Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh politik, social edhe kulturell në atdhe t? at; koha bërtet për orientimin t? ëmë nga perëndimi?. ? Ky shkrim u botua në vitin 1922 në revistën e studentëve shqiptarë Dialeria të Vjenës. Dialogplus e sjell për herë të parë si ribotim.
Po te shëkojë njeriu me gjakftohtësie gjendjen e sotëshme të brendshme të Shqiperies vien në këtë resultat: Shqiperia esht nje foshnje lindur para kohës se duhure prej Turqiës, e cila ishte nje grua e sëmure barse edhe prej goditjeve te fuqiëve te rea balkanike dështoi duke lindur disa foshnja te dobëta, te sëmura; Sërbia, Bulgaria edhe Greqia adoptuan si cila nga një prej këtyre fosnjave edhe filluan t?i yshqejn si cila me qumshtin e vet. Shqiperia me gjith qe u da, u svordh me pahir prej Turqiës yshqehët prape me qumshtin e ?saj te helmtë. Prognosa per jetën e nji fosnje te këtillë ësht e lehte. Vdekja. Menyra e vetëme e shërimit ësht e premja absolute e yshqimit helmuës edhe dhënja e nji yshqimi te shëndoshë. Orientimi nga Perëndimi ësht një çeshtje vitale per ne.
Ç?do Shqiptar i cili mbeson, ndjen qe ësht anëtar i nji populli, të cilin e çmon, e nderon, për të cilin shpreson, kuxon, heq, duron, duhet te dalë nga besimi i tij i pasigurt; duhet te shohe qeruar, kuilluar a ka te drejt te besoje ne fuqiet e races shqiptare a po esht nje i genjyer.
Shekuj kan kaluar, shekuj te tërë që kur Shqiptarët nuk i ka thirur atdheu në këtë menyrë si sot; në një numër kaq të madh; për një çeshtje kaq te madhe, kaq pressante, kaq te përbashkët; kaq të lidhur si popull, si Shqiptarë. As mund te vijë do një herë një kohë kaq e madhe. Ne qoft se edhe këtë herë nuk e kuptojm rëndësien e kohës, nuk dërgjojm zërin e ndërgjegjjes, atëhere nuk do na mëmëroje njeri për gjë. Të dërgjojë pra sikush zërin e brendëshme të ndërgjegjies, të kuptojë nevojen e kohës, të montohet, të mfshtiellë mendjen. Edhe si kush që e ndjen zërin e kohës le të bëjë një vendim në veten e vet edhe për veten e vet, sikur të ishte i vetemi edhe gjith punën ishte shtrenguar t? e bëjë vetë. Në qoftë se shumë menddojn në këtë menyre, atëhere bëhet një shumicë e madhe me një fuqië të perbashkete të madhe. Po ne qofte se sikush largohet edhe shpresen e mvar në të tjetet, atëhere s?ka të tjere, edhe puna qendron si përpara. Të vendosën njëme shpejt, shumë shpejt. Të mos themi të shlodhemi e ca, të flemë, të ëndërrojmë e pak, se mundet shpëtimi të vijë vetiu. Aj që punën e djeshme e la, edhe sot nuk do qe t? e mbaroje, neser do munde me pak t? e mbaroje. Ç?do përtesë, ç?do shtyrje e punës së sotme për nesër na bën më pertacë, më të plokëtë, na e bën zakonin e ndyrë naturë të dytë. Motivet për t?u squar, për të lëvizur nuk mund të jenë kurrë më të forta. Aj, të cilin koha e sotme nuk e shkud, ka humbur sigurisht, çdo ndienje. Sot jemi thirur të gjithë të bëjmë një vendim të fort; jo një vendim për të udhëruar do një, për të squar do një tietër, po për të squar vet veten. Duhet të bëjmë një vendim të cilin t? e verë në veprim sikush vete për personin e vet. Nuk miafton sot fiala vetëm, shpresa se punët do ndreqen një here, po duhet një vendim i cili te jetë në një kohë edhe punë, i cili të vazhdojë pa u ftohur gjer ne arritjen e qellimit.
