Meta në Gjermani, “kërkon” 200 mijë eurot e Ismailajt
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme ...
Me një vendim të marrë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e 28 dhjetorit, (vendim që nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, kryeministria.al) dhe që u publikua të martën në fletoren zyrtare, e çon shumën totale të paguar nga qeveria shqiptare ndaj studios ligjore së Cherie Blair në 645 mijë euro.
Studioja ligjore e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair, aktualisht këshilltar pa pagesë i kryeministrit Rama, u punësua fillimisht nga qeveria shqiptare përmes një tenderi të dyshimtë në vitin 2015 për të përfaqësuar shtetin shqiptar në një mosmarrëveshje tregtare me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe ajo shqiptare S2 Albania.
Rapiscan dhe S2 Albania patën fituar një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011, e cila u miratua në parlament dy vjet më vonë në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.
Fillimisht Ministra e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hynë në negociata me Rapiscan në periudhën maj-shtator 2014 me shpresë se do ta zgjidhnin kontratën me mirëkuptim. Por bisedimet dështuan dhe Rapiscan iu drejtua një gjykate arbitrazhi duke kërkuar zhdëmtim për prishje të kontratës dhe fitim të munguar prej 350 milionë dollarësh.
Qeveria fillimisht nuk u tremb nga aktpadia dhe vendosi të luftojë në arbitrazh. Ajo punësoi studion ligjore Omnia LLP për 495 mijë euro me shpresë se do ta zgjidhte kontratën. Tenderi që solli punësimin e Omnia qe i dyshimtë për shkak se kompania në fjalë nuk plotësonte një prej kushteve të garës, atë të eksperiencës prej së paku pesë vjet.
Përzgjedhja e Omnia Strategy ngriti vetualla dhe pikëpyetje për konflikt interesi në Tiranë, pasi ish kryeminsitri Britanik Tony Blair shërben gjithashtu si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit më parë ka deklaruar se shërbimet e tij vijnë ?pa kosto për popullin shqiptar,? duke refuzuar të hedhë dritë mbi marrëveshjen e tij financiare me qeverinë shqiptare.
Por ideja për të mos e zbatuar koncesionin ra shpejt dhe qeveria e sotme bashkë me konsulentin Omnia vendosi të hyjë në negociata për rishikimin e marrëveshjes me Rapiscan dhe S2 Albania.
Cherie Blair dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço në Tiranë më 12 mars 2015. Blair mori pjesë në një konferencë Për Reformën Ligjore në Shqipëri. Foto: Facebook
Me këshillën e Omnia Strategy më 1 shkurt 2015 Kryeminstri Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për zgjidhjen?jashtë arbitrazhit? të mosmarrëveshjes me Rapiscan.
Me një vendim të datës 11 mars 2015, qeveria i akordoi 495 mijë euro Avokaturës së Shtetit për pagesën e shërbimeve jurdike në çështejn Rapiscan kundër Shqipërisë.
Një muaj më vonë, me 28 prill Ministria e Financave arriti një marrëveshje për zgjidhjen me mirëkuptim të arbitrazhit me kompaninë amerikane dhe me 5 qershor, Këshilli i Ministrave e dorëzoi në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit.
Relacioni që shoqëron projektligjin shpjegon se kompania Rapiscan fitonte përmes kontratës së mëparshme 39 euro për çdo deklaratë doganore. Marrëveshja e rinegociuar përcakton se çdo biznes do të paguajë 5 euro për deklaratën doganore deri në 1 mijë euro dhe përtej kësaj vlere, taksa shkon 22 euro për deklaratë doganore.
?Nga ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së çmimit të kontratës u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro,? thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.
Të dhënat e pagesave të thesarit të publikuara nga Ministria e Financeve tregojnë që kjo e fundit pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Rapiscan i pagoi zyrës juridike Omnia Strategy LLP shumën prej 495 mijë eurosh në 4 nëntor 2015.
Pagesa është kryer pas dy faturave të lëshuara nga studio juridike e Znj. Blair në datat 13 dhe 18 shkurt 2015, të cilat që sugjerojnë që kohëzgjatja e angazhimit të Omnia Strategy në çështjen Rapiscan ka qenë relativisht të shkurtër.
Biznesi në Shqipëri vjen pas një kontrate të ngjashme që zonja Blair ka marrë nga qeveria e Kazakistanit, ku zoti Blair është gjithashtu këshilltar zyrtar dhe i paguar nga presidenti autokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.
Të dhëna të publikuara nga gazeta Sunday Telegraph tregojnë se në Kazakistan, Omnia Strategy u pagua gati 400 mijë paund (?532,000) për gjashtë muaj punë me detyrën për të analizuar ?traktatet dypalëshe të investimeve? të këtij vendi.
Kryeministri Edi Rama duke folur me ish-kryeministrin Tony Blair, i cili aktualisht është këshilltar i tij ?pa kosto për taksapaguesit shqiptarë?. Foto: Kryeministria.al
Sipas gazetës Britanike zonja Blair, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të Omnia Strategy tarifuan shifra më të ulëta. Gazeta nënvizon se zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për taksapaguesit e Kazakistanit më lirë.
Vendimi i marrë nga qeveria në bledhjen e saj me 28 dhjetor e çon shumën totale për t?iu paguar studios Omnia Strategy LLP në 645,000 euro.
Arsyeja për shtesën në kontratë nuk është zbardhur nga qeveria; por megjithatë shuma sugjeron që pagesa e Znj. Blair në Shqipëri ka qenë gjitashtu shumë e lartë, në mos më e lartë se shuma e përfituar nga Kazakistani./BIRN
Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Foreign Policy, The Sunday Telegraph, Christian Science Monitor, etj. Likmeta është fituesi çmimit CEI/SEEMO për merita në gazetari investigative për vitin 2009.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme ...
Kryeministri Edi Rama, është treguar i ashpër gjatë takimit ...
Deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza të forta nga Konsulla...
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka bërë ...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Kristaq Trajen. Ai...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me ...
Në emisionin e mbrëmshëm Opinion, gazetari Artan Hoxha, ka e...
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka rrëfyer...
Portali “lapsi.al” ka hedhur dyshime mbi skandalin e përgjim...
Mediat e kontrolluara nga Ilir Meta, po përpiqen të mbulojnë...
Skandali i përgjimeve, i publikuar nga gazetari Artan Hoxha,...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar dje në emisioni...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, zbuloi dje në emisionin “O...
Dje në emisionin “Opinion të Blendi Fevziut, gazetari invest...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisio...
Shtatë deputetë të parlamentit shqiptar do të përballen me a...
Moti i keq ka dëmtuar linjën e tensionit të lartë 110 kë në ...
Horoskopi ditor për diten e martë – 12. janar 2016Sot do jen...
Daniel CassandroJavën që kaloi qarkullonte në internet një l...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...