web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Arben Malaj/ Urime të përzemërta Kosovës!

28 Tetor 2015, 06:35, Opinione CNA

Brenda një harku të shkurtër kohor, edhe pse në situata të brendshme politike të tensionuara, Kosova ka bërë dy hapa të konsiderueshëm përpara drejtë sfidave historike, nënshkrimin e MSA-së dhe mbështetjen për anëtarësim në UNESCO.

Urime të përzemërta Kosovës!

Pa një perspektivë të qartë euro-atlantike, paqja do të jetë e pa qëndrueshme dhe prosperiteti i pa mundur.

Sot Kosova ka nënshkruar MSA-në ( Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ), një sukses i madh në rrugëtimin e saj të vështirë drejtë Europës së Bashkuar, e cila u ideua për të eleminuar luftërat dhe për të krijuar paqe dhe prosperitet.

Mbështetja që BE-ja, po u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe në momentet kritike që po kalon, vërteton se vlerat dhe parimet mbi të cilat ajo u ideua dhe u ndërtua, mbeten themele solide përball çdo situate të vështirë.

Inspirimi europian ushqen përherë sinergji pozitive midis popujve dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova e meriton mbështetjen drejtë BE-së. Qytetarët e Kosovës meritojnë të levizin pa viza. Kosova e meriton të jetë një vend anëtare me të drejta të plota në çdo institucion ndërkombëtar. Kosova tani nuk mund të pengohet më nga asnjë faktor tjetër përveçse nga vetvetja.

Europa e Bashkuar provoj se nuk është lodhur nga zgjerimet, Europa e Bashkuar provoj se çdo vend europian që plotëson kriteret e Kopenhagenit dhe dëshiron ti bashkohet asaj, e ka derën hapur.

Tani sfida i mbetet Kosovës, që të përfitoj maksimalisht nga këto mundësi.

E vetmja rrugë e qëndrueshme që të eci pa u penguar dhe të përfitojnë realisht qytetarët e Kosovës, është rruga e vështirë e ngritjes dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Pa institucione demokratike, pa ekonomi vibrante, pa një demokraci me pjesëmarrje aktive të vet kosovarëve, përfitimet nga hapat drejtë BE-së do të jenë të vogla dhe të vonuara.





Lajmet e fundit nga