web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si zbuluan gënjeshtrat e njëri-tjetrit djali i terroristit Remzi Hoxha dhe dëshmitari Basri Zuka, për gjoja takimin Gligorov-Milosheviç-Berisha në Shën Naum

25 Tetor 2015, 21:49, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Familja e terroristit Remzi Hoxha ka pretenduar se një nga dy arsyet për të cilat SHIK e rrëmbeu Remzi Hoxhën, është se ky kishte të dhëna për një takim të Presidentit Berisha me Presidentin maqedon Gligorov dhe Presidentin serb Milosheviç, në 31 maj 1993, në Shën Naum. Njeriu i vetëm që ka dëshmuar publikisht për këtë ngjarje është Basri Zuka, ish-sekretari i Sindikatës së Ekonomisë të Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, i cili ka qenë me Remzi Hoxhën në këtë udhëtim. Basri Zuka ka dëshmuar për këtë gjë në emisionin televiziv ?Xhungël? të Artan Hoxhës, në Tv News 24, në shkurt 2008, si dhe në emisionin Top Show, në Top Channel, në 20 tetor 2015. Basri Zuka e dinte mirë se çfarë kishte thënë në 2008, në emisionin ?Xhungël? të Artan Hoxhës, i cili ishte i pranishëm në studion e Top Show, bashkë me njeriun me dy emra, djalin e Remzi Hoxhës, i cili në Tiranë paraqitet me emrin ?Ardian? dhe në Maqedoni e Kosovë me emrin ?Adrian?. Është shumë interesante të krahasohen ato që ka thënë Basri Zuka në emisionin ?Xhungël?, në 2008, me ato që tha në Top Show në 2008, nga njëra anë, me ato që tha Ardian (Adrian) Hoxha, për ngjarjen e Pogradecit. (Intervistën e Basri Zukës në emisionin ?Xhungël? në shkurt 2008, mund ta shikoni nëse shkruani në Youtube: Xhungel pengu i shikut Remzi Hoxha pjesa 3) Basri Zuka, në emisionin ?Xhungël? në shkurt 2008, ka thënë për ditën kur u bënë dëshmitarë të disa ngjarjeve që i bënë të dyshojnë se edhe Presidenti shqiptar Berisha mund të kishte marrë pjesë në takimin Gligorov-Milosheviç:
?Me sa më kujtohet në mars të vitit 1993 ka ndodhë kjo, i paraprinë nja dy-tri takime në Shkup mes përfaqësuesve të sindikatave të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të degës sonë, me ç? rast u realizu ky takim në marsin apo prillin e vitit 1993. E me ç? rast 32 përfaqësues të Sindikatës së Ekonomisë së Vogël e Zejtarisë, me 7-8 vetura e patën vizitu Shqipërinë. Veç asaj, në Shqipëri kaluam nja 7-8 ditë ditë, fort një takim i përzemërt ishte mes sindikatave të Shqipërisë dhe sindikatave daneze sepse ata kishin themeluar një zyrë të vetën në Shqipëri dhe aty e morëm një kontakt, një lidhje që të krijohej një zyrë e sindikatave daneze edhe në Kosovë. Me rastin e vizitës që bëmë në Shqipëri si delegacion i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës ne, unë dhe disa nga kolegët nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte që ne të shkonim në Shqipëri, mirëpo unë konkretisht, Shefqet Maliqi edhe Kadri Kuka nuk kishim pasaporta. Unë s? mujsha me marrë me mend se si mund të kalohet kufiri pa pasaportë, mirëpo Remziu si Remziu, eja me mu, s? ka problem. U nisëm rrugës, kur mbërrimë atje e rregulloi punën, s? di, i kaluam si jo ma mirë. Mirëpo kthimi këtej ishte problematik. Atje në Shqipëri, përmes lidhje që kishte kriju me sindikatat dhe faktorin politik shqiptar na mundësoi që të marrim pasaporta shqiptare. Mirëpo me ardhjen në kufi, menjëherë u hetum se ato pasaporta janë falso, u hetum që jem kosovarë dhe kështu kufitarët maqedonas na kthyen në Shqipëri prapë. Ne u detyruam që të shkojmë deri në Pogradec, ta kalojmë një natë, deshtëm që të kalojmë kufirin në Shën Naum. Mirëpo fatkeqësisht, apo fatmirësisht, s? di si të them, bile në mbramje kishte ardhë një ekip i futbollit të Ferrizajt që të lunte në Shqipëri, kishin mbetë pa mjete. Remziu iu siguroi mjete materiale, iu siguroi strehim në hotel, me mjete të vetat. Kur u çuam në mëngjes, nesrit (të nesërmen) për me shku në Shën Naum atje me kalu kufirin, Policia Shqiptare kishte blloku qarkullimin e automjeteve në drejtim të Shën Naumit, në drejtim të Ohrit. Ndërkohë na e kuptum prej tyre, pse e keni blloku, pse s? po na lejoni neve me shku, na thanë se në vizitë do të vjen Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha në atë kohë, do të vjen në Pogradec, kështu që nuk lejohet që të shkohet. Ne u detyrum atëherë, shkum në Tiranë, në Tiranë i sigurum pasaportat e tjera, me ndihmën e Remziut dhe u kthyem përsëri në kufi në Qafë-Thanë. Sepse nga Qafë-Thana ishim kthy herën e parë. Gjatë shkumjes për në Tiranë, hasëm në kolonën e automjeteve që e përcillnin kryetarin Sali Berisha. i cili futej në Pogradec. Domethanë na në të dalme të Pogradecit, as 15 minuta me veturë s? kemi udhëtu, jemi taku në veturat e automjetet të cillat hynin në Pogradec. Atë ditë ishte dita e Bajramit kur ktheheshim për Kosovë. Shokët tonë, kolegët tonë, kishin kalu kufinin, kishim mbetë vetëm Remziu, unë, Shefqet Maliqi edhe Kadri Kuka. Kur erdhëm në kufi, në Qafë Thanë, aty për fat të mirë na lejuan që të kalojmë kufinin, sepse pasaportat i tregoi Remziu dhe sigurisht iu ka ofru diçka kështu. Kështu që ne kaluam pa pengesa. Mirëpo për fat u ndajtëm aty dhe na hupi lidhja me Remziun. Mbetëm unë edhe Shefqeti. Remzi dhe Kadriun ikën. Kur mbërrimë në Kosovë unë e kuptova se të njëjtën ditë ishte bërë një takim i Milosheviçit me Gligorovin në Ohër. Me të kuptu lajmin që e mora nga televizioni se janë taku Milosheviçi dhe Gligorovi në Ohër, më lindi dyshimi se edhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka qenë pjesëmarrës në atë takim.?
