LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm i rremë bombe në Milano, çfarë paniku!

21 Nëntor 2015, 14:36, Kosova & Bota CNA

Pas vrasjes së 132 civilëve në Paris të Francës një javë më parë gjatë miqësores së futbollit Francë – Gjermani, kudo në Evropë është krijuar një panik i madh se të tjera akte terroriste do të ndodhin në qytetet e mëdha. Kështu, vijojnë alarmet e rreme për bomba në qytetin e Milanos, ku është denoncuar personi i parë për një gjest të tillë.

Denoncimi është bërë dje pas një telefonate anonime në të cilën një burrë njoftoi policinë me fjalinë ?Këtu ka një bombë!?. Policia e gjeti numrin e tij si dhe e lokalizoi pranë rrugës “Vittorio Emanuele”, por personi, një 57-vjeçar me precedente penale, nuk u gjet dhe u denoncua për alarmin e rremë.

Lajmet e fundit nga