Ç?do Shqiptar le t? e shkojë pata sysh në ç?far gjendje të lumture do të ishte Shqiperia, ne qoft se Shqiptarët e kishin kuptuar rëndësiën e kohës edhe e përdoronjin atë për favorën e tyre. Ç?do Shqiptar le të mendojë sot, le të shëkojë qeruar ç?far mund të ngjajë nesër. Në qoftë se mbetemi si sot në pertesë, në mos marrëveshje, atëhere përgatitemi për gjith të këqiat, e zgjedhës së huajë: për vobekësiën, shnderimin edhe përbuzjen e arrogancës së invadorit. Do shtyhemi edhe do shkelemi në gjith këndet e atdheut, do përzehemi pe çdo vendi, ku të kemi qëndruar, gjer sa, si të kemi theroruar gjuhën edhe kombësiën, të na falet një copë toke e dorës së dyte edhe kështu të shuhet kombi i jon prej faqes së dheut!Kush vien pas nesh, do të jetë i shtrënguar të mësohet me mendime, me zakone te tjerë, të pranojë forma te huaja; edhe sa kohë do kalojë, gjer sa të mos gjendet njeri, që të ketë parë Shqiptarë ose te ketë dëgjuar për ta?
Po në qoft se behemi burra tani edhe vendosëm të punojm atëhere rrojm të passur edhe me nder edhe shohëm ndër ne të arrihet, një brez i ri, i cili neve edhe Shqiptarismit përgjithërisht i zotohet knjtimet më të shkëlqyeshme. Na e shofim me mendjen t?onë qysh Shqipëria në këtë brezin e ri do naltësohet, do lavdërohet edhe do zerë vendin e merituëshme në botë. Puna mvaret nga ne, në qoft se ne duham të jemi anëtarët e fundët, e pazotët të nji kombi, të cilin bota do mos e nderojë, mvaret nga ne Shqiptarët që rrojm sot në qoft se duham të vdesëm si popull, të humbim, a po të jemi fillimi i një kohe të re, të shkëlqyëshme, të jemi ata, te cileve generacionet që do vijn, do t?u detyrojn shpëtimin. Të mendohemi se na jemi të funditë, në duart e të cilëve qëndron gjith ky ndërrim. Na kemi dëgjuar qysh bota tha, që Shqiptarët janë të bashkuarë, na kemi nje shënjë të dukëshme, një mjet të fort për bashkimin, kombësjën, kemi një atdhje, pamë ose dëgjuam se kemi një qevërië, dëgjojm në mest t? ën prej kohe ne kohe edhe zëra, të cilat enthusiasen per dashuriën e atdheut. Ç?far kërkohet prej nesh nuk ësht shum. Na duhet vetëm të mbledhim veten edhe të mendohemi për atë që e kemi para syve t?ënë, për fillimin e orientimit nga përëndimi.
Të mos e leme veten te paralizohet prej mëndimit, se koha do t?i ndreqë punët, koha vetëm me do nje fuqië të mfshehtë. Neve nuk mund të na ndihmojë tietër gjë për veç se ne vetë vetes s?onë. Mundet që me shië e vesë bëhen vjetë te frytëshme ose të pa frytesme, po gjërat njerëzore i bëjn njerëst vetë edhe as një fuqië tjetër jasht ?tyre, Duhëshe të ishim të verbër në qoft se besonjim te kundërtën; po bota thon qe ne të verbëtë nuk jemi; atëhere le të veprërojë si kush duke u menduar që esht i vetëm edhe prej energiës së tij mvaret shpëtimi i brezeve te ardhëshme. Kjo ësht që duhet të bëjmë si kush; këto fjalë u betojn ju Shqiptarë, si këdo veçanërisht.