Ky është rrëfimi i Basri Zukës për emisionin ?Xhungël?, në shkurt 2008. Më lart, Basri Zuka na thotë se një delegacion sindikal kosovar, i cila ka shkuar në Shqipëri në mars ose në prill 1993, dhe ka qëndruar në Shqipëri 7-8 ditë (kohëqëndrim normal për delegacione të tilla në fakt) dhe pastaj është larguar nga Shqipëria në ditën e Bajramit. Në 1993, dita e Bajramit të Madh ka qenë në 25 mars, ndërsa dita e Kurban Bajramit në 1 qershor. Kuptohet se Basri Zuka e ka fjalën për Kurban Bajramin. Me arithmetikën e thjeshtë Basri Ruka del mashtrues. Sepse nëse zbresim nga data 1 qershor, shifrat e 7 ose 8 ditëve, përfundimi del data 25 ose 24 maj, si ditë e ardhjes së delegacionit sindikal kosovar në Shqipëri. Nuk është për t? u habitur pra që Basri Zuka nuk e përmend jo më ditën e saktë, por as ditën e përafërt se kur ky delegacion i madh sindikal nga Kosova, me 32 anëtarë, shkoi në Shqipëri. Basri Zuka nuk u pyet në emision se sa ditë qëndroi ky delegacion sindikal në Shqipëri. Kuptohet se drejtuesit të emisionit nuk i interesonte e vërteta. Si pikë referuese për të qenë bindës, sipas mendjes së tij, Basri Zuka thotë se i kujtohet dita e largimit nga Shqipëria në maj 1993, për shkak se atë ditë ka qenë Bajram. Meqënëse në 1993 dita e Bajramit të Madh ka qenë në 25 mars, a mund të na thotë se sa ditë para ose pas Bajramit shkoi në Shqipëri ky delegacion sindikal kosovar, që supozohet të ketë shkuar në Shqipëri në mars ose në prill të atij viti? A thua ky delegacion sindikal kosovar, për të cilin Basri Zuka thotë se shkoi në Shqipëri në mars ose në prill të atij viti, paska shkuar Ditën e Bajramit të Madh dhe është larguar ditën e Kurban Bajramit? Por problemi kryesor në tregimin e Basri Zukës është se takimi Gligorov-Milosheviç në Ohër është bërë në 31 maj 1993, dhe jo në 1 qershor siç thotë Basri Zuka. Në rastin më të mirë, Basri Zuka dhe Remzi Hoxha kanë qenë në Pogradec dhe në Tushemisht, të nesërmen e takimit. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një takim Gligorov-Milosheviç në Shën Naum, në 31 maj, siç pretendoi gazetari i emisionit ?Xhungël? Artan Hoxha, në Top Show, ku ishte i pranishëm. Ka vetëm njoftime zyrtare për takimin Gligorov-Milosheviç në 31 maj maj 1993, në Ohër.
Tregimi i djalit të Remzi Hoxhës për këtë ngjarje, logjikisht duhet të ishte i bazuar në tregimin e Basri Zukës, se ky është dëshmitar i mbetur gjallë, të cilin djali i Remzi Hoxhës e kishte sjellë në emisionin Top Show. Por, çuditërisht, ose ndoshta jo, Ardian (Adrian) Hoxha, djali i terroristit iu shmang shumë tregimit të mëhershëm të Basri Zukës në emisionin ?Xhungël? dhe vetë Basri Zuka, duke shfaqur shqetësim të madh, iu përshtat thënieve të Ardian (Adrian) Hoxhës, i cili nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e supozuar. Ku ndryshoi tregimi i djalit të Remzi Hoxhës nga ai i Basri Zukës? Ardian (Adrian) Hoxha tha:
?Njëra është kur në njërin prej takimeve sindikale që kishin me sindikatat e Shqipërisë, në të cilin ka qenë edhe Basriu, edhe Shefqeti, në të kthyer, nga Shqipëria për në Maqedoni, pastaj këta në Kosovë, nga Pogradeci, pa mbërri në kufi këta shohin një autobus me targa të Ferizajt. Ne do të thotë kishim jetu në Ferizaj nëntë vite. Dhe ndalen e aty takojnë ekipën e hendbollit të Ferizajt. Rrinë aty, qëndrojnë atë natë aty, dhe të nesërmen që i bie më 31 maj të vitit 1993, nisen për t? u kthyer në shtëpi. Mbërrinë në kufi, kufiri i mbyllur, në Tushemisht, në Pogradec. Janë dy pika kufitare, ajo e Tushemishtës, Pogradecit dhe ajo e Qafë-Thanës. Dhe polici i thotë duhet të ktheheni të kaloni andej, nga Qafë-Thana. Kthehen këta, ndërkohë i ndal një polic tjetër, thotë: Pritni këtu, skajohuni se po kalon konvoji i Presidentit. Eskorta e Presidentit Berisha. Dhe këta kthehen, mbërrinë në shtëpi, babi im ndalet në Shkup, Shefqeti në Ferizaj, Basriu në Prishtinë. Dhe, Basriu mund të tregojë për këtë, i shef lajmet dhe shef se Sllobodan Millosheviçi dhe Kiro Gligorovi takohen në Shën Naum. Dhe ky e bën lidhjen, mos vallë ndoshta dhe Berisha ka shku atje, dhe lajmërohet te Adnan Merovci.(truproja i Ibrahim Rugovës)?
