web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të kujdesemi për lëkurën

25 Tetor 2015, 12:56, Lifestyle CNA

Çfarë lloj lëkure keni?
Para se të kujdeseni për lëkurën tuaj dhe për ta mbajtur atë të shëndetshme, ju duhet të identifikoni llojin e lëkurës tuaj. Janë katër lloje kryesore të lëkurës. Le të bëjmë një vështrim për secilën në vijim.

1. Kujdesi për lëkurën normale
Në qoftë se lëkura juaj është normale, lani fytyrën dy herë në ditë me pastrues të butë ose sapun të thjeshtë për të hequr papastërtitë dhe djersën.

2. Kujdesi për lëkurën e thatë
Në situata normale, vajosja e trupit me vajra natyrale ndihmon për të parandaluar humbjen e ujit nga lëkura. Nëse keni lëkurë të thatë, lani fytyrën çdo ditë me një larës të butë. Kjo do të ndihmojë për të parandaluar lëkurën për t?u bërë më e thatë. Lagështojeni pas larjes me locion pa përmbajtje alkooli. Gjithashtu, kufizojini dushet shumë të nxehta, temperaturat e larta dhe ambjentet me lagështi të ulët, të cilat i heqin lëkurës lagështinë. Madje përdorimi i sapunit dhe larja e tepërt e lëkurës rrit thatësinë. Kur dilni nga dushi, fshini trupin, pastaj fërkoni të gjithë lëkurën me vaj mineral ose me një locion që nuk përmban alkool. Thaje lëkurën me kujdes përsëri. Vaji ose locioni ndihmojnë për të bllokuar humbjen e lagështisë duke e mbajtur lëkurën elastike dhe të butë.

3. Kujdesi për lëkurën e yndyrshme
Për të mbajtur lëkurën e yndyrshme të pastër, ta lani atë tre herë në ditë me sapun të thjeshtë. Nëse keni puçra, mos i shtrydhni ato, pasi mund të përhapni inflamacionin dhe të përkeqësoni aknet. Përdorni kozmetikë dhe produkte të tjera të fytyrës që janë “jo-komedogenik”, që do të thotë se ato nuk i bllokojnë poret.

4. Kujdesi për lëkurën e kombinuar
Me lëkurë të kombinuar, ju mund të keni një “Zone T” (ballë, hundë dhe mjekër) të yndyrshme dhe pjesa tjetër e lëkurës është e thatë.
Kjo lëkurë mund të jetë, ose tepër e thatë ose tepër me vaj, ndërsa faqet mund të duken të ashpra. Në varësi të kohës së vitit, yndyra dhe thatësia e lëkurës mund të ndryshojnë. Lani fytyrën dy ose tri herë në ditë me sapun të thjeshtë dhe ujë për të hequr yndyrën e tepërt. Lagështoni zonat e thata, por jo zonat e yndyrshme.

Praktikat më të mira për të mbajtur lëkurën të pastër dhe të shëndetshme

1. Pastruesit
Është e rëndësishme për të pastruar lëkurën përditë për të hequr papastërtitë, yndyrën dhe copëzat e vdekura të lëkurës. Duke larë lëkurën gjithashtu çlironi atë nga yndyra e tepërt, e cila mund të parandalojë akniet. Nëse keni lëkurë me vaj ose normale /të kombinuar, përdorni një pastrues të përditshëm që përmban acid salicilik. Ky përbërës përdoret në shumë “larës aknesh” të zakonshëm të tillë si produkti Neutrogena. Acidi salicilik kontrollon prodhimin e yndyrës dhe rrit hidratimin. Një pastrues që përmban acid glikolik mund të ndihmojë në pastrimin prej qelizave të vdekura të lëkures. Kjo është e dobishme për adoleshentet të cilët nuk mund të tolerojnë kremin retinoid (si Retin-A dhe Renova). Lexoni etiketën për të parë nëse pastruesit përmbajnë këto përbërës. Për të hequr kozmetikën e syve, në veçanti bojën e papërshkueshme nga uji për qerpikët, ka produkte specifike pastrimi për zonën e syve. Por disa pastrues të butë për fytyrën mund të heqin në mënyrë efektive kozmetikën e syve dhe të fytyrës, si dhe pastrimin e lëkurës. Zgjidh produkte pa aromë për të shmangur irritimin në zonën e syve.

