web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-Inspektori i Doganës: Në maj kanë hyrë 10 kamionë me cigare kontrabandë

10 Nëntor 2015, 22:41, Aktualitet CNA

Ish Inspektori i Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës, Ilir Çela ka dhënë dëshminë e tij lidhur me kontrabandën në dogana. Në një intervistë me gazetarin Basir Çollaku, publikuar në emisionin Opinion, Çela deklaron se në muajin maj të vitit 2014 në shtetin shqiptar kanë hyrë 10 kamionë me cigare kontrabandë, të padeklaruara në pikën e kontrollit kufitar.

Ish-Inspektori Ilir Çela tha se kontrabanda në pikat kufitare konsiston në futjen e mallrave të deklaruara ndryshe në palën greke, ndërsa për palën shqiptare paraqitet tjetër faturë malli. Çela vijon deklaratën e tij duke thënë se kontrabanda bëhet me dijeninë e zyrtarëve të Doganës.

Ai deklaron se agjencia Crown Agents ka përmendur emra konkret që kishin dijeni të kontrabandës në raportin drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

 





Lajmet e fundit nga