Kështu foli Ardian (Adrian) Hoxha në emisionin Top Show. Djali i Remzi Hoxhës thotë se i ati dhe Basri Zuka u ndalën në Pogradec për shkak se panë autobusin e ekipit të hendbollit të Ferizajt. Por Basri Zuka më lart ka thënë se ata u ndalën në Pogradec për shkak se në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës, policët maqedonë nuk i lejuan të kalojnë pasi ishin të pajisur me pasaporta false shqiptare. Edhe këtu Basri Zuka thotë një gënjeshtër, sepse arsye e vërtetë e moslejimit për të kaluar kufirin është se ata kishin viza false maqedone. Sepse për të kaluar kufirin me pasaporta shqiptare false ata kishin nevojë për viza maqedone, të cilat gjithashtu nuk mund të ishin veçse të falsifikuara. Gjithsesi, për këto arsye u detyruan që të qëndrojnë atë natë në Pogradec, pasi nuk kishin çfarë të bënin tjetër. Basri Zuka thotë se ekipin kosovar të hendbollit e takuan në mbrëmje, në Pogradec. Përse e ka sajuar Ardian (Adrian) Hoxha gënjeshtrën se nuk u ndalën në kufi për shkak të pasaportave false me viza false, por për shkak të ekipit të hendbollit? Këtë e ka bërë për të fshehur disa të vërteta të papëlqyeshme. E para, për të fshehur faktin se babai i tij kishte ngritur në Tiranë dhe një ?biznis? të prodhimit të pasaportave false shqiptare. Pse nuk thotë sot djali i Remzi Hoxhës se i ati këtë e bënte në kuadrin e veprimtarisë së tij patriotike ?politiko-ushtarake?? Sepse e di që prodhimi i pasaportave false përbën një krim serioz, aq më tepër i kryer nga shtetasi i një shteti tjetër, i cili gjendej në Shqipëri me leje qëndrimi të përkohshme. Por arsyeja kryesore për të cilën djalit të Remzi Hoxhës nuk i konvenon të thotë arsyen e vërtetë të ndalimit në kufi është se duke qenë shtetas maqedon, Remzi Hoxha duhet të ishte arrestuar për shkak se me automjetin e tij po kërkonte të fuste në Maqedoni tre shqiptarë të Kosovës me pasaporta false shqiptare, me viza false maqedone. Remzi Hoxha nuk u arrestua se ai ishte bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta maqedone, ishte një agjent i dyfishtë, jugosllavo-maqedon.
Basri Zuka thotë se të nesërmen u nisën ta kalojnë kufirin në Shën Naum. Por vendkalimi kufitar është në Tushemisht dhe në Shën Naum nuk ka vendkalim kufitar. Kjo është provë e mjaftueshme që Basri Zuka gënjen dhe që ai dhe Remzi Hoxha nuk kanë shkuar fare atë ditë në vendkalimin kufitar në Tushemisht. Basri Ruka nuk e dinte as emrin e vendkalimit kufitar. E si mund ta kishte harruar ai emrin e vendkalimit, kur për të të nesërmen i dërgoi një informatë me shkrim Presidentit të Kosovës? Basri Zuka thotë se Policia Shqiptare i ndaloi të shkonin në Shën Naum (që në fakt është në Maqedoni), por kuptohet se fjalën e ka për Tushemishtin, për shkak se do të kalonte Presidenti Berisha. Dhe kështu ata u kthyen pas dhe siç thotë Basri Zuka më lart, shkuan përsëri në Tiranë për të marrë pasaporta të tjera false. Kjo do të thotë se nuk kishin më pasaporta. Atëherë përse u nisën në vendkalimin kufitar të Tushemishtit kur nuk kishin më pasaporta? Ata nuk u nisën fare në Tushemisht, sepse pasaportat e tyre false me me viza false maqedone i kishte konfiskuar Policia Maqedone në vendkalimin kufitar në Qafë-Thanë. Sepse konfiskimi i pasaportave false me viza false maqedone ishte më e pakta që mund të bënte Policia Maqedone ndaj tyre. Ardian (Adrian Hoxha) nuk flet fare për këtë rikthim në Tiranë. Ardian (Adrian) Hoxha thotë se konvojin presidencial e panë duke u kthyer nga kufiri, në Tushemisht. Basri Zuka thotë se konvojin presidencial e panë në Rrugën Pogradec-Tiranë, 15 minuta larg Pogradecit, çka do të thotë shumë larg Tushemishtit.