2. Hidratimi / lagështimi
Kur ju hidratoni lëkurën, ju thjesht shtoni ujë, si kur lani fytyrën ose kur bëni dush. Për të lagështuar lëkurën, ju shtoni ujë, vaj, ose të dyja.
Për shumicën e tipeve të lëkurave, ju duhet të lagështoni lëkurën në mëngjes ose në mbrëmje, duke përdorur një lagështues që nuk përkeqëson një problem të lëkurës.
Për shembull, kurrë mos vini krem të rënde në lëkurë të yndyrshme që është e prirur për shpërthime aknesh. Për lëkurë të yndyrshme, lagështuesit duhet të jenë pa vaj, por të kenë cilësi hidratimi. Gjithmonë aplikoni lagështues pas pastrimit dhe hidratoni lëkurën.

3. Trajtimi
Shumë adoleshentë kanë nevojë për të trajtuar sëmundje të lëkurës si aknet, të cilat ndodhin kur poret në sipërfaqen e lëkurës bllokohen. Kjo ndodh kur gjëndra të yndyrës prodhojnë shumë yndyrë dhe poret bllokohen me papastërti dhe baktere. Ndonjëherë, lagështuesit dhe kozmetikat e yndyrshme kontribuojnë në zhvillimin e akneve. Produktet ngjyrosës dhe vajrat e flokëve mund të përkeqësojnë aknet duke bllokuar poret. Sapunet megjithëse heqin yndyrën nga lëkura, ato nuk ndryshojnë prodhimin e saj. Larja e shpeshtë e lëkurës ndonjëherë shkakton acarim, e cila shkakton akne në vend të eleminimit të tyre. Produktet për pastrimin e lëkurës që përmbajnë peroksid benzoyl mund të ndihmojnë në trajtimin e butë të akneve në qoftë se ju e përdorni atë me masë (një herë në ditë në mbrëmje) në zonat me yndyrë të fytyrës – ballë, mjekër, hundë dhe faqe – jo vetëm në vendet ku vëreni puçra. Disa nga këto produkte kur përdoren me tepri mund të shkaktojnë tharje të lëkurës. Nëse ju ndjeni thumbim ose djegie, shplaje lëkurën me sapun të butë dhe ujë. Provoni peroksid benzoylin përsëri të nesërmen. Të jeni i vetëdijshëm se duhet të përdorni peroksid benzoyl çdo ditë për të paktën një muaj para se të shihni efektin e plotë. Duhet të bëni pak durim.

4. Mbrojtja
Pas pastrimit të lëkurës, mbroje atë çdo ditë nga dielli dhe faktorët e tjerë të mjedisit. Përdorni një lagështues me një faktor mbrojtes nga dielli 15 ose më të lartë (në varësi nga pigmenti ose ngjyra e lëkurës tuaj) .
Mbulimi çdo ditë me krem mbrojtës nga dielli dhe shmangia e rrezeve ultravjollcë në kulmin e tyre (prej orës 10 deri në 4 pasdite) mund të ofrojë një mbrojtje kundër plakjes së parakohshme dhe kancerit të lëkurës.
Pse të lagështohet lëkura?
Uji është përbërës thelbësor i lëkurës së shëndetshme. Normalisht, uji lëviz nga brenda lëkurës për në shtresën e jashtme. Kur lëkurës i mungon lagështia, ajo bëhet e thatë dhe me plasaritje. Pa lagështi të mjaftueshme, lëkura duket e thatë dhe e shurdhër. Gjatë dimrit, ndyshimet e menjëhershme nga ajri i ftohtë i natyrës, në ajrin e ngrohtë të ambjenteve të brendëshme, e thajnë lëkurën. Ju mund të kompensoni këto “grabitës lagështie”, duke përdorur kremrat lagështues.

Kur duhet të vizitoheni tek dermatologu?
Pa marrë parasysh se çfarë lloj lëkure ke, nëse jeni e pasigurt si të trajtoni aknet apo probleme të tjera të lëkurës, konsultohuni me dermatologun. Trajtimi i lëkurës siç duhet dhe çdo ditë është çelësi për të shmangur problemet më serioze të saj.





Lajmet e fundit nga