Berat/ Analiza e PD-së krijon debate, akuza për kandidimin e këshilltarëve komunistë
Siç po ndodh në të gjithë vendin ose të pkatën në qytetet e ...
Kryeministri Edi Rama ka larguar deputetin Pjerin Ndreun nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste të Rrethit të Tiranës. Pas përjashtimit të mistershëm nga lista e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, deputeti Ndreu po humbet pozitat edhe në hierarkinë e Partisë Socialiste. Vetë Ndreu mësohet se ka deklaruar se është vetëlarguar nga detyra partiake e kreut të PS së Rrethit Tiranë, por largimi i tij duket se është diktuar nga kryeministri Edi Rama, për shkak të rezultatit negativ në garën për Bashkinë e Kamzës, përplasjet e vazhdueshme me strukturat e PS, rivalitetet e brendshme, emërimet problematike etj. Sipas burimeve, shefi i qeverisë është skandalizuar me rezultatin e Partisë Socialiste në Bashkinë e Kamzës.
Në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015, në garën për Bashkinë e Kamzës, Partia Socialiste ka thyer çdo rekord disfate që nga themelimi i saj 20 vjet më parë. Në këtë sfidë elektorale, sa i takon votës politike, PS ka vetëm 8.268 vota, përthkyer në përqindje, 17,87 përqind. Në këtë garë, Partia Socialiste ka humbur edhe statusin e partisë së dytë më të madhe, duke u renditur e treta, pas Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përpos humbjes së bashkisë, ky rezultat ishte një mesazh i fortë edhe për sfidën e ardhshme elektorale, zgjedhjet parlamentare të 2017. Ky rezultat negativ është produkt i përplasjeve të brendshme për dominim, emërimet e dyshimta, shpërfilljet e simpatizantëve të PS, fërkimeve me LSI, arrogancës etj.
Të gjitha këto, kanë bërë që, bajraktarët e PD ta dominojnë Kamzën pa bërë asnjë ditë fushatë reale. Nga ana e tij, kryeministri Rama e ka konsideruar të patolerueshme këtë situatë, duke theksuar domosdoshmërinë e përmbysjes së këtij mentaliteti drejtues. Në takimet e fundit me deputetët e Qarkut të Tiranës, Rama ka deklaruar se nuk mund të pranojë që krerët e PS të ushtrojnë vetëm një funksion që nuk u takon, atë të diktimit të emërimeve në të gjitha drejtoritë dhe organet që varen nga qeveria dhe degët e saj kryesore.
Lista e zezë e drejtorëve
Disa deputetë, përfaqësues të Qarkut të Tiranës, i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e një analize për performancën e deritanishme të të gjithë drejtorëve të Partisë Socialiste, në Rrethin e Tiranës, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e zgjedhjeve të 2017. Shpura e drejtorëve është identifikuar nga deputetët si rreziku më serioz dhe kërcënues, i cili mund të fundosë PS në 2017. Ky shqetësim i është prezantuar kryeministrit Rama në të gjitha takimet e javëve dhe ditëve të fundit. Madje, në tavolinën e kryeministrit mësohet se qëndron prej disa ditësh një listë e zezë, me emrat e drejtorëve që duhet të shkarkohen, për t?u zëvendësuar me eksponentë të tjerë të papërlyer dhe që gëzojnë konsensusin e bazës socialiste. Sipas burimeve, krahas çdo emri të propozuar për t?u shkarkuar, deputetët dhe strukturat e PS kanë paraqitur edhe një dosje me veprimtarinë e drejtorit përkatës. Një nga arsyet e katandisjes dhe shthurjes së gjithanshme të Partisë Socialiste në Kamëz, në zgjedhjet lokale të 2015, lidhet pikësëpari me mentalitetin, filozofinë drejtuese dhe përzgjedhjen e drejtorëve. Rrethi i drejtorëve në Kamëz, Vorë etj., nuk ka kurrfarë lidhje me bazën socialiste, pasi e gjithë kasta vjen nga Tirana, për shkak të lidhjeve të shkurtra me segmente të caktuara të partisë. Kjo praktikë qeverisje ka krijuar një perde armiqësie mes pushtetit dhe bazës socialiste, perde e cila u reflektua në rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale dhe sigurisht do të reflektohet edhe në sfidën e ardhshme elektorale.
Drejtoresha e arsimit
Tre deputetë të Partisë Socialiste, në mbledhjen e fundit, i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Kamëz, për shkak të një fluksi të frikshëm ankesash, për arrogancë dhe shurdhëri ndaj strukturave të PS, për emërime të dyshimta, për transferime, shkarkime dhe shkelje të tjera, për disa prej të cilave është vënë në dijeni edhe prokuroria. Deputetët kanë pohuar se zonja në fjalë, ka katapultuar në shkollat e Kamzës të gjithë shoqet e saj nga Tirana. Drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave janë emëruar në shkelje flagrante me ligjin për arsimin parauniversitar, vendimet dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit. Dhjetëra mësues janë emëruar pa kualifikim, pa licencë dhe duke përdhosur portalin e famshëm ?mësues për Shqipërinë?. E njëjta praktikë është ndjekur edhe në Kavajë dhe në institucionet arsimore që mbulohet nga Zyra Arsimore Rajonale Tiranë. Edhe vetë deputetët, për të zgjidhur ndonjë problem të zgjedhësve, u duhet të falen tek rrethi i padukshëm i sekserëve që rrethojnë prej dy vitesh zyrën arsimore. Në postën elektronike të kryeministrit kanë shkuar me dhjetëra denoncime për kërdinë që po ndodh me arsimin në Kamëz. Jo rastësisht, sektori i arsimit mban rekord, sa i takon numrit të denoncimeve për abuzime, në portalin antikorrupsion të Kryeministrisë./ Sot
Siç po ndodh në të gjithë vendin ose të pkatën në qytetet e ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Ashtu siç pritej, Eduart Ndocaj do të jetë deputeti më i ri ...
Nëpërmjet deputetes Liliana Elmazi, Partia Demokratike ka ak...
Prej disa ditësh kjo është tema kryesore e diskutimeve në po...
Deputeti I Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka sulmuar ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në një intervistë dhënë për g...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me ...
Kryetari I grupit parlamentar I Partisë Demokratike, Edi Pa...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të marrë pjesë në Konfe...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mendon së ndryshime...
Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate për...
‘Amnesty International’ është treguar tejet e ashpër sot me ...
Tirana zyrtare ka dënuar sulmin e sotëm terrorist të ndodhur...
Deklarata për mediat e deputetit, Asllan DogjaniKrimi në ven...
Deklarata për mediat e deputetes së Partisë Demokratike, Alb...
Dy ditë para ndeshjes me Armeninë kryeministri Rama fton qyt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të premte...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket e vendosur për ndryshi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...