Domethënë, nëse ballafaqohen thëniet e Basri Zukës dhe Ardian (Adrian) Hoxhës del se kur Presidenti Berisha donte edhe rreth një orë të arrinte në qytetin e Pogradecit (mëse llogarisim rrugën me ndalesa policore që bëri Remzi Hoxha deri në Tushemisht dhe në kthim për në Tiranë, me ç? rast takoi konvojin presidencial 15 minuta larg qytetit të Pogradecit), Policia Shqiptare kishte bllokuar rrugën për në vendkalimin kufitar të Tushemishtit, ku supozohej të kalonte Berisha më vonë (duhet llogaritur se ai do të ndalej edhe në Pogradec me këtë rast), dhe në ndërkohë Policia Shqiptare kishte lënë të lirë rrugën në dalje të Pogradecit, pikërisht në kohën që po vinte konvoji presidencial!!! Ndryshe si do ta ndeshnin konvojin Remzi Hoxha dhe të vetët?
Me të gjitha këto pengesa, supozohet që brenda asaj dite kanë shkuar në Tiranë, kanë bërë pasaporta të reja false me viza false maqedone dhe brenda ditës janë kthyer përsëri për të kaluar kufirin, jo më në Tushemisht, por pikërisht në Qafë-Thanë pikërisht atje ku i kishin kthyer mbrapsht. A nuk duhet të kishin shkuar këtë herë së paku në Tushemisht. Gjithsesi, qoftë në Qafë Thanë apo në Tushemisht, Remzi Hoxha nuk mund të guxonte ta përsëriste dy herë këtë aventurë, nëse nuk do të kishte qenë agjent i shërbimit të fshehtë maqedon. Ai e dinte se rrezikonte arrestimin me akuza shumë serioze, për krijimin e një rrjeti të trafikimit në kufi të njerëzve, me dokumente false.
Drejtuesi i emisionit Top Show, Alban Dudushi e pyeti Basri Zukën:
?Ju e patë duke shkuar drejt kufirit, apo ishte, sepse Tushemishti ka dhe shumë lokale, të paktën në atë kohë ka qenë edhe zona rezidenciale aty, e Drilonit??
Këtu Basri Zyka nisi të përtypet sepse ai e dinte çfarë kishte thënë më herët në emisionin e Artan Hoxhës, të pranishëm gjithashtu në emisionin e Dudushit, se konvojin presidencial e kishin parë në të dalë të Pogradecit, në rrugën për në Tiranë, pra shumë larg vendit për të cilin ishte i detyruar të pohonte tani, sepse kështu kishte thënë djali i Remzi Hoxhës. Dhe Basri Zuka u përgjegj:
?Ne pamë eskortën e Presidentit që ishte duke shkuar në atë drejtim??
Dudushi tha:
?Duke shkuar për në Tushemisht??
Gazetari Artan Hoxha, ndërhyn:
?Në atë kohë vetëm një lokal ka pasur aty.?
Artan Hoxha bënte gjoja kishte harruar se çfarë kishte thënë Basri Zuka në emisionin e tij. Basri Zuka iu përgjigj Dudushit:
?Po, po! Edhe kështu te unë u kriju një dyshim që mund të ketë qenë edhe ai në këtë takim.?