U betojn ju, pleq! Esht një e vërtetë e provuarë, që ç?do njeri, i cili ka punuar për një përmirësim, për një reformë veç mundimeve të mbëdhenj që ka passur per t?u naltësuar aq sa të ndjenjë nevojën e përmirësimit edhe të studionjë menyrën e applikimit të tij, luftën më të madhe e ka patur kontra jush. Se, ju pleq, ç?do përparim, ç do gjë të re e pandeni si shuderim, si prishje edhe kini leftuar, kini përdorur ç?do mjet, gjer sa e keni fituar luftën. Kështu keni qënë ju fuqia ndaluëse e përhapjes së ç?do përparimi të rriedhur ngar mundimet shëkullorë të geniëve të vërtetë të botes, gjer sa u bëtë pluhur, gjer sa edhe të rinjtë, të cilët përpara ishin kundrështarët t?uaj, i bëtë për vete. Resultati i punes s?uaj ësht gjendja e jonë e sotëshme. Po, se ne nuk mund te rrojm ne gjendjen e sotëshme në Europë, këtë e kuptoni edhe ju, se edhe ju me gjith pleqësiën t?uaj nuk doni të vdisni. Ata prej jush, që e kuptojn kërkimin e kohës, duhet të forcoin dialërien, t?e këshillojn, t?e ndihmojn në punën e madhe. Ata, të cilët rrojn edhe në shekuj të kaluëme, i betojn këto fjalë, që të mos turbujllojn, të mos dalin në rrugë me mençuritën e tyre, e cila po të ishte që mund të na shpëtonte, do na kishte shpëtuar që moti.
Këto fialë u betojn ju, nënpunës edhe te paret e popullit. Përgjegjësia për gjendjen t?one te sotëshme, për çdo që të ngjasë bje mbi juve; ndryshimi i madh ne mest t?uaj edhe te shumices së popullit në pikëpamjen kulturalle ësht një e jonë mallë, pa ngritjen e së ciles mbarevajtja e jone esht e pa mundurë. Dija dhe fuqia nuk duhen përdorur për dëmin e të paditurit, e të pa fuqishmit, po për etablizimin e nji harmonije të plotë në popullin t?ën në çdo pikëpamje, për krijimin e kulturës nacionale, për naltësimin e emrit shqiptar. Rritja e përnjehereshme e disa njerëzve të një popull mbi kurizin e tij, pa patur meritimin e duhur, ësht një gjë anormale, ësht një sëmundje, që ve ne rezik jetën e gjith popullit. Perdorimi i një fuqijes te besuare prej shtetit për interesse egoistike, ësht një faktor, i cili shkakton sigurisht rrënimin e shtetit. Virtuta më e madhe që kemi nevoje sot ësht dashuria? e atdheut e provuar me vepra edhe ideallsmi i vërtet. Kaluan kohërat, kur Shqiperia ka qënë një provincë e Turqiës edhe dëmi i shkaketuar prej abuseve edhe punrave të keqia te nëpunësve përndash mbi gjithe Turqiën. Sot nënpunsi Shqiptar duke vazhduar ne methoden e vietrë shtetarënuuëse pret me thiken në mishin e vet, i bje me sëpatën trnpit të lisit shpëtues, mbi të cilin qëndron; ata Shqiptarë, të cilët rrojn edhe me illusionin, se kan para tyre sklave, si në kohë të Turqiës, edhe jo nënshtetas shqiptarë me të drejta të njëjta, gënjehen tmerërisht. Një nga të keqit katastrofave për jetën sociale, që kemi trashëguar nga Turqia, ësht egoismi, shtimi i fuqisë, personale edhe te redhit me ç?do mënyrë, pa marrë para sysh interesin e përgjithëshme. Qysh mund të vijë në këtë mënyrë harmonië në shtet, qysh mund të vijë bashkimi i Shqiptarëve, kur sot shumicës së nenpunësve, shumicës së udhëheqësve të tyre idealismi, altruismi, njerëzimi, themelet e qytetërimit jan gëjra të pa njohura! Aj, i cili e panden veten se ka një cipë kulture, edhe të cilit shteti i ka besuar nje nëpunësië nuk duhet te ngrerë kryet përpjët duke vështruar vetëm veten e tij; te vështroje edhe qarkun të mendohet se është shqiptar, rron në Shqipërie, e cila me gjith që një tokë evropiane, ësht në pikëpamjen kulturelle edhe sociale një vend asiat. Ky mendim Shqiptarin e kulturuar duhet t? e bëjë shumë serioz; se ç?far rëndësië ka, kur një shqiptar i ndritur qoft monistër ose ç?do nëpunës tjetër, tundet nipër rrugët e kryeqytetit, të kryeqytetit i cili ësht plot me shqiptarë të tjerë të reckosur, të stafilosur dhe primitivë gjer në shkallën e fundit? Të mendohemi më në fund se jemi në Europë edhe rrojm si në Afrike! Te mendohemi se gjer sot s?kemi bërë as gjë për kulturinim e vendit t?ën. Po na shkojn edhe Karpathorussët! Cilët jan Karpathorussët? Masi jan te vetëmit, që kan ngelur aq prapa si ne në Europë e shofëm të nevojëshmë te japëm ça shpjegime mbi ta.
