web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Islami: KORRUPSIONI, kryefjala e Progres Raportit të BE-së

10 Nëntor 2015, 21:42, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Kastriot Islami ka komentuar Progres Raportin e BE-së për vendin tonë. Sipas tij, fjala korrupsion rezulton të jetë kyçe në të gjithë raportin për Shqipërinë.

Komenti i plotë nga Kastriot Islami

Nje Raport sic cilesohet tradicionalisht “realist e serioz”, i shkruar me stilin e “gotes gjysem plot e gjysem bosh” dhe me gjuhen standarte dhe “elegante” te burokrateve te Brukselit, por qe vendos te gjithe pikat mbi ‘i”, duke i perlasur Rames perseri ne fytyre “deren” qe hap negociatat per anetaresim ne BE…Asgje e re por thjesht perseritje me theks me te forte nga fronti i korrupsionit, trafiqeve te narkotikeve, kriminalizimit te kuvendit… nga mungesa e shtetit ligjor dhe nevoja per reformen e drejtesise qe garanton ndeshkimin e “peshqeve te medhenj te politikes”…
****
Nuk mund te ishte ndryshe, Fjala me e perdorur ne RAPORTIN e PROGRESIT, si asnjehere tjeter me pare, eshte fjala KORRUPSION…Shqiperia rezulton vendi me i korruptuar ne Europe dhe me nivelin me te larte te korrupsionit qe nga viti 1991…
****
Nuk mund te ishte ndryshe perderisa Kryeministri i Shqiperise rezulton politikani me i pasur me nje pasuri prej 200 milion euro te fshehura ne llogari off shore ne emer te te vellait…Perderisa Rama eshte ideatori, frymezuesi, realizuesi dhe perfituesi kryesor i projektit 15 vjecar te kapjes se shtetit nga “oligarkia dhe individet me rekorde kriminale”, gje qe shpjegon perse Rama vonon, frenon dhe pengon procesin e Dekriminalizimit. Perderisa trafiqet e narkotikeve me avion te ngjashme me ato ne Ameriken Latine dhe kultivimi masiv i marijuanes, deri edhe dyshimet per perdorim te droges nga zyrtare shume te larte te shtetit e vendosin Shqiperine jane ne nivele me te larta historike. Perderisa skandalet e fundit me tenderat ne sektoret e shendetsise, energjise, mbrojtjes, e tjere jane te padegjuara ndonjehere me pare. Perderisa sjelljet kunder aleateve strategjike dhe deshtimet ne politiken e jashtme apo shfaqjet teatrale apo kercenimet ne marredheniet me fqinjet jane te pandodhura asnjehere me pare. Dhe te gjithe keto permblidhen me faktin qe shqiptaret jane te paret ne Europe persa i perket numrit te azil-kerkuesve ne Gjermani e gjetiu ne vendet e Europes duke i cilesuar “emigrante ekonomike te motivuar politikisht”…
****
Vendi qe prej 20 muajsh nuk arrin te hape negociatat per anetaresim ne BE dhe me shume gjasa, per shkak te nivelit te larte te korruspionit dhe mungeses se vullnetit te maxhorances per te kryer reformen e drejtesise, keto negociata nuk do te hapen as edhe pas 12 muajsh…Rama eshte ne dileme mes moskryerjes se reformes ne drejtesi dhe realizimit te nje reforme qe i garanton kontrollin politik mbi drejtesine; ne te dy rastet reforma ne drejtesi eshte e “hedhur ne ere” nga Rama dhe klientela e tij “oligarkike, banditeske dhe kriminale”…
*****
Kjo maxhorance e kalbezuar nga krimi, korrupsioni e trafiqet do te rrezohet apo shperbehet dhe nuk do te kete kohe as te kryeje reformen e drejtesise dhe as te degjoje Raportin e ardhshem te Progresit…





Lajmet e fundit nga