut është parashikuar si dita kur do të...
Vëllai i Edi Ramës do të mbledhë 1 miliard euro në vit nga taksat mbi vlerën e shtuar e Tatimeve ose mbi 10 miliardë euro në 10 vjet sa është kohëzgjatja e koncesionit të ri të mbledhjes së tvsh-së. Olsi Rama është kumbari i një nga tre aferat më mafioze në historinë e vendit dhe që do t?i kushtojë shqiptarëve mjaft shtrenjtë. Olsi Rama është kujdesur përgjatë tre muajve që të arrijë akordin me një kompani nga Hong Kongu për të marrë me koncesion TVSH-në e Tatimeve dhe bashkë me të në këtë aferë është edhe një tjetër biznesmen mik i afërt i Ramës. Rama vizitoi Hong Kongun në mesin muajit tetor të vitit të kaluar. Arsyeja e asaj vizite kishte të bënte me gjetjen e gjuhës së përbashkët me kompaninë nga Hong Kongu për të ndarë fitimet nga koncesioni i TVSH-së së Tatimeve. Kompania do të merret kryesisht me softwarin, ndërsa për pjesën tjetër të mbledhjes së TVSH-së do të kujdeset vëlla Olsi. Vëllezërit Rama bënë kështu me një vendim qeverie administrator të mbledhjes së 1 miliard eurove në vit ose të mbi 10 miliardë eurove në 10 vite, një veprim që do ta kishin zili për nga lehtësia me të cilin është komunikuar edhe diktatorët më të mëdhenj të historisë së botës.
Prapaskena e koncesionit
Ministria e Financave konfirmoi dje në mënyrë përfundimtare dhënien me koncesion të sistemit elektronik të tatimeve, mbledhjen e TVSH-së.
HashtagAL ka mësuar disa detaje mbi një konflikt që është luajtur në prapaskenë për realizimin ose jo të këtij koncesioni.
Historia nis në fillim të vitit 2015, kohë kur një grup pune pranë Kryeministrit Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, hartoi një listë konfidenciale të aseteve dhe shërbimeve që shteti shqiptar mund të ofronte për dhënien me koncesion.
Në këtë listë ishte si opsion alternativ dhe dhënia me koncesion e regjistrit elektronik të Tatimeve.
Më pas ?krejt rastësisht? nga Hong Kongu vjen interesimi i një kompanie të quajtur ?EM-Post?, ajo bëri një propozim të pakërkuar.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ishte që në fillim kundër dhënies së këtij shërbimi me koncension, por direktiva nga Kryeministri ishte që ky projekt të zbatohej me shpejtësi.
Megjithatë Cani ngriti në muajin shtator një grup ekspertësh që të bënte vlerësimin e avantazheve dhe dizavantazheve të këtij koncesioni.
Përfundimi që nxorrën ekspertët ishte pa ekuivok. Lexoni me vëmendje çfarë shkruhet në raportin vlerësues të ekspertëve:
?Kjo formë koncensioni, nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati përsa i përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj.
Lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues.
Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit?.
Cani e njohu me këtë përfundim të ekspertëve dhe kryeministrin Rama, por direktiva politike ishte e qartë: ?Hapni tenderin, do jepet me koncesion?.
Ministri Cani deri këtu mund të rezistonte, ai kapërceu raportin e ekspertëve të vet dhe hapi procedurat për dhënien me koncesion të këtij shërbimi.
Regjistri elektronik i Tatimeve dhe mbledhja e TVSH-së, është një shërbim tipik shtetëror, dhënia e këtij shërbimi me koncesion në një kompani private është jo vetëm tregues i paaftësisë së qeveritarëve për të menaxhuar me sukses, por është dhe një veprim që për nga mënyra si është kryer, ngre dyshime se grupe interesi pranë kryeministrit Rama kanë imponuar këtë lëvizje.
Vetëm tre ditë më parë, FMN-ja dha alarmin se koncesionet që po jepte qeveria ?rilindëse?, po krijonin një barrë të rëndë për Shqipërinë.
Por Rilindja nuk ndalet, tashmë dhe mbledhja e TVSH-së do të jetë një shërbim që do e kryejnë privatë, e me sa duket roli i qeverisë shqiptare është kufizuar vetëm në organizimin e ankandeve në të cilat paraqiten kompani të dyshimta private që kapin asete dhe shërbime shtetërore me koncesion./ RD
Dy deklarata të ndryshme kanë dalë nga radhët e Lëvizjes So...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka folur gjatë...
Ish presidenti i vendit, Bamir Topi, tha gjatë mbledhjes me ...
Deputeti i Partisë Demokristiane ka reaguar për dhënien me k...
Bashkia e Tiranës organizoi sot Konferencën e Donatorëve, “...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar mi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet socia...
Partia Demokratike ka zbardhur opinionin e saj që do ti bash...
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ministria e Shëndetësisë k...
Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar ...
Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin 3 javor të p...
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të miratuar p...
Avokati Spartak Ngjela i ka bërë thirrje kryebashkiakut të T...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reguar për shkri...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka marrë pjesë në Foru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...