Rama: Nuk pranojmë kushte, jemi në rrugën e duhur
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte dje i ftuar në emisio...
Elvi Fundo
Reforma në drejtësi po përplas fort PD dhe PS, të cilat janë vendosur në dy skalione dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre të palëkundura në lidhje me reformën në drejtësi.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë tek ?studio e hapur” e gazetares Eni Vasili , theksoi se
mazhoranca dhe konkretisht PS, nuk do pranojnë kushte të cilat sjellin një keqkuptim të fjalës konsensus, opozita kërkon konsensus duke na vënë kushte, tha Rama
Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të pranojë kriterin e kërkuar nga opozita për zgjedhjen e gjykatësve me 2/3 e votave.
Kusht për të cilin kryeministri thotë se formula me 3/5 është e mjaftueshme. Për kreun e qeverisë Rama, konsensusi do gjendet tek Komisioni i Venecias pas publikimit nga ky komision të draftit përfundimtar.
Opozita
Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë braktisur tryezën e reformës në drejtësi, duke artikuluar qartazi se largimi i tyre është bërë pasi qeveria nuk pranon konsensusin, që për opozitën vjen nga rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias. Sipas opozitës, qeveria nuk do të marrë parasysh rekomandimet e Venecias, por kërkon të kryejë një reformë të njëanshme, sipas dëshirave të saj për të kapur sistemin e drejtësisë.
Pozicioni i Partisë Demokratike është i qartë dhe i fortë
politikisht. Lulzim Basha është në opozitë dhe ngritja e tij mund të vijë duke i lënë faturën e mungesës së konsensusit Edi Ramës, dhe duke provokuar zgjedhje të parakohshme. Në mungesë të një konsensusi në parlament referendumi popullor ose zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja alternativë. PD vazhdon të theksojë se ndahet në 11 pika me Partinë Socialiste. Kjo e fundit sipas demokratëve, kërkon të kapë sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, PD nuk artikulon asnjë akuzë politike për LSI-në për reformën në drejtësi dhe kujdesit që cdo faturë t?i shkojë direkt Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Ilir Meta
LSI-ja dhe Ilir Meta, duken qartazi të ndarë nga kryeministri Rama. Së fundi, Ylli Manjani deklaroi hapur se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa konsesnusin e Partisë Demokratike. Sulmet e fundit ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta, mund të jenë edhe një skenar i mundshëm i Edi Ramës për të mbajtur nën tension kreun e Kuvendit, i cili në rastin e reformës, është më afër me opozitën e Bashës se sa me qeverinë e Ramës.
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
Çarja Rama-Meta duket pa zgjidhje. Qeverisja e dy aleatëve të majtë po shkon drejt fundit, duke provokuar mungesën e një konsensusi për reformën në drejtësi, e cila mund të provokojë zgjedhje të parakohshme.
Mungesa e votave të PD-së dhe LSI-së në parlament, mund të sjellë rrëzimin e draftit të qeverisë, çka çon në mosmbylljen e reformës në drejtësi dhe sjell referendum popullor ose provokon zgjedhje të parakohshme, pasi humbet shumica parlamentare, e cila në këtë rast edhe pse ka
mbi 84 vota, duket e shpartalluar.
Një alternativë për të shmangur zgjedhjet mund të ishte një referendum popullor, i cili do të çonte Ramën përballë një testi elektoral, një vit para zgjedhjeve, ku kundërshtar nuk do të kishte vetëm Bashën dhe Partinë Demokratike, por edhe LSI-në e Ilir Metës. Një veprim i tillë duket një test i fortë për kryeministrin Rama, i cili kërkon të njohë situatën dhe realitetin politik në elektorat.
Ky referendum, do të ishte një avantazh edhe për opozitën, e cila do të kishte shansin e artë t?i gjente të përçarë dy aleatët e majtë, një mundësi që ajo të ngrihej për të treguar se është rikthyer. Por referendumi, në rast mosmiratimi, sërish do të sillte zgjedhje të parakohshme./citynews
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte dje i ftuar në emisio...
Ngërci për reformën në drejtësi midis 3 partive kryesore, mu...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 13. janar 2016Sot do k...
...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se Reforma n...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar në rrjetin soci...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aktivitetet e ambasado...
Policia e Elbasanit ka shpërndarë për mediat një raport anal...
Ka nisur me radhë dhe pritje që shkojnë me orë e ditë të të...
Kryeministri Edi Rama është shprehur lidhur me vizitën e tij...
Shumë vite më parë, Shqipëria vendosi të ndalojë shfrytëzimi...
Që situata në Dogana është e rëndë, e dëshmon edhe ky moment...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar çmimin e lartë t...
Nga James RommNë 10 qershor të vitit 323 P.E.S, rreth orës 5...
Zëri i Amerikës nuk ka censuruar lajmin e përfshirjes së Ili...
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka shpr...
Me një vendim të marrë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme ...
Kryeministri Edi Rama, është treguar i ashpër gjatë takimit ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...