Në rrëzë të Karpatheve ndehet me pamjen e ?saj romantike, gushmë të egrë Karpathorussia, e cila pas vendimit të Ruthenëve që rrojn në amerikë u da në paqën e Trianon-it prej Ungariës edhe u bashkua me Çehoslovakiën. Madhësia e tokës ësht 14.000 kilometra kuadrate, banuesit një million. 79% te popullit jan analfabetë, e cila gje nuk ndalon qe Karpathorussia te kete 14 partië politike! Prej ketyre partive vetëm 1 ësht me qevëriën e Pragës. Ne mes te një egersie afrikane tërbohen në këtë vend te mjerë propagandat e huaja, që punojn me ç?do mjet. Se jo shum larg prej mezit të Europës u mbajt një popull me pahir në natën e pamësimit edhe nuk u përdor më mirë se një kafshë. Populli rron nëpër kasolla pa do një orëndië shtëpie njerëzore. Ushtarët që u fshtuall prej këtij vendi ne kohën e lluftës nuk bindëshijn të flenë nëpër krevate. Përdorimi i thikes, i cimbidhes edhe i servietes në haje ishte për ata i pa njohur. Mishte edhe gjellët e tjera i hajnin me gishtinjtë. Këpucet gjete i pandehnjin si një barrë të tepërtë që sduhet. Petakat a la frënga i këthenjin prapë me fjalën, që jan një ?stolië? E zotëniëve. Shkrimin edhe këndimin, te cilët officerët austriakë mundoheshin t?i a u mësonjin nëpër kurse e pandenjin si një mjeshtërië, që nuk nxëhet kurrë. Kur qevëria e Pragës dërgoi në këtë vend mjell të bardhë, gratë e atjeshme nuk dinjin të gatonjin me të as gjë, e këthyen prapë edhe kërkuan miell misri. Kur qevëria për luftimin e sëmundjeve dërgoi mjekë populloi ikte maleve duke marrë me vete edhe të sëmurët. Nëpër shtëpië ku kryqi i kuq kishte desinficuar ndo një dhomë, populli theshte, që atje ka ndenjur djalli. Kështu ka qënë gjendje gjer para tre vjet. Po sot ësht krejt ndryshe. Sot ka hapur shteti shkolla ne ç?dokatund; per te mësuar edhe njerest e moshmë përdoren mjete të veçante; gra çehe, mesuës edhe professorë shëtitin prej katundit në katund, mbledhin popullin, mbajn fjalime, dëftejn pralla edhe u mësojn abc. Kur qevëria e Pragës bën te ketilla therrorira nëpër katundet, nëpër qytetet rri e bën pallë prifti, maxhari edhe çifuti. Këta jan zotërinjt e vendit, këta jan edhe politikanët. Sot për sot lufta më e madhe ësht lufta e gjuhës. Se masi në vendin fliten trië dialektë ka dal një zihje mbi çeshtjen e gjuhes së perbashkëtë edhe kjo zihje helmon atmospherën duke u dhënë fushë vepërimi edhe propagandave te hnaja edhe dukë sielle shumë ndallime ne mesimin nëpër shkollat.
Rakija ka qënë yshqimi i Karpathorussëve! Po qevëria e Pragës filloi me një herë luftën kontra këtij mbytësit të popullit. Edhe punra të tjera të rënda ka filluar qevëria e Pragës për kulturimin e vendit, punra që kërkojn therrorira te mbëdhaja prej njerësh edhe të hollash. Edhe shif një herë, për tre vjet në këtë vend, të cilin parësia e Ungariës e vizitonte vetëm një herë në mot, kur dilte me gjujt arinj, po përhapet kuiltura me një shpejtësië aq të madhe sa një professor i universitetit çeh të shtrëngohet të thotë këto fjalë: ?Gjer sa të shvillohet një shtet ukrain i pa mvarur, i ndarë krejt prej Russies, Karpathorussët t? ënë do naltësohen, po atëhere do duhen të bashkohen me vëllezërit e tyre ukrainë të tjerë. Ky shvillim ësht vetëm një çeshtje kohe. Për këtë shkak na e pandehim bashkimin e Karpathorussiës me Republikën t?onë si një proviziorium. Esht gjë e mirë që populli yn t? e dijë që së pari, se ne sot kemi marrë përsipër të punojm një çiflik në huj, të cilin një kokhë do jemi të shtrënguar t? e ktheme prapë?. Kjo ësht Karpathorussia; në vend afrikan në mest të Europës më keq se Shqipëria; po edhe në këtë vend kaq primitiv u hodhë themelet e kulturës në ktra te vietet e fundit, kur ne Shqipërië nuk ësht bërë as një rrugë, as një urë as një nëdrtesë!