E këtu është për t? i thënë Basri Zukës se a është shitur te Ardian (Adrian) Hoxha apo gënjen se vazhdon misionin që nisi bashkë me Remzi Hoxhën. Më tutje Basri Zuka tha:
?Edhe tani te unë u kriju tjetra dilemë, që me lajmëru dikënd, mos me lajmëru dikënd.?
Dudushi e pyëti Basri Zukën:
?Basri pse e bëre këtë lidhje, vetëm se pe Presidentin duke kaluar me eskortë bëre lidhjen që mund të ishte dhe ai në takimin midis Gligorovit dhe Milosheviçit në atë periudhë, që bëhej në Ohër.?
Basri Zuka u përgjegj:
?Në të vërtetë te unë u kriju dyshimi që mund të ketë qenë edhe ai në këtë takim.?
Alban Dudushi e pyeti:
?Ju nuk është se filmuat, se fotografuat diçka??
Përgjigjia ishte:
?Jo, jo, jo, por vetë prezenca e tij në Pogradec, edhe takimi Millosheviç-Gligorov. Ne e pamë eskortën e Presidentit duke shkuar në atë takim.?
Nëse do të kishte bërë filmime Remzi Hoxha, siç është thënë deri më sot, ai me siguri do të kishte siguruar së paku një kopje diku dhe ajo do të ishte shfaqur sot. Por më në fund u pohua se nuk ka pasur videoregjistrim. Me këtë rast, djali i terroristit tha se nëse do të kishte pasur haifone në atë kohë, babai i tij shumë lehtë do të kishte filmuar. Çfarë do të kishte filmuar, në rastin më të mirë? Sipas Basri Zukës që ka qenë dëshmitar, do të kishin filmuar Presidentin duke udhëtuar për në Pogradec, 15 minuta larg Pogradecit, në Rrugën Tiranë-Pogradec, shumë larg Tushemishtit.
Dudushi e pyeti Basri Zukën:
?Dhe kë lajmëruat??
Basri Zuka u përgjegj:
?U desh me lajmëru Presidentin, atëherë Rugova, me një shkresë, një ditë ma vonë se sa udhëtum na. Ja pata dërgu një shkresë, në emën timin ia kam dërgu atë shkresë?
A ka një kopje të kësaj shkrese Adnan Merovci, i cili i paguar nga familja e Remzi Hoxhës doli të japë një intervistë për këtë çështje, në emisionin Top Show? Jo.
Basri Zuka tha në emisionin ?Xhungël?, siç e kam cituar më lart, se kur ai shkoi në shtëpi atë ditë, mësoi nga televizioni lajmin se Gligorovi dhe Milosheviçi ishin takuar atë ditë në Ohër. Djali i Remzi Hoxhës tha në emision e Dudushit se Remzi Hoxha me të shkuar atë ditë në shtëpi në Shkup, mësoi nga lajmet televizive se pikërisht atë ditë kishte pasur një takim Gligorov-Milosheviç në Shën Naum dhe bëri lidhjen me mend, se mos kishte qenë edhe Berisha në këtë takim. Basri Zuka thotë megjithatë në mënyrë korrekte se takimi Gligorov-Milosheviç është mbajtur në Ohër. Djali i Remzi Hoxhës, e zhvendos takimin nga Ohri në Tushemisht, 35 km më larg!
Është fakt se ka pasur një takim të Gligorovit me Milosheviçin në Ohër, në 31 maj 1993. Por Basri Zuka e çon këtë takim të nesërmen, në 1 qershor. Basri Zuka, njeriu që i dërgoi letrën informuese me nënshkrimin e tij Rugovës, nuk tha, as në emisionin ?Xhungël?, as në emisionin ?Top Show? se mësoi nga televizioni lajmin që ditën e takimit Gligorov-Milosheviç kishte pasur një takim takim Gligorov-Berisha, në të njëjtin vend ku u mbajt takimi Gligorov-Milosheviç, pra në Ohër ose në Shën Naum. Këtë gjë e pretendon djali i Remzi Hoxhës, të cilin qartësisht e ka gënjyer Artan Hoxha, i cili tha në Top Show, se sipas njoftimit të agjencive të lajmeve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Jugosllavisë, ka pasur në të njëjtën ditë, 31 maj, dhe në të njëjtin vend, Shën Naum, një takim Gligorov-Milosheviç dhe Gligorov-Berisha. Kjo është gënjeshtër dhe Artan Hoxha nuk sjell dot asnjë provë për këtë, do të thotë nuk sjell dot të dhëna arkivore mediatike.
