web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna me armë zjarri në një park lojërash në SHBA (Foto/Video)

23 Nëntor 2015, 08:07, Kosova & Bota CNA

16 persona u qëlluan në New Orleans, Louisiana, kur persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë prej qindra njerëzish që ishin mbledhur në një park lojërash për të filmuar një video.

Mediat lokale e përshkruajnë skenën si kaotike, me të plagosur në terren dhe ambulanca që vinin e shkonin me shpejtësi.

Të paktën 10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit, njofton kanali televiziv lokal WWLTV.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes thanë se turma përbëhej nga rreth 500 njerëz, ku kishte shumë fëmijë dhe adoleshentë.

Asnjë fëmijë thuhet se nuk u plagosë, por një numër i adolentëve është dërguar në spital.

Raportet kontradiktore që citojnë dëshmitarë thonë se mund të kenë qenë të paktën dy persona që kishin filluar të shtinin me armë drejt turmës, raporton The Times.





Lajmet e fundit nga