Prandaj këto fialë të betojn më tepër ty, dialërië, ju dielmosha; se ju ini të zotët për ç?do gjë të naltë, për ç?do punë të madhe, se mosha juaj ësht me afër me pafajesien, me naturën. Bëni për vete mjeshtëriën e madhe me dit me u mendue, mirni stoliën më të bukurë të njeriut, karakterin, jepuni gjallënië, ketheni në vepra mendimet e kulluare, punoni ju pas kërkimit udhrëhuës së kohës, se ju e ndieni më qëruar zërin e atdheut.
Dialërië shqiptare, një kohë e madhe po të pret. Dehu, ndizu me ziarrin t? at që ke përbrenda; nevoja e madhe e mproitjes, e shpërtimit të sendit më të shejt, enthusiasmi lindur nga dashuria, që ke për të le të t?i skuqi faqet, le te t?i bëjë syt të shkreptinë, le t?i japë akcentin e duhur për effektin, le t?i japë fluturim gjuhës s?ate, le t? e naltesojë, le t? e mprehë zerin t? at.
Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh politik, social edhe kulturell në atdhe t? at; koha bërtet për orientimin t? ëmë nga perëndimi. Enthusiasmi i jot, kjo fuqië perëndore le të të japë fuqiën, që me ndërgjegje të qetë t?i vesh ziarrë ndërtessës së vietrë, pa u turbulluar as pak nga syt dyshimtarë, pëlqeshës ose trembësë. Nuk she? Kudo që vete në Shqipërië pengohesh nga gërmadhat e vietra, je e qarkuar nga murishtat e kalbëta, të cilat të ndalojn dritën, te kan zënë vendin e banimit. Shembi, qërohi murishtat e vietra, për të ngrehur në vend të tyre ndërtesën e shkëlqyeshme të idealit t?at. të kohes s?ate. Beju heroj i punes, i ndërtimit, se heroët e mendjes edhe popullin e ke me vete. Intelligenca e shëndoshë, e pa prishurë ç?do shqiptar, që mund të enthuasiaset nga motivet e naltë do jetë me ty. Appelli ne ndjenja e gjalle e dashuriës së atdheut, reziku i ?tij do madhojë, do forcojë edhe më të voglin gjer në therroriën edhe të jetes.
(Botuar në revistën «Dialeria», viet II, nr. 15-16, kallnduër fruër 1922, Shoqëria e Studentëve Shqiptarë në Vjenë).
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reagua...
Eshtë një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme a...
1. Ju jeni bere ditet e fundit protagonist i nje beteje medi...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas deklarata...
Pas incidenteve, grushtave në një lokal të Bllokut, informac...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka konsideruar Kryetar...
Sportelet e OSHEE-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës.Këtë...
Mjete të reja i janë shtuar Forcave të Armatosura.Forcës Ajr...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për ...
Policia ka arrestuar shtetasin L.G, 29-vjeçar.Ai u arrestua...
Ideja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nga ai proporcional ...
Megjithëse kompanite telefonike në vendin tonë na tutelojnë ...
Ambicia…Ambicia ime është të bëj bashkë të gjithë ata të rin...
Shtetësja me inicialet A.M, 41 vjeç i ka dhënë fund jetës m...
Në mbledhjen e djeshme të Partisë Demokratike u zhvillua një...
Gazetari Andi Bushati ka bërë këto ditë disa reagime lidhur ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me zv. Presidentin e...
Bamir Topi: “Sa s’kisha marrë tokat, isha i djathtë” (Këtë r...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...