Është absurde të pretendohet për një takim tresh Gligorov-Milosheviç-Berisha, kur Milosheviçi shkoi në Maqedoni që t? i bënte presion Gligorovit që Maqedonia të mos pranonte në territorin e saj kontigjentin prej 300 ushtarëve amerikanë që do të vinin në këtë vend për të garantuar stabilitetin e Maqedonisë. Milosheviçi u mundua ta joshte Gligorovin duke i thënë që do të ndërmjetësonte me Greqinë që ajo t? i jepte fund bllokimit që i bënte këtij vendi dhe ta njihte atë me emrin Republika e Maqedonisë Sllave, apo e Sllavo-Maqedonisë. Sipas metodës së tij, Milosheviçi, pasi tregoi kulaçin, tregoi dhe kërbaçin duke thënë se nëse në Maqedoni do të vinin ushtarë amerikanë, atëherë serbët e zonës së Kumanovës do të shpallnin një republikë dhe do të shkëputeshin nga Maqedonia. Gligorovi tashmë kishte hyrë në linjën amerikane kështu që nuk u impresionua nga kërcënimi i Milosheviçit, por shfaqi interes për ofertën e tij për emrin e shtetit të tij, me të cilin pajtohej Greqia. Një javë pas takimit, në 8 qershor, kur tashmë ishte bërë e njohur oferta e Milosheviçit, Shqipëria i dërgoi një letër zyrtare Këshillit të Sigurimit të OKB ku e kundërshtonte kompromisin e mundshëm për Maqedoninë, duke marrë ky shtet emrin ?Maqedonia Sllave?, si të tillë që nuk merrte parasysh realitetin etnik të vendit, ku kishte një popullsi të madhe shqiptare, por edhe popullsi me përbërje etnike të ndryshme nga sllavët. Për këtë arsye, të nesërmen, Maqedonia i dërgoi një notë zyrtare proteste Shqipërisë. Dy javë pas takimit Gligorov-Milosheviç, në Maqedoni erdhën ushtarët amerikanë.
Sa për takimin Berisha-Gligorov, ai është bërë vërtet në maj, në Pogradec, por në maj 1994, jo në maj 1993. Në këtë takim Berisha i ofroi Maqedonisë rrugëkalim në portet detare të Shqipërisë, pas bllokadës që i kishte bërë Greqia Maqedonisë, duke e ndaluar të përdorte portin e Selanikut. Edhe ky është fakt lehtësisht i verifikueshëm. Gligorovi, një politikan me shumë përvojë, që kishte qenë dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos, ishte i kyçur në gjeopolitikën amerikane. Gligorovi i cili kishte qenë ministër në Jugosllavi qëkurse Milosheviçi ishte ende fëmijë, nuk mund të impresionohej nga ky aventurier demagog, të cilin e përçmonte thellësisht. Nëse vërtet Berisha do të kishte qenë në Tushemisht në ditën e takimit Gligorov-Milosheviç, këtë gjë, ashtu si Remzi Hoxha, do ta kishin mësuar mijëra njerëz, dhe shumë prej tyre mund ta bënin deduksionin e Remzi Hoxhës, kur të mësonin lajmin e takimit Gligorov-Milosheviç. Kështu që Remzi Hoxha nuk ishte bartës i asnjë sekreti dhe nuk kishte pse rrezikohej për këtë arsye.

 





Lajmet e fundit nga