Nga Artan Fuga / Në Eiffel apo në Esfel po shkojmë ne?
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Sanxhakasi Adem Ljaiç, i cili ishte lojtari më i mirë në fushë për Serbinë sot, pati një rol vendimtar në golin e parë të Serbisë ndaj Shqipërisë dhe ishte drejtpërdrejt autor i golit të dytë. Shkurt, Shqipërinë e mundi Adem Ljaiç. Adem Ljaiç është sanxhakas i lindur në Novi Pazar. Sanxhaku është një krahinë në Serbinë jugperëndimore. Në hartën e flamurit të zi të dronit, të quajtur prej Ismail Morinajt Flamuri AUTOCHTHONOUS ishte edhe Sanxhaku, vendlindja e Adem Ljaiç, si pjesë e Shqipërisë Etnike. Kur unë kam thënë vitin e kaluar, pas ndeshjes në Beograd se prania e Sanxhakut në hartën e flamurit të zi të dronit, i jep hartës një përmbajtje të shtetit islamik ballkanik, si urë lidhëse me Bosnjën islamike, shumëkush më ka kundërshtuar duke më thënë se sanxhakasit janë shqiptarë. Bukur! Atëherë përse Adem Ljaiç nuk luan për Shqipërinë por luan për Serbinë? A mos ndoshta ka bërë gabim që nuk është ftuar të luajë për Shqipërinë?
A do të thotë dikush tani, nga ata që mbronin praninë e Sanxhakut në hartën e dronit se përse Adem Ljaiç nuk është ftuar të luajë për përfaqësuesen shqiptare? Përse deri më sot askush nga këta mbrojtësit e identitetit të supozuar shqiptar të sanxhakasve nuk ka thënë që Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta ftojë Adem Ljaiçin të luajë për Shqipërinë?
Merret vesh, ata nuk e kanë thënë dhe as do ta thonë këtë gjë, sepse ata e dinë mirë që as mund të imagjinohet që Adem Ljaiç ta konsiderojë e jo më ta pranojë një ftesë të tillë, për të luajtur për Shqipërinë. Adem Ljaiçit as nuk i ka shkuar nëpër mend që mund të luajë me Shqipërinë dhe askush nga shqiptarët nuk ka thënë se ai duhet ftuar të luajë për Shqipërinë. Sepse Sanxhaku nuk ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë. Sanxhaku banohet nga popullsi sllavo-muslimane. Kur kanë qenë në dilemë të zgjedhin mes shqiptarëve dhe serbëve, sanxhakasit kanë zgjedhur gjithmonë serbët. Adem Ljaiçit nuk i ka shkuar ndërmend të luajë për Shqipërinë, ashtu si paraardhësve të tij sanxhakas nuk iu shkoi ndërmend të dërgonin përfaqësues në Vlorë për të nënshkruar Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë Etnike, bashkë me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.
Ata që mbrojnë Sanxhakun si pjesë të hartës së Shqipërisë Etnike, nuk e mbrojnë si shqiptarë, por si arabë shqipfolës, xhihadistë. Që Sanxhaku është vënë në hartën e flamurit të zi të dronit si urë lidhëse me Bosnjën për të treguar aspiratën e shtetit islamik të Ballkanit, kjo u vërtetua këto ditë, kur Ismail Morinaj, që ka marrë përsipër ngritjen e dronit dhe që tashmë mban zyrtarisht me cerifikatë shtetërore të drejtën e autorësisë për flamurin e zi, përmendi Srebrenicën si model për pritjen që i duhej bërë Kryeministrit serb Vucic. Në Srebrenicë, në verën e këtij vitit Vucic u prit me thirrjet Allahu Akbar dhe me gurë. Më qartë nuk mund ta thoshte Morinaj se Shqipëria Etnike e tij, e hartës së flamurit të zi, është e lidhur me Bosnjën në projektin shtetëror islamik ballkanas.
Serbia e talli dyfish Shqipërinë, në të dy ndeshjet, atë të para një viti dhe atë të sotshmen. Në ndeshjen në Beograd e talli me flamurin e zi të dronit, ku përfshihej Sanxhaku, flamur që lojtarët e përfaqësueses sonë u detyruan ta mbrojnë për shkak të portreteve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, të vendosur dinakërisht atje, në sfondin e zi të flamurit të Xhihadit, të ngjashëm me atë të ISIS. Në ndeshjen e Elbasanit, Serbia e talli Shqipërinë duke e mundur me anë të sanxhakasit Adem Ljaiç. Nuk ishte thjesht një humbje, ishte një humbje poshtëruese.
Tani vetëm serbofilët dhe islamikët nuk duan të kuptojnë sesi u tall Serbia me ne. Serbofilët kuptohet se përse. Islamikët sepse atyre iu kënaqi shpirtin flamuri i zi i Xhihadit dhe nuk iu intereson asgjë tjetër.
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Nga Mero BAZE Mendoni pak 11 lojtarët e ekipit kombëtar që ...
Enver BytyçiBallist Morina, i cili ka marrë autorësinë e ngr...
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Nga Andi BUSHATIPas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, ...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...