web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hakersat sulmojnë  faqen e  Ministrisë  së  Arsimit /   Mesazhe dhe foto “pro” protestave të  studentëve

11 Nëntor 2015, 07:19, Aktualitet CNA

Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit në internet është hakuar dhe marrë  nën zotërim nga personat që  kanë  kryer sulmin.

Një mesazh i publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie bën thirrje për protesta kundër ligjit të arsimit të lartë.

Kjo  ka lidhje me njoftimin e bërë më parë nga ?Lëvizja për Universitetin? se ditën e mërkurë në orën 11:00 studentë dhe pedagogë do të protestojnë kundër ligjit të arsimit të lartë dhe dhunës së ushtruar ndaj studentëve pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Në faqen  është publikuar edhe një link që të lidh me rrjetin social ?Facebook?, në profilin ?Për Universitetin?.

Në këtë profil janë publikuar mesazhe dhe pamje të studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.

 





Lajmet e fundit nga