web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri në rihapjen e Akademisë së Sigurisë: Rikthehet arsimi i lartë për policët

12 Tetor 2015, 10:09, Aktualitet CNA

Sot u hap Akademia e Sigurisë pas dhjetë vjetësh.

I pranishëm ishte edhe  ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai tha se qeveria ishte angazhuar për rikthimin e arsimit të lartë për punonjësit e policisë.

?Ne morëm angazhim që do të rikthejmë Akademinë e Policisë, pra arsimimin e lartë për punonjësit e Policisë, për nivelin e parë hetues dhe sot nisim klasën e parë të Fakultetit të Policisë. Nga njëra anë kemi kursin bazë që ndihmon për futjen e të rinjve në Policinë e Shtetit, nga ana tjetër kemi institucionin e lartë që nga sot hedh themelet për të pasur një nivel të konsoliduar të oficerëve të Policisë së Shtetit?, tha ministri Tahiri.





Lajmet e fundit nga