web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rita Ora ka një mesazh për politikanët e Kosovës

24 Tetor 2015, 14:40, Lifestyle CNA

Rita Ora tashmë ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyeshme në Britaninë e Madhe. Momentalisht, është ndër personalitetet më të kërkuara në ngjarjet e mëdha, këngët e saj kryesojnë toplistat botërore, ndërsa fytyra e saj zbukuron faqet e shumë revistave të njohura dhe reklamave.

Mirëpo, ajo gjithashtu gjen kohë që të merret edhe me punën e ambasadores së nderit e Kosovës. Kohë më parë gjatë një interviste për gazetën britanike ?Independent?, ka deklaruar se qëllimi i saj është që të rinjtë e Kosovës t?i mësoj që të kenë fuqinë për të ndryshuar sistemin politik.

?Problemi është në sistemin arsimor. Nuk e dimë se çfarë ndodh në politikë dhe prandaj njerëzit nuk votojnë. Pse të votojnë kur nuk e dinë se çfarë po ndodh? Dua të ndryshoj sistemin arsimor dhe t?u ofroj atyre një formë të shkollimit kreativ?, ka deklaruar bukuroshja nga Kosova.

?Ajo që unë kam arritur, është rastësi e rrallë në vendin tim. Më duhet të gjej mënyrën që edhe të tjerëve t?u mundësoj këtë?, ka shtuar ajo.





Lajmet e fundit nga